Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!

    15.08.2026

    Dështon atentati në Elbasan! Autorit i ngec arma

    15.08.2026

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit – Albchrome humbi 15 milionë euro

    15.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “Kishte bërë shumë gola”/ Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, grupi i “Kid Vlonjatit” i hoqi thonjtë me pinca!

    Nga InfoNews26.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “Kishte bërë shumë gola”/ Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, grupi i “Kid Vlonjatit” i hoqi thonjtë me pinca!

    “Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqiptarë, të cilët e kanë njohur Nertil Buzin.

    Në zhargonin e përditshëm të grupeve kriminale, “bërja gol” nënkupton moskorrektësi në shitblerjen e drogës apo, më keq akoma, në grabitjen e shtëpive të barit.

    Tch ka ndërtuar dinamikën se si u mor peng katër vite më parë në Londër, Nertil Buzi, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë mbrëmjen e të premtes, pasi mori peng ish-të fejuarën dhe i vrau dy prindërit.
    Gjithçka nisi në fund të shtatorit të vitit
    Një grup kriminal me aktivitet në qytetin e Manchesterit mbërrin në Londër.

    Mundën ta bindnin Nertil Buzin ta takonin në një hotel në Lindje të Londrës, si një zonë asnjanëse negocimi, pasi diçka nuk kishte shkuar mirë me disa shtëpi kanabisi të grupit nga Vlora.

    Buzi ka pranuar pa e ditur se po shkonte drejt një kurthi të mirëmenduar pengmarrjeje.

    Sapo ka hyrë në dhomën e hotelit, e kanë lidhur me zinxhir te radiatori ngrohës i dhomës, duke i vendosur ngjitëse në gojë.

    Kanë ngulmuar t’i paguante 400.000 stërlina, por gjatë dy ditëve të para kuptuan se këtë shumë Buzi nuk e dispononte në Angli.

    Sipas tij, paratë i kishte dërguar në Shqipëri.

    Pengmarrësit avancojnë me kërkimin e parave në familjen e Buzit në Shqipëri.

    Nga telefoni i Nertil Buzit i telefonojnë me video vëllait, ku e tregojnë atë të lidhur e të rrahur barbarisht.

    Kërkesa e njëjtë.

    “Ose çoni në Vlorë 400.000 stërlina, ose Nertili do të vritej.”
    Pengmarrësit mendonin se, duke përdorur telefonin e pengut, ishin të sigurt nga moszbulimi i vendndodhjes.

    Disa orë më pas, nga kjo kërkesë, një tjetër telefonatë, po me video call.

    Kësaj here, duke e torturuar me shkuljen e thonjve me një pincë.

    Në këtë moment, vëllai i Nertilit e kupton sa serioze është situata.

    Shkon në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit, duke dëshmuar për telefonatat e marra nga Londra.

    Kjo drejtori, përmes një shkrese me mbishkrimin “Sekret”, ia dërgon Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit.

    Menjëherë, Pëllumb Seferi, drejtor i kësaj drejtorie, mendon shpejt dhe inicion një operacion të përbashkët me partnerët britanikë.

    Përfshihet në këtë operacion edhe Neritan Nallbati drejtor i policisë kriminale ne Policinë e Shtetit.

    Koordinimi i operacionit në Londër ndodh nëpërmjet kanaleve të konsoliduara policore Shqipëri-UK.

    Britanikët reagojnë menjëherë.

    Vihet në lëvizje skuadra elitë e pengmarrjeve në Policinë Metropolitane, si dhe NCA, Agjencia Kombëtare Kundër Krimit.

    Fillimisht, përmes numrit të telefonit të Nertil Buzit lokalizohet zona nga ku ky numër dërgonte sinjal.

    Dërgohet një skuadër vëzhgimi, e cila stacionohet jashtë hotelit.

    Dy agjente femra rezervojnë një dhomë në këtë hotel.

    Grupi i vëzhgimit arrin të fotografojë disa persona që hynin e dilnin në intervale të ndryshme kohe.

    Fotot analizohen në zyrën e operacioneve të Met Police dhe arrihet në përfundimin se ata ishin shqiptarë.

    Analizohen duke u krahasuar me fotot në sistemin kombëtar të policisë angleze.

    Arrihet të zbulohet identiteti i vetëm njërit prej tyre.

    Më pas zbulohet numri i telefonit që përdorte dhe vihet në përgjim, veprim që çoi në identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, mes tyre edhe një grua.

    Ndërkohë, dy agjentet femra mision parësor kishin identifikimin e dhomës ku mbahej pengu, Nertil Buzi.

    Në fshehtësi të plotë, i kërkojnë menaxherit të hotelit pamjet e kamerave të sigurisë për 10 ditët e fundit, pa i treguar se në atë hotel po mbahej dikush peng.

    Pamjet e CCTV analizohen në zyrën operacionale të këtij operacioni. Zbulohet momenti kur Nertil Buzi mbërrin në hotel, merr ashensorin dhe i drejtohet një dhome.

    Tashmë, kur Met Police kishte në dorë edhe ekzaktësisht vendndodhjen e pengut, nis hartimi i planit të shpëtimit.

    E panjohura më e madhe ishte nëse pengmarrësit ishin të armatosur apo jo.

    Vendoset të ndërhyhet përmes një skuadre të armatosur gjatë mesnatës.

    Ndërkohë, në Fier dhe Tiranë, telefonatat që vinin në telefonin e vëllait të Nertilit regjistroheshin dhe në kohë reale i dërgoheshin Policisë Metropolitane.

    “Nëse nuk do të ndërhynim për ta liruar atë moment, Nertil Buzin do ta kishin vrarë, pasi nga bisedat e përgjuara grupi kriminal gjithnjë e më shumë po e kuptonte pamundësinë e marrjes së 400.000 stërlinave.”
    Fillimisht, nga jashtë kanë lëshuar një granatë me gaz në dhomë dhe më pas është bërë neutralizimi i tre personave në dhomë.

    Nertil Buzi ishte në një gjendje gati kolapsi si pasojë e torturave dhe nën mbrojtje policore, dërgohet në spital.

    Atë kohë, në përfundim të operacionit, një zëdhënës i Met Police tha se për këtë pengmarrje ishin arrestuar me akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënim për të vrarë shtetasit shqiptarë.

    Nelid Arapi, 26 vjeç, banues në Haringey, Londër, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitjeje të lëndës narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

    Njohur me pseudonimin “Kid Vlonjati”, me precedentë penalë në Shqipëri prej moshës 19 vjeç.

    Xhon Guveli, 28 vjeç, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

    Fation Arapi, 27 vjeç, banues në Peterborough, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

    Armando Brahashaj, 26 vjeç, banues në Brent, Londër, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

    Eduart Çepele, 30 vjeç, banues në Manchester, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

    Emanuela Arapi, 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Manchester, akuzohej për burgosje të rreme.

    Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Nertil Buzi bashkëpunoi me policinë, duke dëshmuar për të gjitha rrethanat e pengmarrjes.

    Ai u mbajt në një “safe house”, shtëpi të sigurt, prej Met Police si dëshmitari kyç i prokurorisë në procesin që do të pasonte në gjykatë. Buzi fillimisht pranoi të dëshmonte kundër pengmarrësve të tij.

    Dy vite pasi të gjashtë të arrestuarit do të dilnin në Harrow Crown Court, prokuroria u tërhoq nga akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënim për të vrarë ndaj të pestëve.

    Pesë prej tyre u liruan automatikisht nga salla e gjyqit, ndërsa më 15 prill 2024, Harrow Crown Court dënoi Nelid Arapin me 16 muaj burg për posedim kanabisi me qëllim shitjeje.

    Dy janë hipotezat e mundshme përse kolapsoi ky proces pengmarrjeje.

    E para, Nertil Buzi mund të jetë tërhequr nga fjala e dhënë për të dëshmuar kundër pengmarrësve të tij.

    E dyta, prokurorët janë njohur me strategjinë e mbrojtjes, e cila do ta diskreditonte përpara gjykatës Buzin me të dhëna si i përfshirë në aktivitete kriminale.

    E nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të ishte një turpërim publik për prokurorët dhe, si pasojë e këtij rreziku, tërhoqën akuzat.

    E gjitha kjo, një zhgënjim për ata që u përfshinë në Tiranë dhe Londër në këtë operacion kompleks, me të vetmin ngushëllim lirimin e pengut gjallë.

    "Kishte bërë shumë gola"/ Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër grupi i "Kid Vlonjatit" i hoqi thonjtë me pinca!
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!

    15.08.2026
    Aktualitet

    Dështon atentati në Elbasan! Autorit i ngec arma

    15.08.2026
    Aktualitet

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit – Albchrome humbi 15 milionë euro

    15.08.2026
    Aktualitet

    Mand Dervishi i dorëzohet italianëve! Kishte 7 identitete por nuk shpëtoi dot

    15.08.2026
    Aktualitet

    Vrau Armand Beqirajn, lirohet para kohe Angjelin Sterkaj

    15.08.2026
    Aktualitet

    Ja kush është artisti i njohur shqiptar që u kap me 2 milion euro kokainë: E dua për vete

    15.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!

    15.08.2026

    Dështon atentati në Elbasan! Autorit i ngec arma

    15.08.2026

    Skema e turqve për zhvatjen e kromit – Albchrome humbi 15 milionë euro

    15.08.2026

    Mand Dervishi i dorëzohet italianëve! Kishte 7 identitete por nuk shpëtoi dot

    15.08.2026

    Vrau Armand Beqirajn, lirohet para kohe Angjelin Sterkaj

    15.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.