Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Në buletinin e fundit të publikuar nga Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, vihet re se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të kompanive të sigurimit, për përiudhat Janar – Korrik 2025, kapën vlerën 15,473 milionë lekë, ose 8.98% më shumë se në janar – korrik të vitit 2024. Gjatë periudhës janar – korrik 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 929,459 me një rritje prej 6.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me fjalë të tjera, kompanitë e sigurimeve, po fitojnë para për shkak të rritjes së çmimeve të siguracioneve, shtimit të numrit…
Kristian Koni alias Olsi Meta, të cilit prokuroria i sekuestroi miliona euro pasuri që dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës, rezulton se ishte në konflikt me Vesel Demirajn, fëmijët e të cilit i mbijetuan një atentati të mirëorganizuar në zonën e Lundrës. Në dokumentin e prokurorisë thuhet se Kristian Koni zotëron pasurinë vilë nr. 2-B me përbërje 3 kate dhe sipërfaqe ndërtimi 391.1 metra katrorë, me pishinë në zonën e Mulltetit të Tiranës, pjesë e kompleksit rezidencial Rolling Hills. Kjo pasuri është përfituar përmes një kontrate premtim shitje me shtetasit Vesel Demiraj dhe R. Demiraj. Çmimi i rënë dakord…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më datë 1 shtator 2025 dhe në rend dite do të jetë miratimi i Projektvendimit: “Për lirimin nga detyra të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Pra KLP do të lirojë nga detyra Aida Hajnajn, drejtoreshën aktuale të BKH-së mandati i së cilës përfundon më datë 31 gusht. Në garë për të marrë drejtimin e FBI-së shqiptare janë shtatë kandidatë, Gentian Ndoj, Jon Keta, Gledis Nano, Artur Beu, Andi Pogaçe, Elton Kërluku dhe Gentjan Shehaj, të cilët tashmë po i nënshtrohen verifikimit të figurës dhe kontrollit të pasurive. Me gjasë, SPAK nuk…
Transaksione të dyshimta me pasuritë e paligjshme, shitje blerje apatamentesh nga mamaja pensioniste, dhe 5 emrat e përdorura ndër vite. Zbulohen të dhëna të reja rreth sipërmarrësit Kristian Koni, 35 vjeçar, të cilit një ditë më parë iu sekuestruan prona e vila luksoze në komplekse rezidenciale në zonat më të shtrenjta të Tiranës, apo dhe në bregdetin e Jugut, në zonën e Palasës. Vlera totale e tyre, sipas policisë shkonte mbi 26 milionë euro. Ndaj Konit veproi i ashtu quajturi ligji Antimafia. Në fund të viteve 2000, ai rezulton të ketë qenë, sipas autoriteteve pjesë e grupi kriminal që merrej…
Kanë dalë detaje të tjera për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në fshatin Abat, në Shalë. Mësohet se viktima, Piro Prroni (personi në foto), dhe autori, Ndoc Maçaj, janë kushërinj. Konflikti mes palëve ka ndodhur për tokën e zënë. Sherri mes tyre ka nisur ditët e fundit, kur po bëheshin matjet për t’u pajisur me çertifikata. Burimet thonë se dy kushërinjtë kanë pasur pretendime mbi pronësinë dhe prej vitesh kanë qenë në konflikt për pronën në fjalë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërsa policia dhe forca të FNSH-së janë vënë në ndjekje të Ndoc Maçajt. Deri në këto momente…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me sekuestrimin e pasurive me vlerë 26 milionë euro të Kristian Konit, person me 5 emra dhe që rezulton i përfshirë në organizata kriminale e trafik droge. Autoritetet hetimore po ndjekin me vëmendje një transaksion të dyshimtë për pasuri të paluajtshme në zonën elitare të Mulletit, ku rezulton i përfshirë shtetasi Kristian Koni, një emër i njohur për organet ligjzbatuese si i përfshirë në veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për Vilën nr. 2-B, me sipërfaqe ndërtimi 391.1 m², pjesë e kompleksit rezidencial nw periferi tw Tiranws, e pajisur me pishinë dhe 3 kate…
Debati mes aksionarëve të aeroportit të Vlorës mund të marrë përmasa ligjore . Valon Ademi përfaqësues i kompanise 2 A e cila kryen shumicën e punimeve në aeroprtin e Vlorës ka akuzuar publikisht Behgjet Pasollin për mashtrim. Gazeta TemA shkruan se ka kontaktuar zotin Ademi dhe ka mësuar mbi raportet e investimeve brenda koncesionit ku aksionari 2A ka kryer volumin kryesor të punimeve kundrejt një marrëveshje ku 2A ka investuar 25 milion eurove kudrejt 13 milione që ka investuar kompania e Pacollit. Pas kësaj ka lind konflikti për ristrukturimin final të aksioneve. Përmes një reagimi në profilin social të kompanisë…
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar nga policia, Ndoc Maçaj, dhe është shpallur në kërkim. Sipas informacioneve, mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, teksa policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën. Uniformat blu nuk kanë shkuar ende në vendngjarje për shkak të zonës së thellë malore ku ka ndodhur krimi. Njoftimi i Policisë…
Sekuestrimi i 26.5 milionë eurove pasuri të Kristian Konit, i arrestuar për trafik droge në Itali, ka hapur sërish debatin mbi mënyrën se si paratë e krimit ndërkombëtar futen në Shqipëri dhe shndërrohen në prona luksoze. https://infonews.al/i-denuar-per-vrasje-e-droge-si-i-justifikoi-parate-kristian-koni-per-vilat-ne-green-coast-dhe-rolling-hills-pagoi-cash-apo-i-pastroi-ne-banka/ Hetimet tregojnë se një pjesë e pasurisë së tij është investuar në vila në Green Coast Resort dhe Rolling Hills, dy nga rezidencat më të shtrenjta në vend. Një vilë në këto komplekse kushton nga 900 mijë euro deri mbi 1.5 milionë euro – çmime që rrallë përballohen me të ardhura të ligjshme. Pyetja që ngrihet: Kush i kontrollon këto miliona? Rasti i…
Policia e Tiranës njoftoi sot sekuestrimin e 26 milionë e 500 mijë eurove pasuri të biznesmenit Kristian Koni, 45-vjeçar i arrestuar më herët për trafik droge në Itali. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 19 prona, 2 automjete luksoze dhe 20 llogari bankare të regjistruara në emër të tij. https://infonews.al/a-po-kthehen-vilat-ne-green-coast-dhe-rolling-hills-ne-fole-per-pastrimin-e-parave-te-krimit/ Ajo që bie në sy është fakti se pjesë e këtyre pasurive janë edhe vila luksoze në Shqipëri, të blera në zonat më të shtrenjta të vendit: Green Coast Resort dhe Rolling Hills. Sipas tregut, një vilë në Green Coast varion nga 900 mijë euro deri në 1.5 milionë euro, çmime të…