Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Atentati në Lezhë, si u tentua vrasja nipit të Ardian Nikulaj

    Atentati në Lezhë, si u tentua vrasja nipit të Ardian Nikulaj

    Aktualitet Nga InfoNews02.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Atentati në Lezhë, si u tentua vrasja nipit të Ardian Nikulaj

    Shënjestër e atentatit në berberhanen në Rrilë të Lezhës, nuk ishte pronari, i cili u plagos me 5 plumba, por dy djem nga fisi Nikulaj.

    Reklamë

    Nipi i plagosur nuk është gjetur në asnjë spital, dhe nuk dihet nëse hetuesit kanë rënë në kontakt edhe me djalin e Nikulajt. Atentatorët s’janë identifikuar, por plani i tyre për vrasje, dështoi pasi në berberhane po qethej një polic civil, i cili iu kundërpërgjigj me armë.

    ***
    11 ditë më parë, më 22 janar të këtij viti, Arben Nikulaj, vëllai i biznesmenit të vrarë më 19 prill të vitit 2023, druhej se ekzekutimi i Ardianit në hotelin e tij në Shëngjin, nuk e kishte mbyllur gjakmarrjen me fisin Lekstakaj. Siç ai tha për tabloidin britanik “The Sun”, kishte marrë paralajmërime se për kokën e tij ishin caktuar 1.7 milionë paund.

    Mbrëmjen e së dielës, një djalë i ri i fisit Nikulaj, djali i djalit të xhaxhait të Ardian Nikulaj, ra pre e një atentati. Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje, ka lidhje me hakmarrjen prej 3 dekadash me fisin Lekstakaj, por policia është duke hetuar.

    Merando Nikualj, 21 vjeç ishte duke prerë flokët në një berberhane në fshatin Rrilë të Lezhës. Rreth orës 21:00, një sulm me breshëri kallashnikovi nga rruga drejt berberhanes, nga 2 armë, e la të plagosur në këmbë të riun. Për të nuk dihet më asgjë, pasi pas atentatit, u largua, dhe nuk ka informacione zyrtare që të ketë marrë trajtim në ndonjë spital në vend. Policia ka kryer kontrolle edhe në klinika private, por nuk ka rënë në gjurmë të tij.

    Breshëria e plumbave kapi edhe pronarin e berberhanes që njëkohësisht po qethte Merando Nikulajn, nipin e Ardianit. 30-vjeçari Sokol Daci mori 5 plumba, 2 në kraharor, 2 në bark dhe 1 në këmbë, dhe ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Në berberhane ishte dhe efektiv. Polici civil, edhe pse jo në detyrë, iu kundërpërgjigj me 4 të shtëna me armën e shërbimit, breshërisë së agresorëve. Ai i tha hetuesve se ndërhyri për t’i neutralizuar autorët, por se nuk arriti të njohë asnjërin prej tyre. Ky reagim ka ndikuar edhe në largimin e të dyshuarve pa realizuar vrasjen e shënjestrës së tyre.

    Policia u rikthye sërish në vendngjarje mëngjesin e së hënës. Si një betejë lufte, shenjat e plumbave shfaqen jo vetëm në fasadën e xhamtë të sallonit, por edhe në biznese të tjera.

    Policia nuk e di kush janë autorët, por deri më tani ka të qartë dinamikën e asaj çfarë ndodhi. 7 persona dyshohet se morën pjesë të shpërndarë në 2 automjete. Dy dolën jashtë “AUDI-t” dhe qëlluan me breshëri mbi 30 plumba nga kallashnikovë dhe pistoletë. Më pas hynë në makinë dhe u larguan, dyshohet në drejtim të Tiranës. Rruga ka shumë alternativa të tjera devijimesh, të cilat mund të jenë përdorur për të humbur çdo gjurmë.
    Për zbardhjen e ngjarjes disa persona u shoqëruan, por deri tani nuk kanë dhënë ndihmë konkrete në hetime. Berberhania nuk ka kamera sigurie, dhe as zona përreth. Vetëm automjeti i atentatorëve u identifikua nga kamerat e disa bizneseve ngjitur. Për të faktuar me prova shkencore praninë e nipit të Nikulajt në berberhane, policia mori gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, të cilëve do t’iu bëhet ADN-ja.
    Sokol Daci ushtronte profesionin e berberit prej vitesh dhe nuk njihej si person problematik apo me precedentë të mëparshëm penalë, një e shkuar e pastër e cila e përforcon bindjen e hetuesve, se nuk ishte ai shënjestra e atentatit.
    3 muaj pas atentatit të Ardian Nikualajt në Shëngjin, në Balldren të Lezhës, më 19 korrik të vitit 2023, u vra në shenjë hakmarrje një anëtar i fisit Lekstakaj, Nikolini 42-vjeçar.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.