Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    08.09.2026

    Tragjedi në Tropojë, bien në korrent dy punonjësit e bashkisë

    08.09.2026

    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

    08.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
    Nga InfoNews08.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

    Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut të Shqipërisë, ku përveç detit në ngjyrë blu të kthjellët, dhjetra hotele dhe resorte konkurrojnë me njëri-tjetrin me ofertat e pasura kulinare dhe mundësitë për argëtim dhe pushim.

    Por më 3 shtator, njëri prej tyre, Regina Palm, u shndërrua në një skenë krimi që të sjell ndërmend “Perëndimin e Egër” në Amerikën e shekullit XIX.

    Reklamë

    Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta Group” hyri në ambientet e hotelit Regina Palm i shoqëruar nga një grup truprojash të armatosura për të sqaruar një konflikt pronësie mbi një sipërfaqe të lakmueshme toke në Palasë me Vasil Bedinajn, pronarin e hotelit.

    Konflikti precipitoi në dhunë dhe përdorim armësh me përfshirjen e një numri punonjësish të kompanive private të sigurisë për llogari të të dyja palëve.

    Përplasja mes dy biznesmenëve për investimet turistike në jug të vendit nuk është rasti i vetëm që ekspozon përdorimin e kompanive private të sigurisë si ‘mercenarë’ të grupeve të biznesit, në shkelje të çdo kriteri ligjor. Më parë, punonjës të policive private u shfrytëzuan për të kryer ‘punët e pista” edhe në projektet e ngjashme të Zvërnecit apo Rrjollit – duke ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin dhe mekanizmat e kontrollit.

    Sipas juristit Eugen Beçi, një ish-prokuror i krimeve të rënda, kjo situatë tregon kapitullimin e shtetit përballë problemeve të gjithëpërhapura të pronësisë, veçanërisht në zonat me interes të lartë zhvillimi. Në mungesë të drejtësisë, Beçi thotë se vendin e ka zënë vetëgjyqësia.

    “Meqë gjyqet zvarriten me vite dhe përmbarimi nuk funksionon, biznesmenë dhe personazhe të botës së krimit kanë krijuar xhepat e tyre të forcës,” tha Beçi për BIRN.

    “Në vend që të presin vendimin e gjykatës për një pronë apo tokë në bregdet, marrin 20-30 veta me uniformë policie private dhe e pushtojnë me dhunë. Shteti ka heshtur, dhe kur shteti hesht e heq dorë nga vendosja e drejtësisë, vendin e tij e zë dhuna e privatit,” shtoi ai.

    Me pistoleta në brez

    Ligji 75/2014 për shërbimin privat të sigurisë fizike parashikon në letër një sërë kriteresh të rrepta për certifikimin e punonjësit të shërbimit, duke përfshirë trajnimet si dhe kontrollet e backgroundit të tyre penal.

    Ligji parashikon gjithashtu rastet ekstreme se kur mund të përdoren armët e zjarrit apo forca, duke njoftuar në çdo rast në mënyrë urgjente Policinë e Shtetit.

    Sipas Romario Shehut, studiues i Programit të Sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, shërbimi privat i sigurisë fizike jo gjithmonë vepron në përputhje me legjislacionin. Në këtë analizë, Shehu thekson se është e rëndësishme që të vlerësohet se kush e përdor sigurinë private në Shqipëri dhe për çfarë qëllimi.

    “Ndonëse një SHPSF mund të jetë një kompani plotësisht legjitime me punonjës të trajnuar dhe të certifikuar, niveli i rrezikut ngelet i lartë kur një klient me interesa të forta ekonomike apo histori kriminale përdor një numër të madh punonjësish sigurie për të zgjidhur konfliktet, si në rastin e Vlorës,” tha ai.

    “Këtu lind problemi që përdoret një shërbim legjitim i sigurisë, për një qëllim që në substancë është frikësimi, presioni ose imponimi i një interesi privat përmes forcës,” shtoi Shehu.

    Ai e cilëson këtë problem shqetësues veçanërisht në Shqipëri, ku konfliktet mbi pronën, territorin, investimet dhe aktivitetet ekonomike mund të përplasen me interesa kriminale.

    Shehu vlerëson se në këto raste duhet që institucionet përgjegjëse shtetërore të ushtrojnë detyrat ligjore të mbikëqyrjes dhe të jenë në gjendje të garantojnë se, asnjë aktor, pavarësisht fuqisë, nuk mund ta zëvendësojë autoritetin publik.

    Shehu i cilëson rastet e fundit jo vetëm si shkelje kompetencash, por edhe vepra penale.

    “Për këto raste duhet të hetohet jo vetëm sjellja individuale e punonjësve, por edhe kush e dha urdhrin, në çfarë rrethanash dhe cili ishte qëllimi i ndërhyrjes së tyre,” shtoi ai.

    Edhe avokati Eugen Beçi vëren shkelje të legjislacionit në rastet e publikuara, veçanërisht në përdorimin e armëve të zjarrit apo të përfshirjes në konflikte. Sipas tij, edhe pse ligji përcakton që armët e rojeve private të rrinë brenda gardhit të objektit, shumë herë kjo nuk ndodh.

    “Kur këta njerëz dalin me pistoleta në brez nëpër hotele e resorte dhe përfshihen në sulme, këtu nuk flitet më për roje, por për persona që mbajnë armë pa leje dhe bëjnë kanosje,” tha Beçi për BIRN.

    “Kjo ndodh vetëm ngaqë shteti mbyll sytë dhe nuk ushtron asnjë kontroll real, duke i lënë banditët të fshihen pas një këmbëze policie private,” shtoi ai.

    Mbikëqyrja çalon

    Shoqëritë private të sigurisë fizike mbikëqyren nga Policia e Shtetit, por sipas Shehut, në praktikë ka probleme me zbatimin e përcaktimeve ligjore. Ai sjell në vëmendje një studim të hershëm të IDM-së mbi sektorin privat të sigurisë në Shqipëri,  ku vlerësohet se sfidat kryesore lidhen me kontrollin joefektiv të zbatimit të ligjit nga institucionet shtetërore, dobësitë e mbikëqyrjes, mungesën e një politike koherente për sektorin, si dhe dobësitë e vetërregullimit të tij.

    “Studimi evidentonte probleme të rëndësishme të zbatimit të ligjit, përfshirë kapacitetet e kufizuara të Policisë së Shtetit për kontrollin e një numri të madh kompanish dhe kontratash, problemet me trajnimin dhe certifikimin, e mungesen e koordinimit ndërinstitucional,” tha Shehu.

    Po ashtu, avokati Beçi fajëson mungesën e kontrollit nga shteti ndaj këtyre stukturave, të cilat sipas tij mjaftohen me kontratat formale në lëtër.

    “E hapin kompaninë ose marrin një licensë shërbimi, veshin njerëz me precedentë me uniforma, u japin armë dhe ja ku u krijua ‘ushtria private’ e një individi me rekorde,” tha Beçi, duke theksuar se kontrolli i Policisë së Shtetit çalon dhe nuk verifikohet e shkuara kriminale e rojeve.

    Beçi sugjeron që institucionet shtetërore përkatëse të veprojnë në rastet kur policia private përdoret si instrument për dhunë e presion.

    “Ligji e thotë qartë kufirin: polici privat nuk ka tagër as të hetojë, as të ndalojë njeri, as të shpërndajë turma dhe as të sillet si sherif në rrugë. Ai ka vetëm detyrë rojtari brenda mureve të objektit,” tha Beçi për BIRN.

    “Shteti nuk mund t’ia lëshojë kontrollin e territorit dhe policimin privatëve; në momentin që një kompani bëhet mburojë e banditëve, policia duhet t’i heqë menjëherë licencën, t’i çarmatosë dhe t’i çojë para prokurorisë,” përfundoi ai.

    Reklamë
    armë zjarri biznesmenë bregdeti shqiptar Delta Group Dhune drejtësi Eugen Beçi IDM Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim investime turistike juglindja e Shqipërisë kompani private sigurie Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit konflikt pronësie konfliktet e pronës kontrolli shtetëror krim ligji 75/2014 Luan Muca Orikum Palase Polici private Policia e Shtetit prona në bregdet Radhimë Regina Palm Romario Shehu SHPSF siguri private siguria në Shqipëri turizëm Vasil Bedinaj vetëgjyqësi Vlore
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    08.09.2026
    Aktualitet

    Tragjedi në Tropojë, bien në korrent dy punonjësit e bashkisë

    08.09.2026
    Aktualitet

    Valon Ademi i aeroportit të Vlorës i del emri edhe te Smart City? Ahmetaj: O Valon ki kujdes…

    08.09.2026
    Aktualitet

    Mol: 4iG është shkatërruar

    08.09.2026
    Aktualitet

    4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

    08.09.2026
    Aktualitet

    Plas arma në Shkodër! Vritet 24 vjeçari, plagoset babai i tij!

    08.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    08.09.2026

    Tragjedi në Tropojë, bien në korrent dy punonjësit e bashkisë

    08.09.2026

    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

    08.09.2026

    Valon Ademi i aeroportit të Vlorës i del emri edhe te Smart City? Ahmetaj: O Valon ki kujdes…

    08.09.2026

    Mol: 4iG është shkatërruar

    08.09.2026
    Më të lexuarat

    TRONDITET VLORA! Qëllohet me kallash drejt Hotel Regina? Dhunohet Vasil Bedinajt

    Nga InfoNews03.09.20260

    TRONDITET VLORA! Qëllohet me kallash drejt Hotel Regina? Dhunohet Vasil Bedinajt Një ngjarje e rëndë…

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    03.09.2026

    Përplasje titanësh në Orikum! Vasil Bedinaj vs Luan Muça: Resorti në Palasë dhe takimi i armatosur

    03.09.2026

    E PLOTË/ Çfarë ndodhi te hotel Regina në Vlorë? Gjobë apo konflikt pronësie, reagon policia

    03.09.2026

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.