Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    Nga InfoNews09.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    922 stacione për karburante dhe 664 stacione për tregtimin e gazit të lëngshëm ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të shitjes me pakicë të karburanteve në Shqipëri.

    116 prej tyre janë vetëm në Tiranë, disa prej të cilëve janë bërë shpesh objekt i incidenteve që kanë vënë në rrezik jetën e banorëve.

    Reklamë

    Do mbyll shteti gojën apo do mbyllet karburant EIDA i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

    Pikat ku tregtohen lëndët e rrezikshme si nafta, benzina e gazi ndodhen rrëze pallateve, shpesh ngjitur me katet e para dhe në trotuare me shumë levizje. Por sa të rrezikshme jane ato për jetën e qytetarëve?

    Kjo pikë karburanti te rruga Bardhyl ndodhet në trotuar. Qytetarët lëvizin aty edhe në momentet kur janë duke u furnizuar automjete, në pamundësi të një hapësirë tjetër alternative për të ecur.

    E njëjta situatë është edhe në këtë pikë karburanti tek rruga “Hoxha Tahsim” pranë pazarit të ri. Automjetetet qëndrojnë për t’u furnizuar në trotuarin që ka shumë lëvizje në çdo moment të ditës.

    Edhe në zonën e ish bllokut, ky karburant ndodhet në mes të disa pallateve.

    Stacione të tilla janë të shumta në çdo zonë të Tiranës, kryesisht në nyjet e rrugëve kryesore nga qendra në periferi.

    Tv Klan u interesua pranë Inspektoriatit shtetëror teknik dhe Industrial, ISHTI, në lidhje me kushtet e tregtimit të karburanteve, i cili në një përgjigje standarde tha se këto pika kanë detyrim të respektojnë kriteret e sigurisë.

    “Tregtimi me pakicë i karburanteve dhe gazit të lëngëzuar nga nafta kryhet nga subjektet duke respektuar normat e kushtet teknike dhe masat për mbrojtjen nga zjarri. Stacionet e shitjes me pakicë të karburanteve si çdo subjekt që kryen veprimtari në fushën e hidrokarbureve, inspektohen nga ISHTI në zbatim të ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe Programeve vjetore e mujore të miratuara”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial.

    Sipas një vendimi të këshillit të ministrave të vitit 2014 pikat e karburantit në qytet duhet të plotësojnë kriterin e distancës prej 30 metrash nga pompa deri tek banesa më e afërt. ISHTI nuk iu përgjigj kërkesës së televizionit Klan nëse këto pika i respektojnë këto distanca.

    Ndonëse është ngritur vazhdimisht si shqetësim dhe në pikat e karburanteve ka pasur herë pas herë incidente me shpërthime dhe të lënduar edhe në njerëz, duket se ky kriter ende nuk ka gjetur zbatim, ndërsa institucionet kujtohen për sigurinë vetëm pasi ndodhin incidente të rënda.

    Reklamë
    Bolv Oil Eida ESP Oil Karburante Veliaj Petrol Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet? Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Aktualitet

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    09.09.2026
    Aktualitet

    Do mbyll shteti gojën apo do mbyllet karburant EIDA i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    TRONDITET VLORA! Qëllohet me kallash drejt Hotel Regina? Dhunohet Vasil Bedinajt

    Nga InfoNews03.09.20260

    TRONDITET VLORA! Qëllohet me kallash drejt Hotel Regina? Dhunohet Vasil Bedinajt Një ngjarje e rëndë…

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    03.09.2026

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    07.09.2026

    Përplasje titanësh në Orikum! Vasil Bedinaj vs Luan Muça: Resorti në Palasë dhe takimi i armatosur

    03.09.2026

    E PLOTË/ Çfarë ndodhi te hotel Regina në Vlorë? Gjobë apo konflikt pronësie, reagon policia

    03.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.