I vihet tritol shtëpisë së Ylli Zallës në Nikël
Krujë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
