Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës. Fitim Dumani thotë për “MaShqip” me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të…
Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. Sipas Fitimit, i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës. Fitim Dumani thotë për “MaShqip” me Flamur Vezaj se vëllai i tij ka informacione edhe për shumë ngjarje të tjera kriminale tronditëse që pritet të zbardhen në vijim dhe që do të…
Rrjeti i supermarketeve Conad ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të dy loteve të produktit Mortadella Bologna IGP, pas konstatimit të pranishmërisë së mikroorganizmave potencialisht patogjenë. Mortadella Bologna IGP është një sallam i famshëm italian, me origjinë nga rajoni i Emilia-Romagna, i mbrojtur me treguesin gjeografik IGP (Indicazione Geografica Protetta). Lajmi u publikua sot nga vetë grupi përmes kanaleve zyrtare të dedikuara për alarmet dhe njoftimet e tërheqjes së produkteve ushqimore, raporton skyweb.al. Bëhet fjalë për Mortadella Bologna IGP Conad Freschi & Convenienti, e shitur e paraprerë në qese prej 100 gramësh. Prodhimi kryhet për Conad nga kompania Salumifici…
Me mbështetjen e sindikatës, dhjetra punonjës të “Bankers Petroleum” protestuan sot në Marinzë, duke kërkuar rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Nëse kërkesat nuk plotësohen, ata paralajmëruan greve urie. Dhjetra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur mesditën e sotme në një protestë të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur. Me pankarta në duar ata janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Marinzë, teksa kanë shfrytëzuar orarin e pushimit. Kryetari i Sindikatës i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe të fortë shoqërisë Bankers dhe drejtuesve të saj që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve duke…
Një atentat mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes, ku u ekzekutua 34-vjeçari Kristian Kola. Vrasja ka ndodhur rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa ende nuk është përcaktuar një pistë hetimi nga policia e Shkodrës lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit Kristian Kola. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Kristian Kola parkoi automjetin e tij përpara një lokali pranë “Kinema Republika” dhe u fut brenda ku u takua me dy shokë të tij. Autorët, të cilët dyshohet të kenë qenë dy…
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës po vijojnë kontrollet intensive në terren, me qëllim goditjen e krimeve kundër mjedisit dhe parandalimin e ndërtimeve pa leje. Gjatë veprimeve të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Tropojë, u evidentuan 6 raste ndërtimesh të paligjshme, ku: U ndalua shtetasi H. Gj., banues në Bajram Curri, i kapur duke ndërtuar pa leje në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur. U shpall në kërkim shtetasja Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi kishte ngritur një objekt pa leje në bjeshkën e “Pojanës”. U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M. P., S. Ç., S.…
Një hetim i Autoritetit të Konkurrencës ka zbuluar se Raiffeisen Bank, një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, dyshohet të ketë abuzuar me klientët kredimarrës konsumatore dhe hipotekorë duke kufizuar zgjedhjen e tyre në sigurimin e jetës. InfoNews.al ka siguruar dokumente zyrtare nga hetimi që po kryen Autoriteti i Konkurrencës. Nga të dhënat vihet re se banka Raiffeisen ka arkëtuar të ardhurat më të larta nga komisionet e marra prej Sigal Life. https://infonews.al/investgimi-raiffeisen-bank-nen-hetim-konkurrenca-dyshohet-se-favorizoi-sigal-dhe-zhvati-qytetaret/ Ndërkohë për kredimarrësit konsumator Banka ka zgjedhur të bashkëpunojë vetëm me një kompani – Sigal Life – kompani kjo e zotëruar nga Avni Ponari, duke e…
Biznesmeni Bashkim Sulkaj, 66 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë dhe shoferi i tij Astrit Delilaj, 67 vjec, janë dy shqiptarët e arrestuar nga policia greke në një operacion të shtrirë në gjithë Greqinë kundër kontrabandës në naftës. Policia greke zyrtarisht deklaron se ka nisur bashkëpunimin edhe me autoritetet shqiptare për të zbuluar lidhjet e këtij rrjeti edhe në vendin tonë. Biznesmeni Sulkaj rezulton pronar karburantesh në Maliq dhe Tiranë, ndërkohë që përmes dokumenteve greke, është banues edhe në Selanik. Sipas dosjes hetimore, që nga fillimi i vitit 2025, greku Thomas Stefanakos, formoi dhe drejtoi një organizatë kriminale,…
Dy persona me motorrcikletë dhe me skafanda kanë shtënë disa herë ndaj 34 vjeçarit Kristian Kola i cili ndodhej në terrace e një hoteli përballë me Kinema ” Republika” më Shkodër. Menjëherë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend 34 vjeçarin. Nga sa mësohet 34 vjeçari ka qenë duke dalë nga bari i hotelit dhe sapo është afruar te shkallët është qëlluar disa herë. Nga marrja në pyetje e disa dëshmitarëve mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna por vetëm kanë parë rrëzimin në tokë të viktimes dhe dy…
Vrasja e rëndë e mbrëmjes së sotme në qendër të Shkodrës, ku mbeti i vrarë Kristian Kola, 34 vjeç, po hetohet në disa pista nga policia. Burime bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, Kola ishte ulur në një lokal pranë kinemasë “Republika”, së bashku me një biznesmen të njohur të zonës, djalin e tij dhe disa persona të tjerë. Pak minuta më pas, autorët e maskuar, që lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të tij duke i marrë jetën. Grupet hetimore po verifikojnë disa pista, mes të cilave: • Pazare droge • Çështje fajdesh • Mundësi ngatërrese të…