Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kokaina lum…/ Ja kush janë anëtarët e grupit të Mir Pepës

    18.04.2026

    Plagoset me armë Ilirjan Dosti në Tiranë

    17.04.2026

    Bardha Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

    17.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    31 mln € në xhepat e e Frident Kuqit dhe Dionis Likometajt! Pse shpallen fitues të përhershëm? Nga roli i Albetrol tek hijet e skandalit zbuluar nga KLSH

    Nga InfoNews22.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Bashkimi i operatorëve “Europetrol Durrës Albania” sh.a. dhe “Bitex Refinery” sh.a. është shpallur fitues i ankandit më të fundit të zhvilluar nga Albpetrol për shitjen e rreth 101 mijë tonëve naftë. Procedura, e hapur në fillim të gushtit, është mbyllur me një ofertë me vlerë rreth 31 milionë euro, sipas burimeve të monitor.al.

    Në njoftimin zyrtar, Albpetrol nuk jep shifrën e plotë të kontratës, por thekson se fituesit duhet të paguajnë një sigurim kontrate prej 311 milionë lekësh, që përbën 10% të vlerës së saj. Kontrata duhet të nënshkruhet brenda 15 ditëve, ndërsa sasia e karburantit duhet të tërhiqet në një periudhë 12-mujore. Në rast refuzimi apo tërheqjeje, sigurimi i ofertës konfiskohet dhe ankandi shpallet i pavlefshëm.

    Formati i shitjes është ai i miratuar më herët: çmimi minimal llogaritet 77.45% e çmimit ndërkombëtar Brent + K, ndërsa në pikat e lëvrimit 77.45% e Brent – 4.04 USD/bbl + K, ku “K” mbetet diferencë e lirë ofertuesish. Nafta që shitet ndodhet në depozitat e Albpetrol në Usojë, Visokë, Gorisht, Zharrëz, Kuçovë dhe Amonicë.

    Fitues të përhershëm

    “Europetrol Durrës Albania”, kompani në pronësi të Frident Kuqit, dhe Bitex Refinery me bazë në Elbasan (dikur e njohur si R.B.H. Beline), janë mes fituesve më të shpeshtë të ankandeve të Albpetrol ndër vite. Procedurat shpesh kanë ngjallur debat për mungesë konkurrence reale.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar raste ku këto kompani kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, duke deklaruar shpenzime për eksport të naftës, ndërkohë që produkti është shitur brenda vendit. Në raportin e KLSH thuhet se Albpetrol u njeh operatorëve shpenzime të transportit dhe magazinimit sikur nafta të eksportohej, ndonëse nuk ka pasur kompani të huaja fituese të ankandeve. Shumica e këtyre shpenzimeve konsiderohen fiktive, duke sjellë ulje të çmimit real që duhet të paguajnë operatorët vendas.

    Prodhimi dhe ankandet

    Albpetrol raportoi për vitin 2024 një prodhim prej mbi 70 mijë tonë naftë, me një rritje modeste prej 1.8% krahasuar me një vit më parë. Sasitë që kompania hedh në ankand përfshijnë si prodhimin e saj direkt, ashtu edhe naftën që i kalon nga kompanitë koncesionare.

    Në vitin e kaluar, ankandi i fundit për 159 mijë tonë naftë, me vlerë rreth 70 milionë euro, u fitua po nga Europetrol dhe R.B.H. Beline (tashmë Bitex Refinery).

    Kush është Frident Kuqi?

    Fituesi i radhës, Frident Kuqi, është një emër i njohur në tregun e naftës. Ai zotëron 100% të aksioneve të Europetrol Durrës Albania, ndërsa kontrollon gjithashtu edhe kompaninë Al Global Oil, pjesë e grupit Europetrol Group.

    Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) të vitit 2023, vetëm në dy vitet e fundit, në periudhën kur çmimi i naftës ishte rritur ndjeshëm, Albpetrol në bashkëpunim me kompani private i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 5.8 milionë dollarësh. Mekanizmi i përdorur, sipas raportit, ka qenë ulja e fiktive e çmimit për operatorët vendas, duke regjistruar transaksione sikur nafta të ishte shitur për eksport – edhe pse blerësit ishin kompani shqiptare.

    KLSH sjell tre raste konkrete: në vitin 2021, rreth 40 mijë tonë naftë u shitën tek R.B.H Beline (rafineria e Cerrikut, sot Bitex Refinery) dhe tek Al Global Oil në Fier, duke u zbritur shpenzime eksporti që nuk kanë ekzistuar kurrë. Përfitues direkt i kësaj skeme, sipas raportit, rezulton Frident Kuqi.

    Lidhjet mes kompanive

    Europetrol ka qenë shpesh në bashkëpunim me R.B.H Beline sh.a., kompani e administruar nga Dionis Likometa, me të cilin dyshohet se Kuqi ka ndarë interesa të përbashkëta në ankandet e Albpetrol. Dyshimet për marrëveshje paraprake dhe favorizime janë theksuar edhe në raportet e auditimit, ndërsa vihet në dukje roli i drejtuesve të Albpetrol në këto procedura.

    Konfliktet mjedisore

    Përveç dyshimeve financiare, emri i R.B.H Beline lidhet edhe me problematika mjedisore. Mëngjesin e 26 qershorit 2023, banorët e fshatit Balldren në dalje të Elbasanit raportuan ndotje të rëndë të ajrit dhe erë të padurueshme, që sipas tyre vinte nga rafineria. Tre banorë depozituan kallëzim në Policinë e Elbasanit, e cila njoftoi se kishte referuar një procedim penal në Prokurori ndaj administratorit të kompanisë, Dionis Likometa, për ndotje të ajrit. Likometa i mohoi akuzat e banorëve, por çështja mbetet e hapur.

    “Bitex Refinery” sh.a Europetrol Durrës Albania” sh.a.
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kokaina lum…/ Ja kush janë anëtarët e grupit të Mir Pepës

    18.04.2026
    Aktualitet

    Plagoset me armë Ilirjan Dosti në Tiranë

    17.04.2026
    Aktualitet

    Bardha Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

    17.04.2026
    Aktualitet

    Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

    17.04.2026
    Aktualitet

    SPAK jep pretencën për mjeshtrin e tenderave korruptiv! Ja sa pritet të dënohet Evis Berberi

    17.04.2026
    Aktualitet

    Tropojani Granit Pepnika bosi i Call Center në Tiranë, flet punonjësja e ‘penduar’

    16.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kokaina lum…/ Ja kush janë anëtarët e grupit të Mir Pepës

    18.04.2026

    Plagoset me armë Ilirjan Dosti në Tiranë

    17.04.2026

    Bardha Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

    17.04.2026

    Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

    17.04.2026

    SPAK jep pretencën për mjeshtrin e tenderave korruptiv! Ja sa pritet të dënohet Evis Berberi

    17.04.2026
    Më të lexuarat

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Nga InfoNews11.04.20260

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90%…

    Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e Gazment Neza pronarit të UBA Bank! Lidhja me Kadri Morinaj

    14.04.2026

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy e Marin Gjonaj dhe zyra në Beograd 

    16.04.2026

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    13.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.