Biznesmeni vdiq te Trita Hospital, policia nuk di gjë! Prokurorisë i del gjumi por do kohë të marrë veten
TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim për vdekjen e biznesmenit italian Massimo Ferro. Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi, i cili ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe ka kryer veprime të tjera hetimore, në klinikën private ‘Trita Hospital’, ku 54-vjeçari kreu një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Paralelisht, hetime po zhvillohen dhe në Itali, ndërkohë që familjarët e biznesmenit pretendojnë se 54-vjeçarit nuk iu bënë analizat dhe kontrollet paraprake përpara se të futej në sallën e operacionit.
DETAJET/ Italiani vdiq te Trita Hospital në Tiranë, lidhje edhe me DermoLife
Ngjarja ndodhi në datë 22 dhjetor 2025 në QSUT, ku 54-vjeçari ndërroi jetë pas operacionit në stomak për humbje peshe, në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë. Ekzaminimi pas vdekjes ishte pothuajse i pamundur, pasi disa organe u hoqën gjatë autopsisë në Shqipëri dhe janë ende në laboratorin e mjekësisë ligjore në Tiranë.
