Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Burgjet si hotele! Nga Safet Bajri, Princi Damian, Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime

    17.05.2026

    Skafe e Jahte ”falas”/ Ankandi qesharak i AAPSK

    16.05.2026

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    16.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Atentati ndaj ish prokurorit Ndoja, dëshmia tronditëse e Alibejt: 300 mijë euro për të fshirë gjurmët

    By InfoNews04.07.2025No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, është duke dëshmuar Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë.
    Dervishaj dhe Meçaj akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua mbi automjetin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit, si dhe u plagosën Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, një personazh i botës së krimit.

    Dëshmia e Erion Alibej:

    Në 2019 kam banuar në Elbasan. Plarent Dervishajn e njoh. Julian Meçaj, jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plarentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, por më dukej si një “Çekiç” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm.

    Unë në atë kohë, në 2019, kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time në Elbasan. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka pasur një Tuareg ngjyrë të zezë, kam qëndruar në sediljen mbrapa dhe kemi shkuar te fabrika e cigareve. Më pritën Iliri dhe Arbeni, s’mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi më vonë.

    Plarenti kishte një BMW ngjyrë blu, të blinduar. Shofer ishte një djalë tjetër, Plarenti pasagjer.
    Në 2019 kam qenë në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time në Elbasan. Në atë periudhë, Arben Laze më ka marrë me makinë dhe kemi shkuar te fabrika e cigareve, por nuk kujtoj nëse e gjeta aty apo erdhi më pas. Plarenti ka pasur një makinë Benz, ngjyrë blu.

    Mond Çekiçin e kam dëgjuar vetëm në media. Ndoshta mund të ishte ai që shoqërohej me Plarentin, por nuk jam i sigurt. Kam diskutuar për hallet që më kishin rënë në atë kohë, doja të identifikoja njerëzit që më kishin bërë krime në familje. Shkova ta takoj, mos më ndihmonte.

    Më pas kemi folur shumë gjatë në aplikacione, por fizikisht vetëm një herë. E thërrisnin Lenti, Shoku. Kam folur në EncroChat fillimisht, më pas me SKY.
    Nofka e tij: “Barcelona” te EncroChat, “Ghost”. Me Plarentin nuk më lidh asnjë gjë. Mbaj mend që pak më vonë Plarentit iu bë atentat, biseduam për këtë. Unë shqetësohesha për të, si për hallet e mia, dhe ia përcillja çdo informacion.

    Mbaj mend që më erdhi një mesazh që atentatin e kishte bërë Lul Berisha. Ia përcolla këto informacione. Nuk e kujtoj dot kush ma solli. I kam nisur dhe një foto nga sistemi TIMS, një “Kabashi”, e kishte shtëpinë afër Nuredin Dumanit. Kam pasur një polic që më jepte informacion. Nga marsi i 2019 që jam lidhur me këto persona deri në shtator 2020 më ka dhënë informacione. E pajisa vetë me Sky.

    Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor. Për Redjan Rrajën kemi biseduar me Plarentin pak pasi i kishin bërë atentat prokurorit. Ku ndodhej, nuk e di.
    E dija që pas atentatit të Ndojës, ishte Plarenti. Kishim biseduar për ato emra, ai nuk e kuptonte pse i kishin bërë atentat.

    Pasi u zbardh ngjarja, e pyeta pse ndodhi kështu. “Po flitet për prova,” i thashë, “syzet, shenjat e gishtave.” Më tha: “Jam interesu për të fshirë gishtat tek ekspertiza.” Më tha se i kishin kërkuar 300 mijë euro.

    Sa i përket prokurorit, mbaj mend që diskutonim pasi mua donin të më ekzekutonin me snajper. Diskutuam se kush di të ekzekutojë me snajper.
    Në bisedën e sipërme, diskutuan që prokurori (Ndoja) shkonte në një lokal te Gjiri i Lalëzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin me snajper aty.

    Atentati ndaj ish prokurorit Ndoja Erjon Alibej Plarent Dervishaj SPAK
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Burgjet si hotele! Nga Safet Bajri, Princi Damian, Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime

    17.05.2026
    Aktualitet

    Skafe e Jahte ”falas”/ Ankandi qesharak i AAPSK

    16.05.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    16.05.2026
    Aktualitet

    SPAKU/ Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

    16.05.2026
    Aktualitet

    Çunat e grabitjes në Kamëz me motorr të vjedhur

    16.05.2026
    Aktualitet

    Prag tragjedie në Durrës, i dehuri në timon bën lëmsh qytetin

    16.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Burgjet si hotele! Nga Safet Bajri, Princi Damian, Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime

    17.05.2026

    Skafe e Jahte ”falas”/ Ankandi qesharak i AAPSK

    16.05.2026

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    16.05.2026

    SPAKU/ Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

    16.05.2026

    Çunat e grabitjes në Kamëz me motorr të vjedhur

    16.05.2026
    Më të lexuarat

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    By InfoNews13.05.20260

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në…

    Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

    11.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Alarm te Raiffeisen Bank Albania, plasin SMS mashtruese! Siguri prej kartoni?

    12.05.2026

    Telashe me kredinë, Influencerja akuza të forta ndaj NOA: Është zhdukur, po kërkoj ta gjejë

    15.05.2026

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.