Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht

    17.02.2026

    Kulla të zbrazëta: Brenda bumit të çmendur të ndërtimit në Tiranë

    17.02.2026

    Zamira Sinaj dhe dhurata pёr “investitorët strategjikë”! Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar

    17.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht

    Nga InfoNews17.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht

    Poshtë Qytetit Studenti, jo shumë larg Parkut të Madh të Liqenit Artificial, ndodhet një nga zonat më të lakmuara të Tiranës. Për dekada ajo ka qenë ndër hapësirat e vilave dhe rezidencave më të kërkuara në kryeqytet.

    Një kompleks banesash i ndërtuar gjatë diktaturës për diplomatët e Gjermanisë Lindore u kthye në pikë referimi aq sa sot rruga që kalon aty njihet zyrtarisht si “Vilat Gjermane”.

    Pas viteve ’90 ndërtesat u përdorën nga institucione dhe agjenci shtetërore, ndërsa toka mbi të cilën ndodheshin hyri në një proces që rëndomtë preku mijëra familje shqiptare dhe që vazhdon prej tre dekadash: kthimin e pronave.

    Sot ky kompleks është në qendër të një konflikti tjetër juridik, që lidhet me një nga mekanizmat më të diskutueshëm të zhvillimit urban të qeverisë: Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH).

    Në pamje të parë duket si histori tipike pronarësh kundër shtetit. Por dokumentet e shqyrtuara nga Citizens.al tregojnë një realitet më kompleks.

    E drejta e pronës e njohur ligjërisht, që mund të bëhej pengesë për projektet e Korporatës në zonë, u anashkalua duke shmangur privatizimin dhe shpronësimin.

    1995: Zanafilla e njohjes së pronësisë

    Gjatë diktaturës, shteti konfiskoi dhe zotëroi thuajse çdo pronë. Ish-pronarët ishin klasa që u përndoq më së shumti politikisht.

    Pas rrëzimit të sistemit, në vitin 1991, Shqipëria hyri në tranzicionin drejt demokracisë kapitaliste ku fillimisht synoi kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Për këtë u ngrit Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (KKKP).

    Planvendosja sipas vendimit të KKKP në zonën e Qytetit Studenti dhe ish-Vilat Gjermane/Citizens.al

    Në serinë e vendimeve, KKKP u shpreh edhe për zonën poshtë Qytetit Studenti (konvikti Nr.4; kinoklubi dhe fushat e klubit “Studenti”). Në vendimin Nr. 461, të datës 8 nëntor 1995, të cilin Citizens.al e disponon, KKKP njohu pronësinë e rreth 72,000 m2 tokë për trashëgimtarët e familjes së Ismail Surelit.

    Lexo: “Një masterplan privat”: Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar

    Vendimi përmbante edhe një element thelbësor. Familjes i njihej e drejta e parablerjes për ndërtesat shtetërore të ngritura mbi këtë truall, përfshirë ish-Vilat Gjermane, ish-kinoklubin, konviktin, magazinat përreth etj.

    Hipoteka e regjistroi këtë të drejtë në regjistrin e pasurive po atë vit: 1995. Nga verifikimet e mëvonshme të regjistrave nga trashëgimtarët, atyre u është konfirmuar sërish deri në vitin 2014 se i njihej “e drejta e parablerjes në momentin e privatizimit të vilave, ish-klubit dhe ish-magazinave.”

    Në praktikë kjo nënkuptonte se shteti mund t’i përdorte ndërtesat mbi truallin e familjes Sureli, por në momentin që do të vendoste t’i privatizonte, pronari i tokës do të kishte përparësi absolute për t’i blerë ato.

    Pra shteti nuk ishte pronar i plotë, ishte vetëm zotërues i ndërtesave mbi tokën private.

    “Strategjia e mosveprimit”

    Gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, shumë objekte shtetërore u privatizuan, por ish-Vilat Gjermane, jo.

    Shteti vazhdoi t’i përdorte, ose t’i jepte me qira për zyra, qendra, apo funksione të tjera. Në këtë mënyrë u shmang privatizimi i plotë, pasi nëse do të kishte nisur një procedurë të tillë, e drejta e parablerjes nga trashëgimtarët e familjes Sureli do të aktivizohej automatikisht.

    Në një shkresë të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, theksohet se ato janë të domosdoshme për funksionin shtetëror, prandaj “nuk mund të jepet as miratimi për privatizim”. Deri në vitin 2018 çështja mbetej pezull mes njohjes si pronarë, por refuzimit të privatizimit.

    Ilustrim referuar hartave nga ASIG/Citizens.al

    Rreth dy dekada nga vendimi i KKKP-së, qeveria socialiste e Kryeministrit Edi Rama ngriti një instrument të ri që do të merrej me zhvillimin e pronave shtetërore: Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH).

    Prej vitit 2024 Korporata ka nisur t’i zhvillojë pronat shtetërore përmes partneritetit publik-privat (PPP). Kryesisht, ajo ka vënë si incentivë mundësinë që privatët të ndërtojnë kulla në troje publike dhe në këmbim të japin sipërfaqe nga objektet që do të ndërtojnë. Paralelisht ata marrin përsipër zhvillimin e projekteve për zyra administrate apo institucionesh.

    Kjo qasje rezultoi kritike për fatin e pronave të familjes Sureli te ish-Vilat Gjermane. Ndërsa për autoritetet shtetërore ishte një justifikim më shumë për të mos ua kthyer më.

    Teksa privatizimi aktivizonte të drejtën e parablerjes, zhvillimi, jo domosdoshmërisht e bënte këtë gjë.

    Me veprimet dhe mosveprimet e saj, qeveria nënkupton se mund ta përdorë truallin e familjes Sureli si “mall shkëmbimi” për projekte investimi, pa e kaluar pronësinë e drejtpërdrejtë tek privatët dhe pa aktivizuar automatikisht të drejtën e njohur që në 1995.

    Projekti i parë: Biblioteka Kombëtare

    Në fillim të vitit 2025, Korporata hapi thirrje për partnerë privatë për ndërtimin e godinës së re të Bibliotekës Kombëtare.

    Projekti i studios XDGA shoqërohej me një komponent shtesë: Investitori privat që do të merrte përsipër realizimin, përfitonte të drejtën për të shfrytëzuar 5,219 m2 truall të ish-vilave gjermane për ndërtimin e një objekt me sipërfaqe deri në 60,000 m2 – praktikisht një kullë mbi 20 kate.

    Me këtë ide, qeveria nuk po i privatizonte dhe as shiste vilat, por po i rrafshonte për t’i hapur rrugë një “kompensimi urbanistik për qëllime publike”.

    Specifikimi i truallit si pronë shtetërore në thirrjen e Korporatës për Bibliotekën/Citizens.al

    Në fakt, me vendim të qeverisë trualli te ish-vilat gjermane rezultonte pronë shtetërore, pa kushte, dhe i i kalonte Korporatës së Investimeve.

    Kjo u kuptua vetëm në atë periudhë nga familja Sureli, e cila pasi u interesua mori zyrtarisht si përgjigje nga Kadastra se “origjina e pasurisë […] regjistruar në shkurt 2012 […] nuk kishte shënime për të drejtë parablerjeje”.

    Përgjigja ishte shqetësuese. Familja kishte dokumente të nxjerra nga Kadastra të vitit 2014 në të cilat shënimet ishin prezente.

    Nën dyshimin se, në rastin më të mirë titulli i pronësisë nuk ishte pasqyruar si duhet, ose në rastin më të keq mund të ishte fshirë, zhdukur apo manipuluar në regjistrat fizikë dhe elektronikë të Kadastrës, ajo përthelloi kërkesat.

    Tashmë çështja kishte kaluar jo vetëm në refuzim privatizimi, por edhe refuzim njohjeje si pronarë.

    Teksa familja Sureli angazhohej për të marrë informacione, thirrja për zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare dhe kullës te ish-Vilat Gjermane u anulua. Njësoj edhe thirrja e dytë.

    Zyrtarisht Korporata tha se nuk pati interesime, por gjasat janë që kjo të ketë lidhje me lëvizjen e familjes Sureli dhe problemet që do të kishte investitori privat në të ardhmen në rast se do ta zhvillonte kullën mbi truallin e pretenduar prej saj.

    Ndryshimi i planit: Kulla mbi shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

    Në shtator 2025, Korporata e kaloi në plan të dytë Bibliotekën Kombëtare dhe hapi një thirrje tjetër që përfshinte sërish zonën e ish-vilave. Kjo thirrje parashikonte ndërtimin aty të mjediseve të reja të jetimores “Zyber Hallulli”.

    Në pamje të parë, po zhvillohej një projekt social. Por nga ana ligjore dhe urbane, ky veprim prodhonte një efekt të rëndësishëm, shembjen e godinës aktuale të jetimores, duke e liruar truallin tek rruga e Elbasanit për ndërtime kullash.

    Nga ana tjetër, sikurse tregojnë dokumentet e shqyrtuara nga Citizens.al, kjo thirrje vijoi t’i mohonte të drejtën e pronës familjes Sureli, e cila vijoi një seri të gjatë korrespondence me Kadastrën dhe qeverinë.

    Në parim, me thirrjen e re qeveria nënkuptonte se nuk po e privatizonte kompleksin e ish-Vilave Gjermane dhe se funksioni i zonës do të mbetej sërish publik pas ndërhryjeve – pavarësisht se ato parashikojnë qartësisht, edhe në dokumente, shembjen e ndërtesave aktuale.

    Specifikimi i se ish-vilat gjermane do të prishen në dokumentet e thirrjes për Zyber Hallulli/Citizens.al

    Por, për sa kohë ish-vilat janë objekte mbi të cilat familja Sureli gëzonte të drejtën e parablerjes që prej vitit 1995, qeveria nuk mundet t’i prishë, zhdukë apo tjetërsojë ato për t’u hapur rrugë projekteve të reja, pa i ofruar paraprakisht ushtrimin e së drejtës së parablerjes.

    Familja pretendon se nuk ka pasur asnjë kontakt, konsultim apo bisedim paraprak, qoftë për thirrjen e parë që parashikonte ndërtimin e një kulle si formë incentive për zhvillimin e Bibliotekës, qoftë në rastin e dytë.

    Një nga kushtet për të zhvilluar projektin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve & Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore” është që fillimisht të krijohen hapësirat e reja për jetimoren (në këtë rast te ish-Vilat Gjermane) dhe më pas të hapet sheshi për ndërtim për privatin te “Zyber Hallulli”.

    “Modeli i zhvillimit” që po shtyn qeveria

    Në qershor 2025 familja Sureli kërkoi zyrtarisht nisjen e procedurave të privatizimit. Një kërkesë e ngjashme në 2018 ishte refuzuar me argumentin se “objektet ishin të nevojshme për funksion shtetëror.”

    Në gusht 2025 ajo iu drejtua edhe Korporatës për t’u përfshirë në zhvillim, ndërsa paralelisht nisi ankesa pranë Avokatit të Popullit, KLSH-së dhe një padi në Gjykatën Administrative.

    Çështja mori kthesë vetëm në dhjetor 2025 kur Kadastra pranoi probleme në regjistra. Nënkontraktori i dixhitalizimit nuk kishte pasqyruar plotësisht transkriptimet historike të pronave, ndaj më 26 janar 2026 ajo e (ri)regjistroi të drejtën e parablerjes në kartelën e pasurisë.

    Por, pavarësisht këtij zhvillimi, thirrja e Korporatës për të “zhvilluar” jetimoren te ish-vilat gjermane nuk u ndal. Përkundrazi, tre ditë më vonë u shpallën fituesit e konkursit: tre kulla deri në 35 kate në truallin aktual të jetimores dhe struktura të reja në zonën e ish-vilave gjermane.

    “Sot me këtë projekt, ne i hapim rrugë drejtimeve të reja për të ardhmen, […] duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët,” tha në fillim të konkursit Kryeministri Rama.

    Pas kësaj, familja Sureli shtoi në padinë gjyqësore edhe kompaninë fituese. Çështja mund të bllokojë kështu zhvillimin e mjediseve të reja të jetimores, duke vënë në pikëpyetje qëllimin e justifikuar nga qeveria.

    A ishte ky varianti më i mirë për t’iu dhënë zgjidhje nevojave të jetimores? A nuk ka qeveria mjaftueshëm fonde, fjala bie, për ta zhvilluar vetë në prona publike dhe të pakontestuara një hapësirë të re për ta?

    Kjo histori nuk është më vetëm një konflikt pronësor, por me gjasë, rasti i parë i një përplasjeje konkrete me modelin e ri dhe të rrezikshëm të zhvillimit të shtyrë përpara nga qeveria përmes Korporatës së Investimeve. Prona private po përdoret si “mall shkëmbimi” për t’i hapr rrugë kullave.

    Ngjan si lojë fjalësh, por realiteti që po hasim është i tillë: një lojë ku po favorizohen investime të caktuara në kurriz të të drejtave të ish-pronarëve.

    Pyetja që mbetet nuk është vetëm nëse familja Sureli ka të drejtë, por: A mund të shmanget një e drejtë pronësore duke mos e shitur pronën, por duke e (ri)zhvilluar atë?

    Përgjigjja e kësaj çështjeje nuk do të ndikojë një zonë të vetme të Tiranës. Ajo do të përcaktojë mënyrën se si do të trajtohen konfliktet mes zhvillimit urban dhe pronësisë private në Shqipëri për vitet që vijnë.

    Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kulla të zbrazëta: Brenda bumit të çmendur të ndërtimit në Tiranë

    17.02.2026
    Aktualitet

    Zamira Sinaj dhe dhurata pёr “investitorët strategjikë”! Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar

    17.02.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri i bën gol SPAK-ut nga arratia me ndihmën e AKSHI-t! Merr tenderin 3.1 milionë euro te KLGJ

    17.02.2026
    Aktualitet

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani

    17.02.2026
    Aktualitet

    Gjergji Taho, administratori i Paysera Albania drejton edhe Durana Tech Park

    17.02.2026
    Aktualitet

    Porositi vrasjen e Ardit Spahiut nga Dubai, ja me sa vite dënohen Franc Çopja, Flobenc Mecja dhe Mikael Qosja

    17.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht

    17.02.2026

    Kulla të zbrazëta: Brenda bumit të çmendur të ndërtimit në Tiranë

    17.02.2026

    Zamira Sinaj dhe dhurata pёr “investitorët strategjikë”! Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar

    17.02.2026

    Ermal Beqiri i bën gol SPAK-ut nga arratia me ndihmën e AKSHI-t! Merr tenderin 3.1 milionë euro te KLGJ

    17.02.2026

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani

    17.02.2026
    Më të lexuarat

    Vjedhja e fondeve IPARD, SPAK drejt arrestimeve, thellohen hetimet

    Nga InfoNews16.02.20261

    Vjedhja e fondeve IPARD, SPAK drejt arrestimeve, thellohen hetimet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

    Berat Buzhala tenton të godas me shishe në kokë Albatrosin

    12.02.2026

    Porositi vrasjen e Ardit Spahiut nga Dubai, ja me sa vite dënohen Franc Çopja, Flobenc Mecja dhe Mikael Qosja

    17.02.2026

    Nga PENG në PENGMARRËS? Dyshime ndaj Gerond Meçe për abuzim financiar me fondet e AKSHI

    16.02.2026

    Ngjarje pranë kthesës së Kamzës, një person i plagosur

    14.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.