Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty

    18.08.2026

    Principote më emër të një të moshuare? Pronari në hije Bekim Bulica, nga trafiku i drogës te dhuna me shkop gome ndaj policit…

    18.08.2026

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    18.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EMRAT/ I dënuar në Angli për drogë, kush është hasjanaliu që vrau francezin në Ksamil

    Nga InfoNews18.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    EMRAT/ I dënuar në Angli për drogë, kush është hasjanaliu që vrau francezin në Ksamil

    KSAMIL-Janë zbardh identitetet e viktimës dhe autorit të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez u gjet i vrarë me thikë në shezlongët e plazhit. Viktima është identifikuar si Frances Miguel Mendes, ndërsa autori i krimit është 29-vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata. Ky i fundit pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur dhe po punohet për kapjen e tij.

    Vata rezulton me precedentë penale të mëparshme, ku sipas një artikulli të BBC, në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor për posedim të një arme, konkretisht një perforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion.

    Sipas të dhënave nga autoritetet britanike, më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling. Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa.

    Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

    Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg.

    Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes, ndërsa kontrollet vijojnë për kapjen e Sokrat Vatës.

    EMRAT/ I dënuar në Angli për drogë kush është hasjanaliu që vrau francezin në Ksamil
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty

    18.08.2026
    Aktualitet

    Principote më emër të një të moshuare? Pronari në hije Bekim Bulica, nga trafiku i drogës te dhuna me shkop gome ndaj policit…

    18.08.2026
    Aktualitet

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    18.08.2026
    Aktualitet

    Kush e nxorri nga Proncipote në Ksamil autorin e vrasjes së turistit? Shoqërohen i gjithë stafi i resortit

    18.08.2026
    Aktualitet

    E PLOTË/ Si ndodhi vrasja e turistit te Proncipote në Ksamil!

    18.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja te Principote Ksamil, shoqërohen 34 persona të stafit

    18.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty

    18.08.2026

    Principote më emër të një të moshuare? Pronari në hije Bekim Bulica, nga trafiku i drogës te dhuna me shkop gome ndaj policit…

    18.08.2026

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    18.08.2026

    Kush e nxorri nga Proncipote në Ksamil autorin e vrasjes së turistit? Shoqërohen i gjithë stafi i resortit

    18.08.2026

    E PLOTË/ Si ndodhi vrasja e turistit te Proncipote në Ksamil!

    18.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet

    16.08.2026

    EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

    16.08.2026

    Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!

    15.08.2026

    Po mbysnin në dajak qytetarin, momenti kur policia neutralizon “gangot” Elite Security tek Orange Club në Sarandë

    16.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.