Autor: InfoNews

Është liruar nga qelia Behar Kamberi, mjeku psikiatër që policia e Tiranës e arrestoi me iniciativë, pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga mjeku kosovar. Vendimi i drejtë për lirimin e Kamberit, është marë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi vlerësoi materialin e referuar nga komisariati Nr.2, mori deklarimin e kallëzueses Albano Bejko si dhe realizoi këqyrjen e mesazheve, krijoi bindjen ligjore se Kamberi nuk mund të vijonte të qëndronte në paraburgim. Disa mesazhe të lexuara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi,…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një akuzë të fortë ndaj kompanisë që tregton cigaret elektronike IQOS, duke e cilësuar veprimtarinë e saj si një krim të drejtuar ndaj fëmijëve. Përmes një reagimi publik, Braçe denoncon se reklamat e produktit janë të dukshme në hapësirat online e fizike, pavarësisht se ligji i ndalon rreptësisht. Ai theksoi se ka një muaj që dokumenton me foto praktikat e reklamimit, shitjeve me oferta dhe dhuratave promovuese. “Çdo gjë që po bën IQOS si reklamë në fillim, shitje me ofertë apo dhuratë, është krim. Ligji është shumë i qartë dhe po shkelet brutalisht –…

Read More

Një konflikt familjar është regjistruar pak minuta më parë në lagjen 18 të qytetit të Korçës. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur mes një çifti bashkëshortësh, ku gruaja ka goditur burrin e saj me një pjatë, duke i shkaktuar plagë të lehta në kokë. Nga të dhënat paraprake mësohet se rastet e dhunës në këtë familje kanë qenë të përsëritura. Pas incidentit, bashkëshorti i plagosur ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas është larguar drejt banesës, ndërsa gruaja është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Policia e Korçës ka nisur procedurat ligjore dhe po punon për zbardhjen…

Read More

Prokuroria e Tiranës njoftoi të hënën se kishte sekuestruar 18 pasuri në emër të noteres Sanja Telhallari dhe të familjarëve të saj, me dyshimin se ishin financuar nga ish-bashkëshorti i dënuar për krime të rënda në Itali. “Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, shtetasja S.T. ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në kompleksin ‘Rolling Hills’. Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme, me vlera të larta monetare si dhe llogari të shumta bankare,” thuhet në njoftimin për shtyp të prokurorisë.…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, ngjarje e ndodhur në orët e para të së shtunës (27 shtator). Burime bëjnë me dije se një person nga Vlora është shpallur në kërkim nga policia. Sipas të njëjtave burime, ai është Kamber Sulçaj 48 vjeç nga fshati Mesaplik i Vlorës. Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë një konflikt banal. Siç mësohet, mes autorit të dyshuar dhe viktimës, si dhe personave që e shoqëronin atë, pati një konflikt të çastit. Ky debat u përshkallëzua më pas deri në përdorimin e armës. Grupi hetimor…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, ngjarje e ndodhur në orët e para të së shtunës (27 shtator).Vrasja e Edoardo Sarchit në Tepelenë, në kërkim autori i dyshuar, Kamber Sulçaj, 48 vjeç. Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë një konflikt banal. Grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës ka në dispozicion prova të vlefshme që dokumentojnë ngjarjen. Në kërkim është shpallur 48-vjeçari Kamber Sulçaj nga fshati Mesaplik i Vlorës. MOTIVI I VRASJES Autori i dyshuar fillimisht është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me biznesmenin italian dhe me personat…

Read More

Historia e ndërtimit të kullës në truallin e RTSH-së, e quajtur “VOID Tower” ka marrë një kthesë të papritur. Fillimisht, fitues i projektit u shpall kompania Aiba e Armando Dukës, pasi në mars të këtij viti Korporata e Investimeve e shpalli si ofertën më të favorshme: shteti shqiptar do të merrte 46.1 për qind të hapësirës së ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër i kalonte ndërtuesit privat. Në garë ishte edhe kompania Progeen e biznesmenit Genc Kuçuku, e cila kishte ofruar 45 për qind për shtetin, pra më pak sesa oferta e Dukës. Por, siç mëson ekskluzivisht Skyweb.al, gjatë fazës së negociatave…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë maramendëse të një noterje në Tiranë. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Sanja Telhallari. Kësaj të fundit i janë bllokuar vilë, apartamente, dyqane dhe poste parkimi dhe makina. Ndërkohë, që dyshohet se të ardhurat janë vënë nga aktivitete të krimit. Ka qenë prokurori i çështjes Ndini Tavani ai që ka bërë sekuestron e pasurive që kapin shifrën e 3 milionë eurove. Ndërkohë, në rrjetet sociale, noterja ka ekspozuar jetën e saj luksoze. NJOFTIMI I PROKURORISE Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e noteres S.T. Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina të cilat nuk justifikohen nga…

Read More

Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere, e identifikuar si Sanja Telhallari. Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje. Njoftimi i policisë: Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese…

Read More

ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka gëlltitur një sasi lënde narkotike, për t’i shpëtuar kontrollit të policisë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bradashesh–Elbasan, ku një drejtues mjeti me xhama të zinj nuk iu bind urdhrit të policisë për të paraqitur dokumentacionin dhe menjëherë pas shoqërimit në komisariat, ai ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, patrullat e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, të drejtuar nga shtetasi E. M., 37 vjeç. Edhe pse ai ndaloi automjetin, refuzoi t’u dorëzonte dokumentacionin zyrtarëve…

Read More