Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ilir Selmani nuk ia del, Apeli e lë 28 vite në burg për vrasjen e Malkos…

    17.07.2026

    U arrestua nga AMP dhe Prokuroria e Dibrës, Gjykata liron policin

    16.07.2026

    Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

    16.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Jet Bank në QKB e deklaruar angleze, në Bankën e Shtetit holandeze

    Nga InfoNews08.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Jet Bank në QKB e deklaruar angleze, në Bankën e Shtetit holandeze

    Banka e Shqipërisë licencoi si bankë të parasë elektronike subjektin e huaj me emrin “Jet Bank” më 31 mars 2026, tetë muaj pasi kompania “Jet Albania” u krijua si shoqëri aksionare në Shqipëri, nga izraeliti Idan Avisha, për shërbime financiare, strukturim dhe transaksione financiare dhe menaxhim asetesh e investimesh.

    Shpesh herë në media është denoncuar me fakte aktiviteti i vërtetë që ka kryer jashtë e brenda Shqipërisë pronari i kësaj banke elektronike dhe dy anëtarët e bordit të kësaj banke, izraelitët Oliver Hemmer e Rami Solomon, dhe grupin mafioz që fshihet pas tyre.

    Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

    Në këtë artikull po publikojmë dy dokumente zyrtare që në dukje janë të pa sakta dhe pronari izraelit i “Jet Bank”, Idan Avisha, i ka aplikuar edhe për shtetin shqiptar gjatë aplikimit për krijimin e kompanisë “Jet Albania”, të cilën, me të njëjtin numër NUIS/NIPT: M51923013I, e ka licencuar si bankë të parasë elektronike me emrin “Jet Bank”.

    Skandali Jet Bank mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

    Në datën 8 korrik 2025, në kërkesën drejtuar Qendrës Kombëtare të Biznesit për themelimin e “Jet Albania” me aktivitet menaxhimesh financiare, pronari Idan Avisha ka deklaruar se ky biznes dhe kapitali në vlerë 3.5 milionë lekë janë me origjinë angleze.

    Ndërsa në aplikimin që ka bërë në Bankën e Shqipërisë për t’u licencuar si bankë e parasë elektronike dhe në dokumentin e licencës nr. 20, datë 31 mars 2026, pronari izraelit Idan Avisha ka mashtruar sikur “Jet Bank” është 100% me kapital me origjinë holandeze, pjesë e grupit “Jet Holdings B.V – Holandë”.

    Në aktin e themelimit, të deklaruar në Ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, Idan Avisha ka deklaruar emrin e tij si pronar i 100% të kapitalit të shoqërisë “Jet Albania” dhe emrat e 3 anëtarëve të bordit, që janë dy izraelitët Oliver Hemmer e Rami Solomon dhe Fatbardha Rino, njëherazi kryetare e bordit dhe administratore.

    Ndërsa në dosjen e Licencës Nr. 20, datë 31 mars 2026, që i ka dhënë Banka e Shqipërisë për aktivitet si bankë e parasë elektronike, Idan Avisha është lejuar të mos deklarojë emrin e tij dhe të dy bashkëpunëtorëve izraelitë anëtarë bordi.

    Kush pastron lekët me Jet Bank? Pronari shkarkoi veten, roli i Fatbardha Rino! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK

    Në Qendrën Kombëtare të Biznesit ka deklaruar adresën: “Rruga Pjetër Bogdani”, Ndërtesa “Technoproject”, Kati 4, Apartamenti nr. 13 – Tiranë.

    Ndërsa në licencën si bankë e parasë elektronike, pavarësisht se me të njëjtin Nr. NUIS/NIPT: M51923013I për të dy bizneset, ka deklaruar adresën: “Sheshi Italia, Lake Park Central, Godina B3, kati i dytë – Tiranë”.

    Në datën 31 korrik 2025, vetëm 1 javë pas themelimit të shoqërisë “Jet Albania”, pronari Idan Avisha shkarkoi veten e tij nga detyra e administratorit dhe emëroi shtetasen shqiptare Fatbardha Rino, lidhje familjare e një ministreshe aktuale (Delina Ibrahimaj). Ndërsa në datën 25 gusht 2025, vetëm 1 muaj pas themelimit të shoqërisë, hoqi adresën: “Rruga e Kavajës, ndërtesa nr. 27, kati i 5-të, Njësia Bashkiake Nr. 10”, që ishte adresa e qendrës call-center ilegale e goditur nga SPAK.

    Jet Bank Jet Bank në QKB e deklaruar angleze në Bankën e Shtetit holandeze
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ilir Selmani nuk ia del, Apeli e lë 28 vite në burg për vrasjen e Malkos…

    17.07.2026
    Aktualitet

    U arrestua nga AMP dhe Prokuroria e Dibrës, Gjykata liron policin

    16.07.2026
    Aktualitet

    Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

    16.07.2026
    Aktualitet

    Grabiti 5 mijë euro në ditën e parë të punës në exchange, arrestohet “ekspertja e punësimit” në Tiranë

    16.07.2026
    Aktualitet

    Transport armësh drejt Sarandës, sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës

    16.07.2026
    Aktualitet

    Durrës/ Vodhën 69 mln lekë nga pensionet dhe ndihma sociale, arrestohen 3 zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare

    16.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ilir Selmani nuk ia del, Apeli e lë 28 vite në burg për vrasjen e Malkos…

    17.07.2026

    U arrestua nga AMP dhe Prokuroria e Dibrës, Gjykata liron policin

    16.07.2026

    Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

    16.07.2026

    Grabiti 5 mijë euro në ditën e parë të punës në exchange, arrestohet “ekspertja e punësimit” në Tiranë

    16.07.2026

    Transport armësh drejt Sarandës, sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës

    16.07.2026
    Më të lexuarat

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

    Nga InfoNews11.07.20260

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë…

    I bëri me drogë, Arben Allës i sekuestrohen mbi 400 mijë euro pasuri

    14.07.2026

    GJKKO zgjat hetimet për dosjen e Renis Dobrës, SPAK kërkon kohë deri në tetor

    14.07.2026

    Zbardhen bisedat! Jo vetëm kokainë dhe para, “çunat” e drogës ranë në dashuri me vajzat latine në Ekuador

    12.07.2026

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.