Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

    Nga InfoNews11.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat
    DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar, ja kufijtë e lejuar dhe tarifat

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat për errësimin e xhamave, duke kujtuar kufijtë e lejuar dhe rastet kur kërkohet certifikatë miratimi.

    Sipas DPSHTRR, një xham konsiderohet i errësuar kur tejçueshmëria e dritës bie nën 70%. Në llogaritjen e nivelit të errësimit merret parasysh si xhami origjinal, ashtu edhe materiali errësues i vendosur mbi të.

    Rregullat ndalojnë errësimin e xhamit të përparmë ballor të automjetit. Përjashtim bën vetëm një shirit në pjesën e sipërme të xhamit, me gjerësi deri në 125 milimetra.

    Për dy xhamat anësorë të përparmë, atë të drejtuesit dhe të pasagjerit, tejçueshmëria e dritës duhet të jetë jo më pak se 50%. Pra, errësimi total i xhamit origjinal dhe materialit të vendosur mbi të nuk mund të kalojë 50%.

    Miratimi i errësimit të dy xhamave të përparmë anësorë kushton 20 mijë lekë, ndërsa certifikata e miratimit kushton edhe 2 mijë lekë.

    Për xhamat anësorë të pasmë dhe xhamin fundor lejohen nivele më të larta errësimi, me tejçueshmëri drite nga 10% deri në 70%, me kusht që të mos cenohet sistemi i shikimit prapa.

    Për miratimin e errësimit të xhamit fundor, xhamave anësorë dhe atyre trekëndorë të pasëm tarifa është 3 mijë lekë, krahas tarifës prej 2 mijë lekësh për certifikatën.

    DPSHTRR sqaron se xhamat origjinalë të errët të homologuar nga prodhuesi, përveç rasteve të caktuara për xhamat e përparmë anësorë, mund të qarkullojnë pa certifikatë miratimi. Certifikatë nuk kërkohet gjithashtu kur materiali i vendosur mbi xham nuk e çon errësimin mbi 30%, pra kur tejçueshmëria e dritës mbetet të paktën 70%.

    Ndalohet ndërkohë përdorimi i materialeve me ngjyra të forta si e kuqe, blu, jeshile, e verdhë apo portokalli, materialeve reflektuese ose me efekt pasqyre, atyre që bllokojnë plotësisht shikueshmërinë apo krijojnë turbullim. Nuk lejohet as errësimi përmes lëndëve spërkatëse.

    DPSHTRR paralajmëron drejtuesit që, përpara se të errësojnë xhamat, të verifikojnë nivelin e lejuar dhe kriteret ligjore, pasi certifikata e miratimit është e vlefshme vetëm për aq kohë sa zgjat garancia e materialit të përdorur.

    DPSHTRR paralajmëron drejtuesit për xhamat e errësuar ja kufijtë e lejuar dhe tarifat
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Aktualitet

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026
    Aktualitet

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026
    Aktualitet

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    11.08.2026
    Aktualitet

    Skandali me 9 MILIONË € të RTSH, Renis Tërshana me dokumenta kineze blen gjyqtarin

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    11.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.