Autor: InfoNews

Detaje të reja janë zbardhur një ditë pas atentatit mafioz në Rinas, ku mbeti i vrarë, Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos shoferi i tij, Muçi Shaljani agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Gazetari Ervin Leka tha nga kamerat e sigurisë është zbuluar se makina e autorëve ka ardhur nga rruga që lidh Fushë Krujën me Kamzën ka kaluar Niklën dhe më pas është kthyer për në Rinas disa minuta para atentatit. Gjithashtu dyshohet se autorët ps këqyrjes së kamerave rëzultojnë se kanë qënë 4 një prej tyre në rolin e shoferit.…

Read More

Një ditë pas atentatit në Rinas, që tronditi opinionin publik, policia ka heton një person të dyshuar si informator të grupit të vrasësve të Gilmando Danit. Ndërsa përshkroi një identikit të tij,policia po heton një person me syze, me mjekër dhe trup mesatar, i cili ndodhej brenda ambjenteve të aeroportit dhe ka kryer lëvizje të dyshimta. Referuar burimeve nga grupi i hetimit, ky shtetas është afruar pranë zonës së Rinasit rreth orës 13:00, ku ka zbritur nga një makinë tip “Fiat” që u parkua pranë parkimit të aeroportit. Nga kamerat e sigurisë rezulton se, sapo ky shtetas është futur brenda,…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga datat 17-19 nëntor 2025. Monitoruesit e KE do të vijnë me një mision në Tiranë pikërisht për t’u njohur me situatën e Veliajt. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot më 11 nëntor 2025 Tiranën dhe mbarë vendin. Vetëm disa dhjetëra metra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit dhe Komisariatit të Policisë së Shtetit, është ekzekutuar Gilmando Dani, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur efektivi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani. Dinamika e atentatit Sipas të dhënave paraprake, sapo automjeti Mercedes S-Class, me të cilin po udhëtonte viktima, ka dalë nga parkimi i aeroportit, është ndjekur menjëherë nga një tjetër automjet ku ndodheshin autorët. Në momentin që mjeti i Danit është afruar në rrethrrotullim, autorët — të cilët dyshohet se kanë qenë…

Read More

Marta e 11 nëntorit shënoi fundin tragjik të një rruge të gjatë për Gilmando Danin, i njohur si një prej njerëzve më të afërt të grupit të Emiljano Shullazit. 47-vjeçari, vetëm një vit pas daljes nga burgu, u ekzekutua me breshëri automatiku në rrethrrotullimin pranë Aeroportit të Rinasit, menjëherë pas kthimit nga një udhëtim në Barcelonë. Vetëm 25 minuta pasi avioni i tij kishte prekur pistën e Rinasit, Dani u qëllua për vdekje, ndërsa shoku i tij, Muçi Shaljani aktualisht agjent i Mbikëqyrjes Policore dhe drejtues i automjetit mbeti i plagosur rëndë me disa plumba në kokë dhe ndodhet në…

Read More

Gilmando Dani, 47-vjecar i cili mbeti viktimë e atentatit mafizo në Rinas është person me precedentë të theksuar kriminale. Ai njihet si krahu I djathtë i Emiljano Shullazit. Në skedarët e policisë, Gilmando Dano, rezulton I arrestuar që në vitin 2006, për veprat penale “kanosje kryer në bashkëpunim” si dhe armëmbjatje pa leje. Në atë kohë forcat RENEA bashkë me Gilamndo Danin, ndaluar edhe mikun e tij Emiljano Shullazin. Dani ra në prangat e policisë edhe në nëntor të vitit 2011, bashkë me Emiljano Shullazin, për shkak se policia gjatë një ndalimi u gjeti një pistoletë. Autorësinë për këtë armë…

Read More

Një avion transportues ushtarak i Forcave Ajrore Turke, i tipit Lockheed C-130E Hercules, është rrëzuar në Gjeorgji, pranë kufirit me Azerbajxhanin, pak pas ngritjes në ajër. Sipas autoriteteve turke, në bord ndodheshin 20 persona, dhe është nisur menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi. Aktualisht hetuesit po përqendrohen te disa video që duket se kanë regjistruar momentet e fundit të fluturimit: në pamje shihet aeroplani duke u copëtuar në disa pjesë, çka tregon se ai është shkatërruar në ajër. Ende nuk dihet nëse kjo ndodhi për shkak të një defekti serioz mekanik — ndoshta gjatë një riparimi — apo nëse është goditur nga…

Read More

Gilmando Dani, I njohur si krahu I djathtë I Emiljano Shullazit, është ekzekutuar mesditën e 11 nëntorit pranë rrethrrotullimit të Rinasit, në një atentat mafioz, ku mbeti I plagosur edhe miku I tij, Muçi Shaljani I njohur edhe me mbiemrin Sheqeri. Viktima Gilmando Dani I cili ishte pasagjer dhe i plagosuri Muçi Shaljani ne timonin e makinës, sapo ishin kthyer nga Barcelona, vend ky ku kishin ikur më datë 7 nëntor. Në momentin që ata janë nisur në drejtim të Tiranës me një automjet tip Mercedez Benz, autorët u kanë dalë para tek rrethrrotullimi I Rinasit dhe kanë qëlluar me…

Read More

Elton Kila, i njohur ndryshe si Oti Kila, është paraqitur për të dëshmuar në GJKKO në cilësinë e viktimës së veprës penale, duke rrëfyer ngjarje që sipas tij i kanë shkatërruar aktivitetin tregtar dhe kanë rrezikuar jetën e tij. Në dëshminë e dhënë në kuadër të procesit për dosjen “Plumbi i Artë”, Kila tregoi se prej më shumë se 25 vitesh merret me tregtinë e automjeteve, duke përfshirë import-eksportin dhe shitblerjen e makinave, si dhe menaxhimin e salloneve të automjeteve në qytetin e Elbasanit. “Në vitin 2017 dhe në 2018 më kanë shkatërruar biznesin tim. Në 2017 ra zjarr jashtë…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia. Ai pretendon se nuk është autori i ngjarjes që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Shkallës së parë me një kërkesë për zbutje mase dy javë pasi Apeli i Tiranës e rrëzoi atë. Të njëjtin vendim ka dhënë dhe Gjykata e Apelit duke refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për një masë më të lehtë sigurie. Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit…

Read More