Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes

    15.12.2025

    Kreu i Sindikatës: Ja si detyrohen policët rrugor të vendosin gjoba…

    15.12.2025

    U shkelën rregullat, punëtori humb jetën në kantier! Arrestohet Avni Mekshi administratori i Al Great Shpk

    14.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    DOSJA e zezë e ABI BANK dhe Andi Ballta /Paratë e bankave, ndërtimeve dhe mbledhjes së borxheve në vende offshore

    Nga InfoNews14.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një mori firmash, duke përfshirë banka të nivelit të dytë, institucione financiare të mikrokredisë, nga ato që vendosin përqindje tepër të larta, apo edhe ato të mbledhjes me forcë të borxheve, kontrollohen nga një “dorë”. Pronarët e ABI BANK drejtojnë një rrjet firmash, të cilat vetëm sa shtohen dita-ditës, me qëllim humbjen e gjurmëve se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.

    Të njëjtët pronarë kontrollojnë dhënien e kredive, individëve apo bizneseve me kolateral. Të njëjtët janë edhe ata që japin mikrokredi, ku interesat janë tepër të larta. Por, mjeti më fitimprurës i tyre është mbledhja e borxheve, pasi kontrollojnë edhe një institucion financiar.

    Paratë dyshohet se lëvizin jashtë Shqipërisë, në vende offshore, nga ato vende që origjina nuk deklarohet dhe askush nuk mban përgjegjësi. Por, të njëjtët individë, janë futur edhe në sektorin e ndërtimit, në Tiranë apo edhe në vende bregdetare, duke krijuar një zinxhir të pastrimit të parave. Një dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, pasi ka dyshime tepër të mëdha për pastrim parash.

    Në krye të kësaj skeme qëndron ANDI BALLTA, i cili kontrollon të gjithë këtë zinxhir, me në krye firmën Tranzit. Kjo firmë, e krijuar për të mbledhur borxhet e këqija, zotëron Abi Bank, NBG Bank, institucionin financiar NOA, të cilën e ka blerë në fillim të vitit 2025. Madje, firma Tranzit zotëron edhe firmën Moscopole. Moscopole zotëron kompaninë MA1, apo edhe firmën e sapo krijuar të ndërtimit BAY VIEW ALTERNATIVE INVESTMENT. Kjo e fundit do të zhvillojë një pronë të stërmadhe prej 32 hektarësh në Poro të Vlorës, e lënë kolateral te ABI BANK.

     

    DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe

    Faksimile: Ekstrakti në QKB i firmës BAY VIEW Alternative, e cila është krijuar në korrik 2025

    Kjo firmë është krijuar në muajin korrik 2025 nga Banka Amerikane e Investimeve, e cila është edhe pronarë me rreth 99 % të aksioneve, ndërkohë që më pak se 1 % të aksioneve zotërohen nga Andi Ballta. Ky i fundit është edhe pronari pasi Banka Amerikane e Investimeve është në zotërim të TRANZIT, ky vetë TRANZITI është në pronësi në mazhorancë nga Ballta. Por, më e çuditshmja në këtë rast është që paratë e bankave, apo të atyre të institucioneve të mikrokredive, po investohen në një pronë të stërmadhe, në zonën bregdetare në Poro të Vlorës.

    Por si u la kolateral në bankë kjo pronë? Kush janë kreditorët e këqinj? A mos vallë kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave? A është nxjerrë në ankand prona, sipas rregulloreve të Bankës së Shqipërisë?

    Një mori institucionesh duhet të nisin kontrollet ndaj kësaj skeme të stërmadhe, e cila pasi zhvati deri në palcë shqiptarët, tashmë po u merr edhe pronat. Një skemë që po përdoret masivisht në Shqipëri, kryesisht nga grupet kriminale, ku rasti i Rrumit të Shijakut veçse është maja e ajsbergut. Letrat janë të hapura dhe mjaftojnë hetimet apo kontrolle, kryesisht nga institucionet ligjzbatuese për të gjurmuar paranë, e cila pasi xhiron në Shqipëri, përfundon në vende offshore.

    DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe

    DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe

    Faksimile: Bilanci i vitit 2023 i Tranzit doli me fitim 26 milionë euro, për vitin 2024 nuk e ka depozituar

    Në krye të skemës është kompania TRANZIT, e cila kohë më parë ishte firmë që merrej me mbledhjen e borxheve të këqija, njëjtë siç vepruan Micro Credit Albania, ADCA apo edhe FINAL. Por, çuditërisht jashtë hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe më vonë të SPAK-ut ka mbetur TRANZIT, e cila tashmë gjeneron miliona euro të fituara, kryesisht në kurriz të shqiptarëve të varfër.

    Sipas dokumenteve që ka siguruar VoxNews, në vitin 2023, në kulmin e lulëzimit të skemës së mbledhjes së borxheve, TRANZIT do të deklaronte një fitim kolosal, prej 26 milionë eurosh. Ndërkohë, e njëjta firma ka refuzuar në vitin 2025 të publikojë bilancin e vitit 2024, në shkelje të plotë të ligjit.

    Natyrisht fshehja e bilancit bëhet me të vetmin qëllim fshehjen e skandaleve të mbledhjes së borxheve, për të mos pasur të njëjtin fat si simotrat e saj, tashmë të mbyllura dhe në procese penale dhe civile.

    Skandali i mikrokredive vetëm sa ka fuqizuar rolin e saj në këtë treg të turpshëm të Tranzit. Me manovrat e pronarit, Andi Ballta, tashmë Tranzit është kompania mëmë e firmave të tjera. Duke përfshirë edhe vetë ABI BANK!

    DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe

    Faksimile: Në janar të vitit 2025 ABI BANK bleu institucionin financiar NOA, ku transaksionet u bënë në DELAWARE (një shtet që njihej si parajsë fiskale)

    Zinxhiri i kompanive sa vjen e shtohet, gjithashtu edhe portofoli i tyre, tepër i diskutuar. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, ABI BANK ka shtrirë tentakulat e saj edhe në institucionet financiare të licensuara nga Banka e Shqipërisë, për dhënien e mikrokredive, siç është rasti i NOA.

    Me një transaksion tepër të dyshimtë, në janar të vitit 2025, ABI Bank bleu institucionin NOA. Më vonë ABI BANK përthithi kompaninë NOA dhe tashmë veprojnë si një trup i vetëm!

    DOSJA e zezë e ABI BANK/ Paratë e bankave, ndërtimeve dhe

    Faksimile: ABI BANK ka blerë disa vite më parë edhe bankën NRG

    Disa vite më parë, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, banka ABI BANK me në krye Andi Balltën ka blerë për rreth 70 milionë euro edhe NRG Bank, ose siç njihej ndryshe banka greke në Shqipëri.

    Transaksionet veçse kanë konfirmuar dominimin total të sektorit bankar nga e njëjta dorë, e cila duket se ka lidhje deri në kupolën qeverisëse, pasi anëtarë e Këshilli Mbikëqyrës ka qenë edhe zonja Lindita Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. Por, lidhje të fortë e njëjta bankë ka edhe me opozitën, pasi Elvana Hana ka qenë në poste drejtuese.

    Duket një “mburojë” e fortë që ABI BANK ka nga pushteti apo nga opozita në Shqipëri, ku megjithëse vepron në mënyrë të dyshimtë, deri më tani ia ka hedhur paq ndonjë kontrolli administrativ apo hetimi penal. Ndoshta këto lidhje e kanë ndihmuar që të shtojë dita-ditës gamën e firmave nën kontroll, ku përqendrimi tashmë është te ndërtimi. /voxnews.al

    DOSJA e zezë e ABI BANK dhe Andi Ballta /Paratë e bankave ndërtimeve dhe mbledhjes së borxheve në vende offshore
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes

    15.12.2025
    Aktualitet

    Kreu i Sindikatës: Ja si detyrohen policët rrugor të vendosin gjoba…

    15.12.2025
    Aktualitet

    U shkelën rregullat, punëtori humb jetën në kantier! Arrestohet Avni Mekshi administratori i Al Great Shpk

    14.12.2025
    Aktualitet

    Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

    14.12.2025
    Aktualitet

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

    14.12.2025
    Aktualitet

    Hija e D’Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian nën hetim nga prokuroria

    14.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes

    15.12.2025

    Kreu i Sindikatës: Ja si detyrohen policët rrugor të vendosin gjoba…

    15.12.2025

    U shkelën rregullat, punëtori humb jetën në kantier! Arrestohet Avni Mekshi administratori i Al Great Shpk

    14.12.2025

    Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

    14.12.2025

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

    14.12.2025
    Më të lexuarat

    Ndryshuan ligje dhe Samir Mane i peshoi në para, ja kur pritet të kalojë për gjykim dosja Meta-Kryemdhi

    Nga InfoNews03.12.20250

    Apeli i Posaçëm ka shtyrë seancën e parashikuar për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës…

    EMRAT/ E pësojnë drejtorët e Bashkisë së Tiranës, përfituan fonde për punë fiktive

    09.12.2025

    Punime pa plan: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës izoloi komunitetet përreth

    09.12.2025

    SPAK trondit AKSHI-n, por tendert nuk ndalojnë! Merret OK për 7.7 milionë euro nga KPP!

    08.12.2025

    INVESTIGIMI/ “Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

    03.09.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.