Autor: InfoNews

Gjate dy javëve të fundit dhjetra punonjës të AKSH në institucionin qëndron, por edhe të deleguar pranë disa ministrive, janë paraqitur për t’u marrë në pyetje dhe dhënë shpjegime në SPAK. Burimet thanë se disa procedura prokurimi të dyshuara me shkelje ligjore janë përfshirë në një procedim penal që po hetohen nga prokurori Bledar Maksuti. Në kuadër të hetimeve të AKSHI-t në pyetje është marrë drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe biznesmeni Ermal Beqiraj. https://infonews.al/spak-thellon-hetimet-per-tenderat-e-akshi-t-ne-site-drejtues-kompani-dhe-skema-abuzimi-me-tendera/ Sipas informacioneve në qendër të hetimit ndodhet edhe Ermal Beqiri dhe kompania e tij “Soft & Solution”, e cila dyshohet se ka përfituar në mënyrë të përsëritur tendera…

Read More

Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashkëpunimit të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, në kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris” dhe hetime të tjera, çoi në prishjen e vendimit të dënimit të tij më 12 nëntor. Ish-prokurori Aurel Zarka u deklarua fajtor më 20 maj për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje…

Read More

Rreth 6 000 avionë të familjes Airbus A320 janë përfshirë në një urdhër të detyrueshëm rikthimi për përditësimin e softuerit, (programeve kompjuterike të avionit) duke shkaktuar anulime dhe vonesa të shumta në fluturime në mbarë botën. Masa erdhi pas një incidenti të muajit të kaluar, ku një avion i JetBlue pësoi rënie të papritur të lartësisë për shkak të një defekti në softuerin e kontrollit të fluturimit. Hetimet zbuluan nevojën për një përditësim të menjëhershëm, ndërsa disa modele kanë nevojë edhe për ndërhyrje teknike shtesë. Për këtë arsye, kompani ajrore të mëdha si American Airlines, Air France, Lufthansa, Avianca dhe…

Read More

SPAK ka zgjeruar ndjeshëm hetimet lidhur me tenderat e dhënë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke bashkuar në një dosje të vetme çështjet që lidhen me drejtues dhe kompani të përfshira në procedura të dyshuara abuzuese. Sipas informacioneve në qendër të hetimit ndodhet edhe Ermal Beqiri dhe kompania e tij “Soft & Solution”, e cila dyshohet se ka përfituar në mënyrë të përsëritur tendera të AKSHI-t përmes procedurave me garë të kufizuar dhe konkurrentëve formalë. SPAK ka sekuestruar dokumentacion, kontrata dhe të dhëna financiare për të verifikuar mënyrën e zhvillimit të këtyre prokurimeve. Ermal Beqiri dyshohet për…

Read More

Dy të arrestuar, një tjetër shpallet në kërkim** Hetimet për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur në zonë edhe si “Mondi i Mëhallës”, kanë sjellë zhvillime të reja. Policia e Elbasanit thotë se dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si i dyshuar për përfshirje në ngjarje. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, kur Hyka u gjet i pajetë brenda automjetit të tij pasi u qëllua 6 herë me pistoletë. Menjëherë pas krimit, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi analizimin e kamerave të sigurisë për të rindërtuar lëvizjet e autorëve. Sipas burimeve të…

Read More

Biznesmeni Klodian Allajbeu vazhdon të përfitojë para nga buxheti i shtetit duke u favorizuar në tenderat publikë. Së fundmi, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur fituese kompaninë “E V I T A sh.p.k.”, e cila është në pronësi të Allajbeut, në një nga tenderat për “blerjen e materialeve mjekësore për shërbimin e kardiokirurgjisë për 24 muaj”, duke skualifikuar konkurrentin tjetër nga gara, megjithëse ky i fundit kishte ofertën më të arsyeshme. Konkretisht, bëhet fjalë për Lotin 4 të kësaj procedure, “Sutura për Kardiokirurgjinë”, i cili parashikon furnizimin e shërbimit të kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve…

Read More

Një 55-vjeçar është ekstraduar nga Kroacia në Shqipëri pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale. Emin Shabani, 55-vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut, është ekstraduar pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderueshëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Shabani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të. Ai është pjesë e një që u godit nga SPAK në fillim të këtij viti, ku një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një…

Read More

Nga 27 nëntori 2025, NOA është bërë njësi biznesi e ABI Bank. Përtej gjërave të bukura që thonë reklamat e saj, ky është një risk i madh për qytetarët që kanë marrë kredi tek ky institucion financiar. Blerja nuk synon thjesht disa zyra, apo zgjerimin e shërbimeve të bankës në këtë spektër të NOA-s në Shqipëri dhe Kosovë. Në fakt, blerësi është kompania “Tranzit” shpk, që ka fokus kryesor mbledhjen e borxheve dhe trasferimin e pronave të përfituara nga likuidimi. Po si është mundur që të ndodh kaq lehtësisht. Ndikimi politik i Edi Ramës ndaj Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit…

Read More

Një 55-vjeçar është ekstraduar nga Kroacia në Shqipëri pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale. Emin Shabani, 55-vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut, është ekstraduar pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderueshëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Shabani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të. Në muajnë Maj SPAK ka zhvilluar një operacion për krimet në dogana dhe në tatime ndërsa mësohet se janë lëshuar disa urdhër-arreste. Sipas raportimeve, në pranga kanë rënë biznesmenë, doganierë ndërsa në…

Read More

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), ku u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover, biznesmeni Mondi Mehalla alias Edmond Hyka. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Sipas të dhënave paraprake, viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij. Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri. Ai ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.…

Read More