Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    PROTESTA/ Policia mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim

    30.06.2026

    Pas “pikës së voçkël”, resorti i çunave të Apex-it në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

    30.06.2026

    Policia sqarohet për arrestimin e Emiljano Nina: Ja kush e kishte armën

    30.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Zhyten super pallatet e Durrës Marina! IKMT: Është e vërtetë…akoma pa u ndërtuar

    Nga InfoNews13.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dy objekte të projektit “Durrës Marina” kanë pësuar ulje të strukturës deri në 28 centimetra, sipas një verifikimi të kryer nga autoritetet shtetërore pas raportimeve publike mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kompleksit, duke nxitur kërkesën për ndërhyrje të menjëhershme teknike.

    Në një deklaratë zyrtare, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit tha se inspektimi ndërmor “në përgjigje të raportimeve të publikuara javët e fundit në media mbi problematika që lidhen me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të projektit zhvillimor ‘Durrës Marina’”.

    Sipas raportit topografik të hartuar nga Instituti i Ndërtimit, “Objekti 02” ka “pësuar ulje prej 28 cm”, ndërsa “Objekti 04” ka “pësuar ulje prej 18 cm”. Të dy godinat ndodhen në zonat e menaxhimit A02 dhe A04 të projektit dhe janë “aktualisht në fazën ndërtimore të sistemimeve të jashtme”.

    IKMT bëri të ditur se i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese duke kërkuar “marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave”.

    Në grupin e inspektimit morën pjesë përfaqësues të IKMT-së, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë të Institutit të Ndërtimit. Sipas deklaratës, projekti i përforcimeve duhet të marrë miratimin e autoriteteve përgjegjëse për respektimin e kushteve teknike të ndërtimit përpara nisjes së zbatimit në terren.

    “Durrës Marina” është një nga projektet e mëdha që qeveria i ka dhënë statusin strategjik dhe që po zhvillohet në bregdetin e Durrës brenda zonës së Portit i cili do të zhvendoset në vazhdim në Porto Romano. Projekti po zhvillohet nga Eagle Hills në partneritet me kompaninë publike shqiptare Albanian Seaports Development Company. Projekti parashikon ndërtimin e një marine moderne jahtesh, rezidencash dhe hapësirash shërbimi në zonën e ish-portit industrial të qytetit.

    Zhyten super pallatet e Durrës Marina! IKMT: Është e vërtetë…akoma pa u ndërtuar
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    PROTESTA/ Policia mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim

    30.06.2026
    Aktualitet

    Pas “pikës së voçkël”, resorti i çunave të Apex-it në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

    30.06.2026
    Aktualitet

    Policia sqarohet për arrestimin e Emiljano Nina: Ja kush e kishte armën

    30.06.2026
    Aktualitet

    Po në Shqipëri? Plas skandali në Greqi, një në çdo katër karburante vjedh shoferët

    30.06.2026
    Aktualitet

    “Është e imja…”/ Balluku fshehu vilën në emër të tij, Igli Tare ankimon sekuestron

    30.06.2026
    Aktualitet

    Kapet Emiljano Nina

    30.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    PROTESTA/ Policia mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim

    30.06.2026

    Pas “pikës së voçkël”, resorti i çunave të Apex-it në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

    30.06.2026

    Policia sqarohet për arrestimin e Emiljano Nina: Ja kush e kishte armën

    30.06.2026

    Po në Shqipëri? Plas skandali në Greqi, një në çdo katër karburante vjedh shoferët

    30.06.2026

    “Është e imja…”/ Balluku fshehu vilën në emër të tij, Igli Tare ankimon sekuestron

    30.06.2026
    Më të lexuarat

    Po policia? Shpërthen reklamimi i prostitucionit në Tik Tok, qindra eskorta të huaja në Tiranë

    Nga InfoNews29.06.20260

    Po policia? Shpërthen reklamimi i prostitucionit në Tik Tok, qindra eskorta të huaja në Tiranë…

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    EMRI/ Plagoset ne armë i riu në Pogradec, policia e njeh…

    29.06.2026

    Ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhunon vëllain për çështje pronësie, arrestohet së bashku me katër të tjerë!

    28.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.