Autor: InfoNews

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së. Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së…

Read More

Një dukuri e rrallë natyrore është vërejtur sot përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare, nga Lezha deri në Vlorë. Një re e ftohtë dhe e dendur, që ngjante me mjegull të bardhë, ka mbuluar sipërfaqen e detit Adriatik duke sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave në zonat bregdetare. Ndërkohë që në Tiranë dhe zonat e tjera të brendshme temperatura shkoi deri në 39°C, në plazhet e Adriatikut termometri nuk kalonte 23–24°C. Kjo kontrast i madh i temperaturave ka habitur shumë pushues që ndodheshin në bregdet, të cilët u përballën me një freski të papritur në vend të vapës së zakonshme…

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar përmes rrjeteve sociale dy institucionet financiare te mikrokredive, Iute Credit dhe Credo.al. Ai sjell rastin e nje qytetari nga Puka, i cili ankohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të këtyre dy institucioneve, ku ai kish marrë një kredi prej 2.5 milionë lekë të vjetra. Qytetari shprehet se per nje vonese 35 ditore të këstit të parë, atij i ka shkuar kredi 5.2 milionë. Postimi i Sali Berishës E dërgojnë drejt fatalitetit! Dënoj me forcën më të madhe indiferencën e narkoshtetit! Lexoni denoncimin e qytetarit për mikrokreditë! Pershendetje Doktor Berisha.…

Read More

Në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, është duke dëshmuar Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë. Dervishaj dhe Meçaj akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua mbi automjetin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit, si dhe u plagosën Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, një personazh i botës së krimit. Dëshmia e Erion Alibej: Në 2019 kam banuar në Elbasan. Plarent Dervishajn e njoh. Julian Meçaj, jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime…

Read More

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, ka mbyllur lotin e parë të një tenderi gjigant për blerje gomash për disa institucione, me fond limit 105 milionë lekë të reja, afërsisht mbi 1 milionë euro. Sipas dokumentave zyrtare, fituesi paraprak i kësaj procedure është shoqëria “Tires-R”, e cila, siç ka verifikuar “Boldnews.al”, nuk ka paraqitur ofertën më të ulët. Kompania “Tires-R” është në pronësi të biznesmenes Blerta Nika, e cila rezulton paralelisht edhe administratore në shoqërinë “RA-MI” shpk, e përfshirë në skandalin e blerjes abuzive të një zjarrëfikëseje për Bashkinë e Durrësit, me vlerë 7 milionë lekë.…

Read More

Pas përfundimit të dy fazave të para të përzgjedhjes për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku aplikuan gjithsej 13 kandidatë, vetëm 7 prej tyre arritën të kalojnë në fazën e dytë. Kandidatë do të vijojnë garën në fazën e tretë, atë të testimit fizik. Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që testimi fizik të zhvillohet më 11 korrik 2025. Ky proces do të mbahet në ambientet e repartit special RENEA dhe do të mbikëqyret nga një prokuror i SPAK, si dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Testi fizik do të përfshijë disa ushtrime,…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas hetimeve ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke bërë të ditur se aksioni ndaj kësaj kompanie erdhi si rezultat i një verifikimi të thelluar 6-mujor nga Administrata Tatimore. Sipas deklaratës zyrtare, janë mbledhur prova që ngrenë dyshime të forta se kompania ka krijuar skema mashtruese përmes fryrjes fiktive të shpenzimeve, me qëllim shmangien e pagesës së tatimfitimit dhe përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së. “Administrata Tatimore është e angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër informalitetit dhe skemave mashtruese që dëmtojnë të ardhurat publike dhe konkurrencën e ndershme,” thuhet në…

Read More

Dhjetë klientëve të Raiffeisen Bank në Shqipëri u jane tërhequr paratë nga llogaritë e tyre brenda ditës nga një punonjëse e kësaj banke. Rasti i ndodhur, i cili ilustron nivelin e zbatimit të rregullave ligjore e etike dhe sigurinë që kanë llogaritë e qytetarëve në bankë, ka pasur për protagoniste punonjësen e bankës me iniciale M.E (dokumentacioni mbi të cilin bazohet ky artikull ka të dhëna të plota për protagonistët dhe detajet e tjera). Punonjësja në fjalë sipas dokumenteve ka punuar për plot 9 vjet në Raiffeisen Bank, nga viti 2004 deri në vitin 2013. “Nga provat e paraqitura rezulton…

Read More

Por, ndoshta ka ardhur koha që vetë “Bankers” duhet të largohet nga Shqipëria, pavarësisht se koncesioni i mbaron në vitin 2029 me opsionin për t’u shtyrë edhe 5 vite të tjera. Megjithë këto abuzime, sërish do të operojë në pasurinë shqiptare? Kjo mbetet për t’u parë, por më skandalozja është se, institucionet shqiptare, pavarësisht se i kanë gjetur shkelje të shumta, nuk kanë guxuar deri më sot për t’a denoncuar. Faksimile: Në shtator 2024 kompania ndryshoi CEO-n, ku u largua Huanqin Xiao dhe u emërua Hongping Xiao që u arrestua së fundmi “Bankers Petroleum Albania Ltd” vepron sipas ligjeve të…

Read More