Autor: InfoNews

Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë…

Read More

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është hallka më e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë, aq më tepër kur pas hartës së re gjyqësore, të gjitha Gjykata e Apelit në rrethe u shkrinë, dhe çështjet nga mbarë vendi tani kalojnë përmes saj. Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Strategjinë Kombëtare për Uljen e Çështjeve të Prapambetura 2024–2027, e cila identifikon Gjykatën e Apelit si një ndër prioritetet kryesore për shkak të volumit më të lartë të dosjeve të prapambetura. Një analizë e Institutit për Studime Publike dhe Ligjore, nxjerr në pah një situatë që ecën në të…

Read More

Shefi i Sektorit të AMP-s Korçë Dejvi Ago ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi është fimuar duke qëndruar në shoqërinë e Guri Mazelliut, person me precedent penal të mëparshëm. Po ashtu Mazelliu është një nga personat e përfshirë në sherrin masiv të ndodhur disa javë më parë në Bilisht, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme e siguruar, Ago ndodhet në një bar-lokal me Guri Mazelliun, i njohur për autoritetet për shkak se është kapur disa herë duke bërë kontrabandë me bagëti të imta.

Read More

Manipulimi i votave preferenciale në qarkun e Fierit, i cili doli zbuluar pas një procesi rinumërimi në fillim të korrikut, rrezikon të mbetet i pandëshkuar. Gjetjet çuan në ndryshimin e një mandati deputeti brenda listës së Partisë Socialiste, por nuk u pasuan me hetime nga Prokuroria. E pyetur nga BIRN nëse kishte hetime mbi çështjen, Prokuroria e Fierit dha një përgjigje evazive, duke konfirmuar se ende nuk ka një procedim të nisur. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është në proces verifikimi dhe korrespondence me KQZ-në,” thuhet në përgjigjen zyrtare, pa specifikuar natyrën e…

Read More

Në “kulmin” e Tetorit Rozë, muajit që u kushtohet kontrolleve për parandalimin e kancerit të gjirit, mamografia në spitalin Onkologjik të QSUT nuk funksionon. Report Tv bisedoi jashtë kamerës me disa gra që ishin paraqitur për këtë ekzaminim, por pa mundur ta kryejnë. Ato thonë se mjekët u kanë sugjeruar që për momentin të bëjnë vetëm eko të gjirit, pasi pajisja ka dalë jashtë funksionit prej afro një jave për shkak të një defekti. Pacientëve nuk u është dhënë ende një njoftim se kur do të mund ta kryejnë mamografinë. Kjo ministri vijoi edhe këtë të premte me thirrjet për…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku 35-vjeçari Bledi Hasani ka humbur jetën brenda poligonit të qitjes “Action Target”, i cili është në pronësi të biznesmenit Emiljano Dusha dhe ndodhet në rrugën “Dervish Hima”. Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se Hasani është vetëvrarë me armën që po përdorte gjatë seancës së qitjes. “Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën ‘Dervish Hima’, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë…

Read More

Personi që shihni në foto është turku me iniciale Adnan Yizdizoglu 59 vjeç, administrator i klinikës dentare ‘Dental Turk’. Yizdizoglu është arrestuar pas konstatimit të produkteve të skaduara në klinikë, që përdoreshin për t’i ofruar shërbim klientit. Gjithashtu klinika nuk dispononte fatura fiskale pë produktet. Nga operacioni janë sekuestruar 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara. Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.

Read More

Kompania dentare ‘Dental Turk’ akuzohet për krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës. Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ka finalizuar një operacion të koduar nga ku është zbuluar se kompania Dental Turk ofronte shërbime dentare me produkte të skaduara, për të cilat nuk dispononin as fatura zhdoganimi. Në pranga ka rënë administratori i klinikës, turku me iniciale Adnan Yizdizoglu 59 vjeç, ndërsa janë vënë nën hetim 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç. Nga operacioni janë sekuestruar 300 shishe me…

Read More

Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Qindra protestues me flamujt kuqezi dhe flamujt e UÇK-së janë nisur nga Kosova drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës e cila do të nisë në orën 17:00 në Sheshin “Skënderbej”. Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” nga veteranët e UÇK-së. Në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, protestës pritet ti bashkohet edhe kryebashkiaku i Prishtinës,…

Read More

Në GJKKO, vëlla i ‘Rrumit të Shijakut’, Vullnet Muça thotë se në Durrës përflitet se Plaurent Dervishaj është personi kryesor që e drejtoi atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Vullnet Muça: Edhe zotëria atje, ( për Plarentin) di që ne jemi gabimisht këtu. Ka ndodhur një ngatërresë pa lidhje, ne kemi ra viktimë, ai ka ra viktimë. As kemi lidhje, as dimë gjë thjeshtë i njohim si qytetarë Durrësi kaq. Nga gojëdhënat qe qarkullojnë në Durrës, thonë që Plarent Dervishaj është personi kryesor që e drejtoi këtë punë. Nga ana tjetër, Plaurent Dervishaj ka folur për një atentat që i kanë bërë…

Read More