Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ish-drejtori i Albpetrol Endri Puka skemë korrupsioni 1.4 mln euro me Bankers, Alket Hyseni mori 6 mln €

    Nga InfoNews20.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Siç edhe e kemi sinjalizuar përmes një artikulli në korrik të vitit të kaluar, tashmë Prokuroria e Fierit ka konfirmuar përfshirjen e ish drejtorit të Albpetrolit, Endri Puka në një aferë korruptive dhe pastrimi parash me kompaninë Bankers, e cila përfaqëson zhvatjen më të madhe në historinë e Shqipërisë. Në dosjen e Prokurorisë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro të Bankers, evidentohet se kompania AKSENT L&BC me pronar kryesor dhe administrator Endri Puka ka kryer faturime të dyshuara fiktive për Bankers, duke përfituar 1.4 milionë euro.


    Në dosjen e Prokurorisë ky episod trajtohet si një rast evazioni fiskal dhe përdorimi të konpanisë së Pukës nga Bankersi për faturime fiktive për të fryrë shpenzimet, duke përfituar edhe rimbursim TVSH.

    Por, faktet dhe rrethanat tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të mirëfillt korrupsioni. Endri Puka, si mëkëmbës i ish pashait të Jugut, Koço Kokëdhima, ka qenë administrator i Albpetrol gjatë periudhës 2014-2018. Disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, investigime mediatike dhe evidenca kanë treguar se Endri Puka, si drejtor i kompanisë shtetërore të naftës, ka favorizuar Bankers, duke i shkaktuar shtetit shqiptar miliarda lekë dëm ekonomik.

    Madje, Puka u pezullua nga detyra me vendim gjykate dhe më pas u shkarkua pasi favorizoi shoqërinë private “Phoenix” me vendburimet e naftës. Si drejtor i Albpetrol, Puka ka pasur detyrë të mbikqyrë koncesionet e naftës. Koncensionari kryesor ishte Bankers, që ka bërë kërdinë me shpërthimet, kontrabndën, investimet etj.

    Në këmbim, Bankers dyshohet se ka sajuar pagesën 1.4 milionë euro për Endri Pukën. Një vit pas shkarkimit, Puka themelon kompaninë AKSENT L&BC, me objekt kryerja e analizave dhe strategjive të biznesit, me të cilën përlan 1.4 milionë euro nga Bankers.

    Po aq flagrant është implikimi i ish deputetit socialist (2017-2021), Alket Hyseni, i cili ka përfituar 6 milionë euro nga Bankers për shërbime të dyshuara si fiktive, përmes zyrës së tij ligjore H&A Law Firm, në administrim nga kunati i tij, Idajet Çelaj. Zyra ligjore, themeluar nga babai pensionist i Hysenit, Namik Hyseni, është lakuar edhe për implikim në zhvatje pronash në jug të vendit, kur Hyseni udhëhoqi task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimin e paligjshëm të pronave shtetërore.


    Hysenit i përfundoi mandati i deputetit në 2021. Në tetor të 2022 Hyseni mori 51 % të aksioneve të studios ligjore dhe në vitin 2024 100 % të aksioneve. Hyseni, i cili ka nisur karrierën 25 vite më parë si doganier në Kakavijë, në 2016 bëhet drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe një vit më vonë deputet. Ka dyshime të forta se Hyseni, në këtë detyrë, ka konstatuar pastrimin masiv të parave nga Bankers, i konfirmuar nga Prokuroria e Fierit.

    Në vend të denoncimit në Prokurori, Hyseni dyshohet se ka hyrë në pazar me Bankersin, duke ndarë bashkë një pjesë të parave. Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar se Bankers i ka dhënë 6 milionë euro Alket Hysenit përmes zyrës së tij ligjore nga viti 2014 deri në vitin 2025. Mbetet për t’u parë nëse Hyseni, edhe si deputet, ka favorizuar Bankers. Nuk kuptohet se çfarë evidencash të tjera pret SPAK për të tërhequr dosjen penale të Bankers, me akuza të shtuara korrupsion dhe grup kriminal./ Prapaskena.al

    Albpetrol Endri Puka Bankers Bankers Petroleum Albania Ltd
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.