Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Tatimet zbulojnë skemën mashtruese të Bankers Petroleum: Fryrje fiktive shpenzimesh për të shmangur taksat

    Nga InfoNews04.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas hetimeve ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke bërë të ditur se aksioni ndaj kësaj kompanie erdhi si rezultat i një verifikimi të thelluar 6-mujor nga Administrata Tatimore.

    Sipas deklaratës zyrtare, janë mbledhur prova që ngrenë dyshime të forta se kompania ka krijuar skema mashtruese përmes fryrjes fiktive të shpenzimeve, me qëllim shmangien e pagesës së tatimfitimit dhe përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së.

    “Administrata Tatimore është e angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër informalitetit dhe skemave mashtruese që dëmtojnë të ardhurat publike dhe konkurrencën e ndershme,” thuhet në njoftim.

    Aksioni i ndërmarrë më 2 korrik në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Fierit u zhvillua në zyrat qendrore të Bankers në zonën e Marinzës, pas hetimeve të kryera nga Drejtoria e Hetimit Tatimor.

    Sipas Tatimeve, skemat mashtruese janë realizuar përmes bashkëpunimit me individë dhe shoqëri të tjera kontraktuese, brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, punonjës të kompanisë dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer operacione financiare të dyshimta.

    “Objektivi ynë është garantimi i barazisë përpara ligjit, ku gjithsecili paguan atë që i takon. Ftojmë të gjitha subjektet të respektojnë detyrimet ligjore për të ndërtuar një klimë biznesi të shëndetshme dhe transparente,” përfundon deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. /skyweb.al

    Reklamë
    Bankers Petroleum
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026
    Aktualitet

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026
    Aktualitet

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026
    Aktualitet

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Aktualitet

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.