Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Investigim

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    Nga InfoNews07.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    Autoriteti i Konkurrencës ka zbardhur detaje nga hetimi ndaj Raiffeisen Bank dhe tregut të sigurimit të jetës për kreditë, duke evidentuar një praktikë që për vite me radhë favorizoi pothuajse ekskluzivisht kompaninë Sigal Life te Avni Ponari në sigurimin e kredimarrësve.

    Sipas dokumenteve zyrtare, Raiffeisen Bank u dyshua se ka kufizuar lirinë e klientëve për të zgjedhur kompaninë e sigurimit, duke orientuar kreditë drejt një partneri të vetëm. Hetimi tregon se rreth 90% e policave të sigurimit të jetës për kreditë pranë bankës janë lëshuar nga Sigal Life.

    Vetëm gjatë periudhës së hetuar janë prerë afro 39 mijë polica sigurimi me këtë kompani, një shifër që ngre pikëpyetje serioze mbi konkurrencën reale në treg.

    Komisione deri në 50%

    Dokumentet e siguruara tregojnë se për kreditë konsumatore, Raiffeisen Bank përfitonte komisione shumë të larta nga policat e sigurimit:

    50% të primit për paketën standard;
    45% të primit për paketën ekstra.

    Praktikisht, një pjesë e konsiderueshme e pagesës që bënin qytetarët për sigurimin e jetës rikthehej si përfitim për bankën.

    Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se kjo skemë kufizonte zgjedhjen e konsumatorit dhe krijonte avantazh të padrejtë për një kompani të vetme sigurimi.

    “Nuk provohet plotësisht abuzimi”, por banka detyrohet të ndryshojë rregullat

    Megjithëse hetimi evidentoi problematika të forta në treg, Autoriteti i Konkurrencës nuk arriti ta cilësojë zyrtarisht praktikën si “abuzim të provuar” në nivel të plotë.

    Megjithatë, institucioni ka detyruar Raiffeisen Bank të ndryshojë mënyrën e funksionimit.

    Brenda 60 ditëve banka duhet të hartojë një formular unik ku klientëve t’u paraqiten ofertat e të gjitha kompanive të sigurimit.

    Po ashtu, brenda 30 ditëve duhet të ndryshohen kontratat e kredisë, duke u garantuar kredimarrësve të drejtën për të zgjedhur vetë çdo kompani sigurimi të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

    Sigurimi “i detyrueshëm” që po shpërthen tregun

    Sigurimi i jetës së debitorit është kthyer në një nga produktet më fitimprurëse për bankat dhe kompanitë e sigurimit.

    Ky produkt u shitet qytetarëve si kusht për marrjen e kredisë dhe shërben si garanci për bankën në rast fatkeqësie të kredimarrësit.

    Shifrat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një rritje dramatike të tregut:

    në vitin 2019 blenë polici sigurimi rreth 59 mijë qytetarë;
    në vitin 2024 numri arriti në 118 mijë.

    Pra, në vetëm pesë vite tregu është dyfishuar.

    6.6 miliardë lekë pagesa, vetëm 12% u kthyen në dëmshpërblime

    Të dhënat financiare hedhin dritë mbi fitimet enorme të këtij tregu.

    Gjatë viteve 2019–2024, qytetarët shqiptarë kanë paguar rreth 6.6 miliardë lekë për sigurimin e jetës së debitorit.

    Ndërkohë, kompanitë e sigurimeve kanë paguar vetëm 843 milionë lekë dëme, ose rreth 12% të totalit të të ardhurave.

    Vetëm për vitin 2024, dëmet e paguara përbënin rreth 10% të primeve të arkëtuara, çka tregon norma fitimi bruto që në disa raste shkojnë deri në 90%.

    Shifrat po shtojnë dyshimet se tregu i sigurimit të jetës për kreditë ka funksionuar për vite me konkurrencë të kufizuar, ndërsa faturën më të rëndë e kanë paguar qytetarët.

    Avni Ponari Avni Ponari Sigal Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen Miliona lekë fitime me kreditë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026
    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Aktualitet

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.