Autor: InfoNews

Atentati që i mori jetën Gilmando Dani dhe plagosi shoqëruesin e tij Muçi Shaljani, i cili humbi jetën katër ditë më pas në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra, ishte një nga ngjarjet më të bujshëm të kohëve të fundit, që tronditi opinioni publik dhe jo vetëm, lidhur me faktin që masakra ndodhi pranë aeroportit të Rinasit, aty ku duhet të ishte një nga zonat më të sigurta. Pa gabuar pavarësisht aftësisë që tregoi drejtuesi i automjetit për ta devijuar makinën në një kënd larg togës së qitësve që duket se ishin pajisur me urdhërin e qartë…

Read More

Arena Casino, kazinoja që gjendet në Stadiumin Kombëtar, Air Albania, operohet nga kompania Space+. Deri më sot aksionet e kësaj kazinoje janë zotëruar në masën 99 për qind nga kompania AlbStar e Ismailëve dhe 1 për qind nga një shoqëri e quajtur W-CZ Holdings s.r.o, e lidhur me Bledar Sinanin. Por tani jo më. Një kompani guackë e regjistruar në Wyoming të Shteteve të Bashkuara do të jetë pronarja e re e Arena Casino. Transaksioni është njoftuar nga Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi zyrtar, ndërkohë që anonimati i blerësit ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e Autoritetit të Mbikqyrjes…

Read More

Vëllezërit shqiptarë Hysa (Luftar, Arben, Ramiz, dhe Fatos), ndaj të cilëve një javë më parë Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione, si drejtues të një grupi të organizuar kriminal që pastronte paratë e kartelit të njohur të drogës të Sinaloas, dyshohet të kenë sjellë miliona dollarë nga të ardhurat e tyre edhe në Shqipëri. Ndërsa, të paktën që prej vitit 2023, rezulton se edhe autoritetet shqiptare kishin nisur hetime ndaj aktivitetit të tyre Një raport i Qendrës së Analizës së Transaksioneve Financiare dhe Raporteve, në Kanada (CANAFE), agjencia federale përgjegjëse për monitorimin e sektorit financiar, i cituar nga mediat e huaja,…

Read More

Ish-kreu i operacionales Oltion Bistri dhe ish prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, të arrestuar korrikun e vitit 2023 si pjesë e dosjes së bujshme “Metamorfoza” kanë rifituar lirinë. Për prokurorin Lita SPAK kishte 6 vite burg për 2 raste korrupsioni dhe nxjerrje të akteve sekrete, por GJKKO e dënoi me 5 vite, që iu reduktua 3 vite e 4 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar. Lita u lirua menjëherë, pasi dënimin e ka shlyer me kohën e paraburgimit. Në vendimin e sotëm, dënim edhe me i lehtë iu dha nga GJKKO për ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri. Gjykata e shkallës…

Read More

Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor. Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme. Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final. Ministria sqaron se udhëzimi nr. 5 i vitit 2019…

Read More

Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në 20%. Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit, rritja totale është vetëm 3%. Rregullorja që i vjen në ndihmë edhe sigurisë rrugore po shkakton debate në lidhje me disa elementë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari sjell një analizë të detajuar në lidhje me…

Read More

U konsiderua si ‘ilaç’ për Albpetrol, një ndërmarrje që ka gjeneruar gjithnjë afera të frikshme korruptive, por “doktori” Eltar Deda një ditë duket se do të japë llogari para SPAK për abuzimet dhe shpërdorimet me vlerë qindra milionë euro në krye të kompanisë së vetme naftënxjerrëse në vend dhe që administron vendburimet e naftës. Studio Ligjore “Jurisprudenca” ka përgatitur një kallëzim penal për Eltar Dedën, për një sagë abuzimesh dhe shpërdorimesh në Albpetrol. Deda do të kallëzohet në SPAK për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre, vjedhje të pasurisë publike dhe pastrim parash. Kallëzimi penal…

Read More

Një detaj i ri ka dalë në dritë lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes të së dielës. Siç rezulton nga të dhënat publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor. Francesk Shkambi gjithashtu ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi…

Read More

Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec. Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, gjykata vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar. Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë. Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka sqaruar sot, 17 nëntor, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes se ish-presidentit të vendit Ilir Meta nuk i është kufizuar asnjë e drejtë ligjore gjatë qëndrimit në paraburgim. Sipas tij, Meta ka zhvilluar të gjitha takimet e autorizuara nga prokurori dhe nuk i është ndaluar komunikimi telefonik. “Ka 3 600 komunikime telefonike”, ka deklaruar ai, duke theksuar se e vetmja situatë problematike ka qenë një telefonatë e transmetuar në një studio televizive. “Për këtë rast, institucioni i ekzekutimeve penale në “313” ka shqyrtuar incidentin dhe ka vendosur një masë…

Read More