Autor: InfoNews

Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. Procedimi penal kundër zotit…

Read More

Tenderët e laboratorëve në shkolla kanë qenë objekt i një hetimi të Prokurorisë së Posaçme, pas dyshimeve për favorizim të firmës fituese apo edhe mungesës së pajisjeve të teknologjisë së informacionit në shkollat e vendit. Padyshim që cilësia në shkolla duhet të jetë primare për një qeveri, ashtu si spitalet apo rendi. Historia e ka treguar se paratë nuk kanë munguar, që nga projekti i famshëm i tabletave të qeverisë “Berisha”, ku u premtua se mësimi do të bëhej me kompjuter, e deri në qeveritë “Rama 1, 2, 3 e 4”, ku janë shpenzuar dhjetëra miliona euro. Është premtuar internet…

Read More

Nga Aida TOPALLI Teksa në Spaç minatorët protestojnë prej ditësh dhe në mënyrë të përsëritur për kushtet e vështira të punës dhe pagat e pakënaqshme, realiteti në këtë sektor lë shumë për të dëshiruar në rang republike. Pas shkrimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Replikë, sa i takon rasteve kur minatorët humbasin jetën ose dëmtohen, duket se ende nuk ka asnjë masë të marrë nga ana e kompanive të cilat kanë fituar të drejtën e gërmimeve në nëntokë. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm të Dibrës, zonë kjo që njihet për prodhimet minerare më të shumta, përgjigja…

Read More

Mazhoranca propozon rishikimin e projektligjit “Për barazinë gjinore” – kërkon rikthimin në konceptin klasik “burrë dhe grua” Grupi parlamentar i mazhorancës ka dorëzuar në Kuvend një paketë të gjerë amendamentesh për projektligjin “Për barazinë gjinore”, të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Amendamentet, të shoqëruara me një relacion të firmosur nga kryetari i grupit, Taulant Balla, synojnë të riformulojnë disa nene kyçe të projektligjit me qëllim, sipas relacionit, “përputhjen e plotë me Kushtetutën dhe me acquis-in e Bashkimit Europian”, si dhe shmangien e “paqartësive juridike dhe konceptuale” në interpretim. Në relacionin shpjegues që shoqëron amendamentet, Balla thekson se…

Read More

Mëngjesin e së mërkurës, naftëtarët dhe punonjës të tjerë të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë nisën një grevë urie përpara zyrave të kompanisë. Rreth 200 punonjës protestuan në vendin e punës, ndërsa sipas kryetarit të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, dhjetë prej tyre janë futur në grevë urie brenda një prej zyrave të sindikatës. Përveç grevës së urisë, grupet e naftës bojkotuan edhe procesin e punës si shenjë pakënaqësie ndaj situatës. Punonjësit shprehen se kompania nuk ka bërë asnjë rishikim apo rritje pagash gjatë 10 viteve të fundit, çka ka sjellë pakënaqësi të thella në mes tyre. Të enjten…

Read More

Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë tyre, dhjetra burra mbajnë topa me para ndër duar. Bizneset e këmbimit valutor vështirë se dallojnë nga njëri-tjetri; ato kanë sportele të ngjashme për klientët dhe reklamojnë në ngjyra të ndezura simbolet e Euros, Dollarit apo paundit britanik. Por përtej fasadës, njëri prej tyre funksiononte…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, foli sot në Komisionin e Ligjeve për hetimet mbi çështjen e mikrokredive, duke konfirmuar se hetimet kanë përfunduar dhe dosja ndodhet tashmë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. “Çështja e mikrokredive, hetimet për krijuesit kanë përfunduar dhe është dërguar për gjykim. Janë dërguar për gjykim 16 shtetas dhe 4 persona juridik, ndërsa janë sekuestruar 420 milionë lekë dhe 1.3 milionë euro, si dhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme. Po verifikohet pozita e secilit person të përfshirë,” deklaroi Dumani. Sipas njoftimit të mëparshëm të SPAK,…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. Procedimi penal kundër zotit…

Read More

Përpara se të qëllohej për vdekje me armë në sallën e gjyqit, gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, ka shkëmbyer fjalë me Gjon Shkambin, palën e pakënaqur me vendimin që sapo shpalli. “Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…”, ishin fjalët me të cilat iu drejtua 56-vjeçari, ndërsa gjyqtari është përgjigjur shkurt: “Vazhdo ti vazhdo”. Kaq ka mjaftuar, që nipi që shoqëronte xhaxhanë në gjyq, Elvis Shkambi, të nxirrte armën nga brezi e të qëllonte drejt magjistratit. Kjo dinamikë është zbardhur nga Prokuroria e Tiranës përmes analizimit të kamerave të sigurisë brenda sallës numër…

Read More

Një mori firmash, duke përfshirë banka të nivelit të dytë, institucione financiare të mikrokredisë, nga ato që vendosin përqindje tepër të larta, apo edhe ato të mbledhjes me forcë të borxheve, kontrollohen nga një “dorë”. Pronarët e ABI BANK drejtojnë një rrjet firmash, të cilat vetëm sa shtohen dita-ditës, me qëllim humbjen e gjurmëve se ku shkojnë paratë e shqiptarëve. Të njëjtët pronarë kontrollojnë dhënien e kredive, individëve apo bizneseve me kolateral. Të njëjtët janë edhe ata që japin mikrokredi, ku interesat janë tepër të larta. Por, mjeti më fitimprurës i tyre është mbledhja e borxheve, pasi kontrollojnë edhe një…

Read More