Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Për çfarë i duhet tenderi sekret 1 mln euro Policisë?

    Nga InfoNews03.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Për çfarë i duhet tenderi sekret 1 mln euro Policisë?

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka nisur një tjetër procedurë të klasifikuar në fushën e sigurisë, këtë herë për mirëmbajtjen e qendrës së të dhënave, që përbën zemrën e infrastrukturës digjitale të institucionit.

    Fondi i parashikuar për këtë shërbim kap vlerën e afro 1 milion eurove, ndërsa kontrata do të ketë një afat trevjeçar.

    Procedura është klasifikuar në nivelin “Sekret”, çka do të thotë se zhvillohet sipas një skeme të ndryshme nga tenderët e zakonshëm publikë, shkruan skyweb.al.

    Përzgjedhja e operatorëve do të kalojë fillimisht në fazën e para kualifikimit, ku vlerësohen kapacitetet profesionale dhe kriteret e sigurisë, përpara se kandidatët e përzgjedhur të ftohen për të paraqitur ofertat financiare.

    Qendra e të dhënave është infrastruktura ku ruhen dhe menaxhohen databazat policore, sistemet operative dhe informacioni i ndjeshëm i strukturave të rendit.

    Mirëmbajtja e saj konsiderohet një shërbim kritik, pasi lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e sistemeve të kontrollit, aksesin në të dhëna dhe koordinimin e operacioneve në terren.

    Ky është tenderi i dytë me klasifikim “Sekret” që Policia hap brenda një intervali të shkurtër kohor.

    Vetëm pak ditë më parë u çel një tjetër procedurë e ngjashme për mirëmbajtjen e sistemit Datacom, rrjeti i brendshëm i komunikimit dhe transmetimit të të dhënave të strukturave policore.

    Dy kontratat, të shpallura njëra pas tjetrës, tregojnë për një fokus të shtuar te infrastruktura digjitale dhe siguria e sistemeve të brendshme të institucionit.

    Për çfarë i duhet tenderi sekret 1 mln euro Policisë? Policia Tender tender sekret
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026
    Aktualitet

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Aktualitet

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Aktualitet

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Aktualitet

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    22.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

    16.06.2026

    Goditja e grupit të Salvadore Aliut, lihet në burg i vetmi anëtar që u arrestua! Florjan Musaj kyç gojën

    17.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.