Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hapur një hetim zyrtar mbi mënyrën se si u hoq gjoba rekord prej 120 milionë euro ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Sipas burimeve të “Kapitali”, SPAK ka sekuestruar dokumentacionin zyrtar nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të lidhur me procesin e pezullimit dhe moszbatimit të kësaj gjobe. Pse u vendos gjoba 120 milionë euro? Gjoba u vendos në vitin 2019 nga Dogana e Fierit, pas një hetimi dyvjeçar të Drejtorisë së përgjithshme të Doganave. Hetimi pretendonte se Bankers Petroleum kishte shmangur rreth 30 milionë euro akcizë,…
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në lidhje me procedurën e…
Një avion i nisur nga Londra me destinacion Tiranën nuk ka mbërritur ende në Shqipëri pasi në Gjermani ka devijuar rrugën. Avioni i Wizz Air i nisur nga Luton Airport pritej të mbërrinte në Rinas në orën 10:55, por në Mynih avioni ka devijuar rrugën dhe është kthyer në destinacionin fillestar, Londër. Raportohet se 5 pasagjerë janë sëmurur papritur me gjendje të fikëti dhe sapo ekuipazhi ka njoftuar pilotin ai ka devijuar rrugën për t’u kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana. Avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë,…
Zbardhen përgjimet, ish-kreu i ARRSH firmoste transfertat për ‘DAAM shpk’! Motra: Faturat po t’i çoj
TIRANË- Përgjimet nga Dosja e SPAK të Evis Berberit janë zbardhur ditën e sotme. Sipas dosjes, Berberi vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk dhe kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun. Në dosje thuhet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat. Gjithashtu ai angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë. Kjo…
Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet në drejtim të numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku, për të cilën Gjykata vendosi sot masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit. Përveç saj Gjykata e Posaçme miratoi dhe masën e arrestit të shtëpisë për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kreun e Korportatës Energjitike Shqiptare Eduard Elezi. Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është nën hetim nga SPAK për procedurën e tenderit për ndërtimin e lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës. Tenderi, i hapur më 16 gusht 2021 dhe i shqyrtuar më 15…
Tre vite më parë, qeveria shqiptare shpenzoi një shumë prej 6.7 milionë eurosh për të filmuar territorin nga hapërisa, nëpërmjet satelitëve. Tenderi dështoi fillimisht, teksa më pas me procedura që ende sot e kësaj dite nuk janë publikuar, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u ngritën në fillim të vitit 2023. Ende sot e kësaj dite nuk janë publikuar detaje për firmën fituese, a janë zbatuar procedurat apo çfarë është filmuar. Institucionet shtetërore ende s’kanë në dorë filmimet e këtyre satelitëve, nëse janë apo jo efektive për erozionin, zjarret, ndërtimet pa leje apo edhe prerjen e pyjeve. Ndërkohë, ditët e…
Me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Balluku është pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë. “Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit personal ndalim i ushtrimit të detyrës dhe ndalim i daljes jashtë shtetit ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku,” tha një burim BIRN . “Po ashtu, janë caktuar masa sigurimi personal edhe ndaj dy personave të tjerë që janë nën hetim,” shtoi ai. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme bëri me dije se, duke qenë se masat e sigurimit kanë…
Aeroporti i Vlorës ndodhet në një situatë kaotike dhe pa drejtim, pasi kompania koncesionare ka mbetur pa administrator dhe pa një nga drejtuesit teknikë. Dorëheqjet dhe shkarkimet e fundit kanë lënë kompaninë në një gjendje boshllëku drejtues, ndërkohë që punimet në aeroport vazhdojnë, por secili nga aksionerët punon i ndarë, pa koordinim dhe pa një qendër të qartë vendimmarrjeje. Konflikti mes ortakëve kryesorë, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, është thelluar. Sipas Kapitali.al, Pacolli ka tentuar të zëvendësojë drejtuesit dhe të marrë kontroll të plotë, ndërsa Ademi ka reaguar duke kërkuar masa sigurie në gjykatë për të bllokuar çdo vendim të…
Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli janë dy ish-vartësit e Belinda Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe iu është ndaluar largimi jashtë vendit. Në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret. Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.
Në atentatin i gjithë përpilimi i aktit final, atij të ekzekutimit të Gilmando Danit, ndodh në harkun kohor të tri minutave, nga dalja e makinës me të cilën ai udhëton nga parkingu i jashtëm i aeroportit deri në rrethin e parë jashtë terminalit, ku po e presin qitësit. “Pasi makina ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka dalë nga parkingu i jashtëm i aeroportit ku ishte parkuar për disa ditë, në orën 14.15 min automjeti ka vazhduar lëvizjen në drejtim të rrethrrotullimit të Rinasit”, thuhet në dosjen hetimore. Është pikërisht këtu, që siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara…