Nga Conad te Big Market! Çmimet e shportës ushqimore, sa ndyshojnë çmimet sipas supermarketeve
Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të ndryshojnë nga një supermarket në tjetrin, pavarësisht kërkesës së qeverisë për mbajtjen e çmimeve të ulëta për një periudhë 3- mujore.
Një krahasim i realizuar nga aplikacioni “Krahaso”, bazuar në çmimet që vetë rrjetet e supermarketeve kanë raportuar në “Pasqyrën e Çmimeve” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, tregon se një shportë me 11 produkte bazë kushton 1,720 lekë te SPAR, 1,752 lekë te Xhangolli dhe 1,853 lekë te Conad. Diferenca mes shportës më të lirë dhe asaj më të shtrenjtë arrin në 133 lekë apo 7.2%.
Shporta përfshin produkte të konsumit të përditshëm, si qumësht, vezë, miell, sheqer, vaj luledielli, makarona, kos dhe gjalpë. Në krahasim janë përfshirë të njëjtat marka produktesh, të njëjtat sasi për produktet e bulmetit krahasimi është bërë për të njëjtat përmbajtje, sipas sasisë së përqindjes së yndyrës. Nga krahasimi konstatohet se diferencat më të mëdha të çmimeve vërehen te disa prej produkteve të markave të importit.
Konkretisht, gjalpi i markës “Lurpak”, në paketimin 200 gramë, kushton 285 lekë te supermarketi “Xhangolli” dhe 335 lekë te “Conad”, me një diferencë prej 50 lekësh. Ndërsa makaronat Barilla nr. 5, në paketimin 500 gramë, kushtojnë 90 lekë te SPAR dhe 119 lekë te Conad. Një tjetër diferencë vërehet te qumështi Parmalat, 1 litër, i cili kushton 230 lekë te SPAR dhe 249 lekë te Conad.
Pavarësisht diferencave mes rrjeteve tregtare, sipas të dhënave të publikuara nga “Krahaso”, vlera totale e shportës ka mbetur e pandryshuar krahasuar me javën e mëparshme në të tria supermarketet. Po ashtu, asnjë nga 11 produktet e përfshira në krahasim nuk rezulton të ketë ndryshuar çmim gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë, Big Market dhe Extramarket raportojnë në Pasqyrën e Çmimeve çmime për një numër të kufizuar produktesh nga shporta e përzgjedhur. Te Big Market, sheqeri Ferra Classic kushton 75 lekë, ndërsa vaji i lulediellit Floriol 219 lekë. Te Extramarket, vezët Aiba, paketa me 10 copë, kushtojnë 180 lekë, ndërsa vaji i lulediellit Floriol 199 lekë.
“Krahaso” sqaron se çmimet e përdorura në këtë krahasim janë ato që vetë rrjetet tregtare raportojnë në Pasqyrën e Çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe nuk janë matje të kryera drejtpërdrejt në dyqane nga aplikacioni. Sipas metodologjisë së platformës, çmimet e rrjetit publikohen kur vlejnë në të paktën 80% të dyqaneve të tij, ndërsa në pika të veçanta shitjeje mund të ketë ndryshime.
Publikimi i çmimeve të mallrave ushqimore në platformën qeveritare “psqayra e çmimeve” nisi në mesin e muajit tetor. Në platformë janë pasqyruar çmimet e 238 produkteve nga 5 rrjete supermarketesh: Big Market, Conad, Extramarket, Spar dhe Xhangolli, për një total prej 155 dyqanesh, nga të cilat 109 ndodhen në Tiranë.
Monitor fillimisht krahasoi çmimet e shportës, duke përfshirë 10 produkte ushqimore (1 kg miell, 1 kg oriz, 1 pako makarona, 1 litër vaj luledielli, 1 kg sheqer, 1 litër qumësht, 1 kg kos, 1 pako gjalpë, vezë). Nga llogaritjet e kryera, platforma listoi si vlerë të ulët të shportës prej 1,412 lekë atë të rrjetit të supermarketeve SPAR. Vlera më e lartë për të njëjtat produkte të shportës ushqimore llogaritej prej 2,225 lekë. Platforma këtë vlerë e listoi për supermarketin Conad, nga 5 supermarkete në total që kanë publikuar çmimet.