Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Mbetet në Durrës BOMBA mjedisore e KURUM!

    Nga InfoNews05.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Mbetet në Durrës BOMBA mjedisore e KURUM!

    Policia ka ekzekutuar 20 masa sigurie nga 33 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit, në lidhje me 2 mijë e 800 ton mbetjet e kthyera nga Tajlanda në tetor të vitit 2024, pasi kishin dalë nga vendi ynë në korrik të atij viti.

    Përmes një njoftimi zyrtar, prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar prej policisë në tre qytete, ku nuk u arrit të viheshin në pranga 13 prej personave të përfshirë.

    Sipas organit të akuzës, mbetjet ishin shpërndarë në 102 kontejnerë, nga ku në 11 prej tyre u morën mostra për ekspertim në një laborator në Itali. Analizimi i tyre zbuloi praninë e elementëve të rrezikshëm.

    Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore. Në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar, materiali duhet t’i nënshtrohet rikuperimit të kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit të përshtatshëm përpara depozitimit përfundimtar”.

    Kjo përgjigje e marrë bindi hetuesit se 33 personat e përfshirë, për të cilët gjykata lëshoi masa sigurie, dyshohet se kanë konsumuar disa vepra penale. Konkretisht: “kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar”, “transporti i mbetjeve”, “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale” dhe “shpërdorim detyre”.

    Mes personave të vënë në akuzë, tashmë të arrestuar janë zyrtarë të Doganës së Durrësit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mes të cilëve drejtoresha e përgjithshme e këtij institucioni, si dhe ish-drejtuesja e saj.

    Ndërkohë, në kërkim është shpallur E.D., administratori i ‘Kurum International’, për të cilin gjykata e Durrësit ka lëshuar në mungesë masën “arrest me burg”.

    Të njëjtën masë shtrënguese gjykata ka caktuar edhe për pronaren e kompanisë “Sokolaj”, Gj. S., gjithashtu e shpallur në kërkim nga policia, e cila i kishte blerë mbetjet nga Kurum për t’i dërguar në Tajlandë.

    Të 102 kontejnerët e kthyer aktualisht vijojnë të jenë në portin e Durrësit, pasi me urdhër të prokurorisë së këtij qyteti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Masat e sigurisë

    Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

    Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

    Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

    Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

    Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

    Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

    Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

    Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

    Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

    Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

    Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

    Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

    Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

    Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

    Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

    Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

    Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

    Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

    Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

    Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

    Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

    Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

    Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

    Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

    Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

    Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

    Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

    Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

    Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

    Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

    Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

    Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

    Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

    administratorë kompanish Agjencia Kombëtare e Mjedisit AKM Alliance Resource analiza laboratorike Andon Prifti Arif Shkalla arrest me burg arrest shtëpiak Arta Dollani Autoriteti Portual Durrës biznes mbetjesh Bujana Tonçiça depozitimi përfundimtar Dogana e Durrësit Doni Sokolaj drejtësia në Shqipëri Dritan Seferaj Edmond Voda ekotoksicitet Erdal Demir Evis Mellonashi falsifikim dokumentesh Florian Çimo Gazmend Sina Gjovana Sokolaj Harun Sarica Helidon Lila hetim penal Indrit Likaj Ingo Hesse inspektorë portualë institucionet shtetërore Iva Musa Julian Kapedani Kejdi Ahmetaj Kledina Skendo kompania Sokolaj kontejnerë me mbetje kontrabandë korrupsion krim mjedisor Kurum International laborator në Itali ligji mjedisor Marjeta Përlala masa sigurie Mbarime Koroci mbetje të rrezikshme mbetje toksike Mikail Hila Mirjeta Zotaj Mujo Ilazaj Nazif Bajrami ndjekje penale ndotje mjedisore Olizana Pemati operacion policor Pastrim parash persona në kërkim Petrit Qosja Policia Porti i Durrësit Prokuroria e Durrësit Rami Bunga rikuperim mbetjesh rrezik për shëndetin sekuestrim provash Shaban Hyseni shëndeti publik Shkëlqim Jakupi shpërdorim detyre siguria mjedisore skandal mbetjesh Tajlanda trafiku i mbetjeve trajtim mbetjesh transport i paligjshëm mbetjesh urdhër-arreste Xhulio Golg Yusuf Sezai Kurum zyrtarë të arrestuar
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.