Nga InfoNews.al
Dështon atentati në Elbasan! Autorit i ngec arma
Elbasan – Një ngjarje fatmirësisht pa pasoja fatale ka ndodhur sot në një lokal në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri një tjetër person.
Sipas të dhënave paraprake, personi i dyshuar është afruar pranë shënjestrës dhe ka nxjerrë një armë zjarri duke ia drejtuar në drejtim të tij.
Por sipas burimeve në momentin që tentoi ta vriste, i ngeci arma dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Autori është shpallur në kërkim.
