Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    19.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt…

    Nga InfoNews19.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt…
    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt…
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt….

    Prokuroria e Posaçme ka kërkuar marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.

    Kërkesa është depozituar në gjykatë, por ende nuk ka një vendimmarrje nëse dëshmitarët e propozuar nga SPAK do të thirren gjatë shqyrtimit gjyqësor.

    Në listën e personave që SPAK kërkon të merren në pyetje janë Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Përparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Çela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Nasip Naço, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni ndërsa më herët janë pyetur Marin Gjonaj dhe zyrtarë të lartë publik.

    Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit lidhet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në fokus të dosjes janë çështja CEZ-DIA dhe kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Pjesë e procesit janë edhe të pandehur të tjerë. Fatima Kryemadhi dhe Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa Pirro Xhixho është i pandehur për korrupsion.

    Këtë të enjte, Monika Kryemadhi doli nga ambientet e SPAK, ku foli para gazetarëve për materialet hetimore që, sipas saj, i janë vënë në dispozicion. Ajo u ndal veçanërisht te komunikimet telefonike të përfshira në dosje, duke pretenduar se një pjesë e akuzave mbështeten në mesazhe të nxjerra nga konteksti.

    Kryemadhi deklaroi se komunikimet e saj janë interpretuar në mënyrë të gabuar dhe se në asnjë rast nuk ka pasur biseda me ish-kreun e AKEP-it, Pirro Xhixho, lidhur me pretendimet e SPAK për korrupsion apo shpërdorim detyre.

    Ajo lexoi para mediave edhe disa mesazhe të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama në tetor të vitit 2014, të cilat, sipas saj, kishin të bënin me procesin e rilicencimit të AMC-së dhe çështje që lidhen me funksionimin e AKEP-it.

    “Në një nga mesazhet i shkruaj Edi Ramës: ‘E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me e mbyll me bordin e vjetër. Nesër nëse mundesh me e zgjidh, por të jenë të dy bashkë edhe Ahmetaj edhe Milena, që të rrinë në një fjalë se bëhet rrëmujë’”, tha Kryemadhi.

    Në një tjetër mesazh të lexuar prej saj, Kryemadhi përmendi edhe raportin personal dhe politik me kryeministrin.

    “Plus, siç e di ti, pavarësisht çudive që na kanë ndodhur e ia kemi bërë njëri-tjetrit, ne të dyve na bashkon shija, shija dhe shija. Është çudi më vete”, citoi ajo nga komunikimet e përfshira në dosje.

    Ish-deputetja tha se mesazhet janë përdorur në mënyrë selektive dhe se, sipas saj, nuk provojnë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

    “Jam kënaqur me këto mesazhe. Sa shumë i paskam dashur. I paskam ruajtur se paska pasur shumë gjëra të bukura”, u shpreh Kryemadhi para gazetarëve.

    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt….
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Lizandër Saraçi drejtori i Raiffeisen Bank në protestën kundër qeverisë

    09.06.2026
    Uncategorized

    Rikthehet pas më shumë se dy dekadash/ Festivali i Pranverës ngjitet sërish në skenën e RTSH-së, zgjidhen 12 finalistët

    07.06.2026
    Uncategorized

    Igli Tare në SPAK, mohon dyshimet për favorizime dhe sqaron raportin me Belinda Ballukun: Shoqe fëmijërie, shtëpinë e bleva me bankë

    04.06.2026
    Uncategorized

    Çfarë ndodhi me Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër? RTSH merr të drejtën për përfaqësimin në Junior Eurovision?!

    26.05.2026
    Uncategorized

    Gjirofarm qumështi serb me etiketë shqiptare!

    23.05.2026
    Uncategorized

    Sekuestrimi i Euro Beton 2005, zbardhet skema e mashtrimit

    06.05.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    SPAK dërgon për gjykim Erion Isain e Kolonjës dhe 12 të pandehur

    19.06.2026

    Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja

    19.06.2026

    Grabitja e taksistit fundos 27-vjeçarin hajdut, zbardhen 5 krime

    19.06.2026

    40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

    19.06.2026

    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt…

    19.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    U kujtohet sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

    12.06.2026

    Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane

    12.06.2026

    45-vjeçari që u gjet i vdekur në Mirditë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

    15.06.2026

    Tiranë/ Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.