Zhduket 66-vjeçarja! Shteti i gjithi në këmbë, kërkime me helikopter dhe dronë! Në ndihmë edhe ushtria

Prej më shumë se katër ditësh vijojnë kërkimet për gruan e humbur në zonën e Kavajës dhe Durrësit
Prej më shumë se katër ditësh vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e një gruaje të raportuar të humbur në zonën e Kavajës dhe Durrësit.
Bëhet fjalë për shtetasen Saxhide Disha, e lindur në vitin 1960, për të cilën nuk ka pasur ende një rezultat nga operacioni i kërkim-shpëtimit.
Në kërkime janë angazhuar Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe struktura të tjera të pushtetit vendor, ndërsa operacioni po zhvillohet me përdorimin e dronëve, helikopterëve dhe mjeteve të tjera të kërkimit.
Kërkimet janë shtrirë në një territor të gjerë, duke përfshirë zonën e Rrogozhinës, plazhin e Spillesë, Golemin dhe zona të tjera përreth.
Forcat e angazhuara po vijojnë kontrollet në terren, ndërsa operacioni pritet të vijojë deri në sigurimin e të dhënave për vendndodhjen e 66-vjeçares.
Autoritetet dhe familjarët vijojnë apelimin për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

