Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    S’ka ankesa, Emiljano Dusha “gëzon” tenderin e pajisjeve policore, raporti ekskluziv i Policisë së Shtetit me MSSC

    Nga InfoNews07.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur përfundimisht fituesin e tenderit për furnizimin me pajisje policore. Kompania MSSC, në pronësi të biznesmenit Emiljano Dusha, është shpallur fituese me një ofertë prej 50.3 milionë lekësh, ose 91% të fondit limit të përcaktuar për këtë procedurë.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, në këtë tender nuk ka pasur asnjë ankesë dhe MSSC ka qenë i vetmi ofertues, duke e fituar procedurën pa konkurrencë.

    Ky është një tjetër kontratë në listën e gjatë të tenderëve që Dusha ka fituar ndër vite me institucionet ligjzbatuese në vend, përfshirë armatime, pajisje speciale dhe furnizime të klasifikuara, shpesh nëpërmjet procedurave të drejtpërdrejta dhe në një raport të theksuar preferencial.

    Tenderi ishte shpallur për herë të parë në prill 2025, por pas disa shtyrjesh dhe anulimesh, për arsye që nuk janë bërë publike, kontrata u lidh këtë javë me MSSC-në, që ka ndërtuar një histori të gjatë bashkëpunimi me Policinë e Shtetit.

    Emiljano Dusha, për të cilin opozita ka dorëzuar më herët kallëzim penal në SPAK për blerje votash në shërbim të Partisë Socialiste, ka rritur ndjeshëm ndikimin në tregun e furnizimeve me armatime dhe pajisje sigurie që pas vitit 2013.

    Në vitin 2023, kompania e tij raportoi një fitim neto prej 822 milionë lekësh (8.2 milionë euro), kryesisht nga kontrata të lidhura me ushtrinë dhe policinë.

    Më parë, MSSC ka përfituar edhe një tender sekret prej 30 milionë eurosh për furnizimin e ushtrisë me armë, një kontratë e dhënë përmes negociatave të drejtpërdrejta pa shpallje publike.

    Përtej dominimit të tij në këtë sektor, fakti që në tenderin aktual nuk mori pjesë asnjë kompani tjetër, ndonëse në treg veprojnë të paktën 3-4 subjekte të profilizuara në këtë fushë – ka ngjallur dyshime për mungesë të konkurrencës reale dhe ndarje të paracaktuar të kontratave.

    Sipas burimeve të brendshme, këto kompani “e kanë ndarë tregun” mes tyre në tenderë të ndryshëm, duke shmangur përplasjet direkte.

    Kontrata e re me Policinë e Shtetit duket se konsolidon më tej pozicionin dominues të MSSC-së në tregun e sigurisë dhe armatimit, ndërkohë që mekanizmat e kontrollit të konkurrencës në prokurime mbeten të paefektshëm. /skyweb.al

    Emiljano Dusha MSSC
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Aktualitet

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026
    Aktualitet

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.