Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rama – Ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve

    22.10.2026

    Nga Conad te Big Market! Çmimet e shportës ushqimore, sa ndyshojnë çmimet sipas supermarketeve

    22.10.2026

    Hapësirat e 4 kalave historike dalin në ”ankand” nga qeveria

    22.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Hapet thesi i investimeve, prona shtetërore me 50% të vlerës, sipërfaqe pa garë për privatët

    Hapet thesi i investimeve, prona shtetërore me 50% të vlerës, sipërfaqe pa garë për privatët

    Aktualitet Nga InfoNews22.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Hapet thesi i investimeve, prona shtetërore me 50% të vlerës, sipërfaqe pa garë për privatët
    Hapet thesi i investimeve, prona shtetërore me 50% të vlerës, sipërfaqe pa garë për privatët
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Qeveria propozon ndryshimin e mënyrës së administrimit dhe vënies në dispozicion të pronave shtetërore për investime, duke parashikuar pagesa të diferencuara sipas zonave, krijimin e një fondi të posaçëm të pasurive publike dhe mundësinë që investitorët të përfitojnë prona shtetërore kufitare pa procedurë konkurruese.

    Parashikimet përfshihen në projektligjin “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, të nxjerrë për konsultim publik më 21 tetor, i cili synon të zëvendësojë ligjin për investimet strategjike dhe atë për investimet e huaja.

    Reklamë

    Sipas nenit 14, territori do të klasifikohet në tri kategori: zona me potencial të lartë, të mesëm dhe të ulët zhvillimi. Klasifikimi do të miratohet nga Komiteti i Nxitjes së Investimeve, me propozim të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

    Në varësi të këtij klasifikimi, neni 16 parashikon vënien në dispozicion të pronave shtetërore kundrejt pagesave të përshkallëzuara:

    “Zona 1 në masën 100% të vlerës së përcaktuar

    Zona 2 në masën 50% të vlerës së përcaktuar

    Zona 3 kundrejt një tarife të reduktuar”.

    Vlera do të përcaktohet sipas referencave ligjore, ndërsa metodologjia dhe kushtet e vënies në dispozicion të pronave do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Projektligji nuk përcakton shumën konkrete të tarifës së reduktuar për zonën e tretë. Një tjetër ndryshim është krijimi i Fondit të Nxitjes së Investimeve, në të cilin do të përfshihen pasuri të paluajtshme shtetërore nga zonat me potencial zhvillimi.

    Neni 21 parashikon përfshirjen e pasurive shtetërore “të çdo kategorie dhe lloji”, në administrim të institucioneve publike, të cilat mund të vihen në dispozicion të projekteve sipas legjislacionit në fuqi. Përpara përfshirjes në fond, pronat duhet t’i nënshtrohen identifikimit, inventarizimit, verifikimit juridik dhe konsolidimit. Lista e tyre do të publikohet në faqen e AIDA-s.

    Projektligji përcakton gjithashtu se “Legjislacioni sektorial për pasuritë shtetërore zbatohet për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

    Një dispozitë tjetër u jep investitorëve privatë mundësinë të kërkojnë përdorimin e pronave shtetërore që kufizohen me pasuritë e tyre. Sipas nenit 15, kur prona shtetërore nevojitet për akses, lidhje infrastrukturore ose funksionimin e investimit, sipërfaqja e kërkuar nuk mund të tejkalojë 20% të pronës private. “Në këto raste, këto pasuri mund t’i vihen në dispozicion investitorit pa procedurë konkurruese”, përcakton neni, duke kërkuar certifikimin e statusit juridik nga Kadastra dhe pagesën e plotë të vlerës së pronës sipas metodologjisë përkatëse. Po ky nen përcakton se “Për investimet në pronë private, nuk zbatohen procedurat konkurruese publike të përzgjedhjes së investimeve”. Projektligji parashikon edhe konsolidimin e pronave në zonat e investimeve. Neni 19 detyron organin përgjegjës për Kadastrën të fillojë menjëherë regjistrimin fillestar dhe konsolidimin, nëse procedurat nuk janë kryer më parë, sipas legjislacionit në fuqi.

    Ndërkohë, neni 20 ruan mundësinë e përdorimit të brigjeve për projektet e përzgjedhura, ndërsa neni 22 lejon pjesëmarrjen e shtetit në investime përmes pronave, aseteve, infrastrukturës apo mjeteve financiare. Në relacionin shpjegues, qeveria pranon se mbështetja e investimeve për çështjet e pronësisë dhe infrastrukturës ka sjellë rreziqe fiskale dhe juridike, ndaj kërkon kritere të standardizuara dhe vlerësim paraprak të kostove e përfitimeve. Rregullat e detajuara për administrimin e fondit, vlerësimin e pronave dhe procedurat e mbështetjes do të përcaktohen me akte nënligjore pas miratimit të ligjit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rama – Ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Conad te Big Market! Çmimet e shportës ushqimore, sa ndyshojnë çmimet sipas supermarketeve

    22.10.2026
    Aktualitet

    Hapësirat e 4 kalave historike dalin në ”ankand” nga qeveria

    22.10.2026
    Aktualitet

    Bojkoti/ GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë!

    22.10.2026
    Aktualitet

    One Albania pranon skandalin: Ju lamë pa internet, por nuk e kishim me studentët

    22.10.2026
    Aktualitet

    Rritet numri i policëve që përfitojnë shpërblim 2500 euro

    21.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Rama – Ministrave: Dua dorëheqjen e gjithë drejtorëve të institucioneve

    22.10.2026

    Nga Conad te Big Market! Çmimet e shportës ushqimore, sa ndyshojnë çmimet sipas supermarketeve

    22.10.2026

    Hapësirat e 4 kalave historike dalin në ”ankand” nga qeveria

    22.10.2026

    Hapet thesi i investimeve, prona shtetërore me 50% të vlerës, sipërfaqe pa garë për privatët

    22.10.2026

    Bojkoti/ GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë!

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.