Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    Nga InfoNews22.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    Prokuroria e Elbasanit ka nisur me iniciativë hetimet lidhur me dëmtimet e shkaktuara që nga dita e djeshme, të cilat çuan në bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec.

    Procedimi penal është regjistruar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës” dhe “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”. Për hetimin e rastit është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili pritet të verifikojë rrethanat, përgjegjësitë institucionale dhe zbatimin e kontratave përkatëse.

    Si pasojë e dëmtimeve të rënda në segmentin Librazhd–Pogradec, Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi bllokimin e plotë të qarkullimit në këtë aks, duke ndaluar lëvizjen si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët, për shkak të rrezikut që paraqet zona.

    Prej më shumë se 24 orësh, lidhja e vetme nga Tiranë drejt Korçë realizohet përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rrugë me infrastrukturë të amortizuar, e cila përshkohet me vështirësi dhe e zgjat udhëtimin me rreth një orë.

    Ndërkohë, hetimet pritet të zbardhin nëse dëmtimet janë pasojë e faktorëve natyrorë apo e ndërhyrjeve të kryera në zonë, si dhe nëse ka përgjegjësi penale nga subjektet e përfshira në punimet e realizuara në këtë segment strategjik rrugor.

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka deklaruar se nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se rrëshqitja masive e tokës dhe dëmtimi i rrugës Librazhd–Pogradec nuk kanë lidhje me shfrytëzimin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve nga kompania kontraktore. Sipas tij, koordinatat e lejes dhe dokumentacioni janë në përputhje me rregullat.

    “Gjatë këtyre 2 ditëve kam parë në rrjetet sociale që lidhin fenomenin e ndodhur me punimet ose marrjen e inerteve në lumë. Do doja shumë ta përgënjeshtroja sepse është dezinformim. Unë sot kam qenë në komunikim me IKMT, e cila ka sjellë dhe drejtorinë vendore të Elbasanit për të bërë një kontroll të dokumentacionit të kompanisë kontraktore. M’u konfirmua që koordinatat e dhëna në leje janë të sakta, pra aty ku merren inertet janë të sakta për këtë segment që ne po flasim. Ashtu sikur edhe leja e shfrytëzimit ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm”, – tha Kozeli.

    Por gazetari Osman Stafa, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në shtratin e lumit, ku shikohet qartë se aty ka pasur ndërhyrje dhe është gërryer shtrati. Buzë lumit, si pasojë e gërryerjes nga kompanitë për të marrë inerte, janë dëmtuar edhe segmentet e hekurudhës së ndërtuar që në kohën e diktaturës. Dëmtimet shihen qartë me sy të lirë dhe, sipas tij, janë kryer së fundmi për shkak të marrjes së inerteve.

    Ndërkohë, qytetarët dhe bizneset po përballen me pasoja të rënda ekonomike, pasi ky aks është nyje kyçe që lidh vendin me doganat e Qafë Thanë dhe Kapshticë, ndërsa aktualisht asnjë kamion nuk mund të lëvizë.

    Situata mbetet kritike, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë për dëmet e shkaktuara në një nga akset më të rëndësishme kombëtare.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar bllokim rruge Elbasan Gramsh hetim penal Korce Librazhd Maliq Moglicë ndotje mjedisi Pogradec Prokuroria e Elbasanit shpërdorim detyre tendera publikë Tirane
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026
    Aktualitet

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026
    Aktualitet

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026
    Aktualitet

    Monopoli i frikshëm i insulinës nga “Rejsi Farma” – Milionat që Shqipëria paguan më shumë për ilaçin e pacientëve diabetikë!

    09.06.2026
    Aktualitet

    Helmuan Elbasanin, Shapllo dhe Orgocka “shpërblehen” me tenderin 4 milionë euro nga OSHEE me 99 % të fondit!

    09.06.2026
    Aktualitet

    Pas Llamanit, Arben Muçobega merr leje për 15 kulla në kodrat e Farkës

    09.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026

    Monopoli i frikshëm i insulinës nga “Rejsi Farma” – Milionat që Shqipëria paguan më shumë për ilaçin e pacientëve diabetikë!

    09.06.2026

    Helmuan Elbasanin, Shapllo dhe Orgocka “shpërblehen” me tenderin 4 milionë euro nga OSHEE me 99 % të fondit!

    09.06.2026
    Më të lexuarat

    E vranë? Indetifikohen pengëmarrësit e Eglant Koçit

    Nga InfoNews09.06.20260

    E vranë? Indetifikohen pengëmarrësit e Eglant Koçit Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një…

    DOSJA/ SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir Mane dhe Eva Mane për korruptimi e çiftit Meta-Kryemadhi

    06.06.2026

    EKSKLUZIVE/ E tregojnë pamjet filmike…i zhdukur prej disa ditësh! Policia dyshon se Eglant Koçi është rrëmbyer dhe vrarë

    09.06.2026

    Ja kur do të jap Edi Rama dorëheqjen!

    08.06.2026

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.