Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plasin arrestimet! E shau në rrugë, i mituri i shkon me 10 shokë te shëpia tre vëllezërve te ‘Xhomlliku’

    13.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Rrit fitimet por INTERSIG Vienna Insurance Group ul dëmshpërblimet deri në 74% për aksidentet

    Nga InfoNews30.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Rrit fitimet por INTERSIG Vienna Insurance Group ul dëmshpërblimet deri në 74% për aksidentet
    Rrit fitimet por INTERSIG Vienna Insurance Group ul dëmshpërblimet deri në 74% për aksidentet
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rrit fitimet por INTERSIG Vienna Insurance Group ul dëmshpërblimet deri në 74% për aksidentet

    Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik gjatë vitit 2025 arritën në rreth 16.9 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 12.22% krahasuar me vitin 2024. Kjo rritje tregon se kompanitë e sigurimeve kanë arkëtuar më shumë të ardhura nga siguracionet e detyrueshme që paguajnë qytetarët për automjetet e tyre.

    Një nga kompanitë më të mëdha në tregun e sigurimeve të automjeteve, Intersig – Vienna Insurance Group, rezulton se gjatë vitit 2025 ka rritur primet e shkruara bruto në sigurimin motorik me 12%, duke reflektuar rritje të ndjeshme të të ardhurave.

    Megjithatë, pavarësisht rritjes së fitimeve, të dhënat zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se Intersig ka ulur dëmshpërblimet për sigurimin motorik. Sipas raportit të AMF-së, dëmshpërblimet e paguara nga kjo kompani për aksidentet rrugore janë ulur me rreth 15% gjatë vitit 2025.

    Në nivel tregu, sipas AMF-së:

    • Produkti MTPL i brendshëm në vitin 2025 shënoi një rritje prej 13.32% të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave u rrit me 6.85% krahasuar me vitin 2024.

    • Produkti Karton Jeshil pati një rritje prej 8.19% të primeve, por numri i kontratave ra me 3.99%.

    • Sigurimi Kufitar shënoi një ulje prej 0.64% të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave u ul me 1.28%.

    Për Kartonin Jeshil, tek Intersig, primet e shkruara bruto janë rritur me rreth 8% krahasuar me vitin 2024, çka do të thotë të ardhura më të larta për kompaninë. Por, në kontrast të fortë me këtë rritje, dëmshpërblimet e paguara për Kartonin Jeshil janë ulur me rreth 74%.

    Të dhënat tregojnë se, ndonëse qytetarët kanë paguar më shumë për sigurimet e detyrueshme, kompanitë – dhe veçanërisht Intersig – kanë ulur ndjeshëm pagesat për dëmshpërblime, duke rritur kështu fitimet neto.

     

    aksidente rrugore AMF automjete Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dëmshpërblime ekonomi financa fitime të kompanive të sigurimit INTERSIG Karton Jeshil MTPL prime sigurimi qytetarë Rrit fitimet por INTERSIG Vienna Insurance Group ul dëmshpërblimet deri në 74% për aksidentet rritje primesh sigurim i detyrueshëm motorik sigurim kufitar sigurime sigurime automjetesh tregu i sigurimeve ulje dëmshpërblimesh Vienna Insurance Group
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plasin arrestimet! E shau në rrugë, i mituri i shkon me 10 shokë te shëpia tre vëllezërve te ‘Xhomlliku’

    13.08.2026
    Aktualitet

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026
    Aktualitet

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026
    Aktualitet

    Punonjës të padeklaruar, moslëshim fature dhe shkelje të tjera në Tregun Agroushqimor të Kasharit

    13.08.2026
    Aktualitet

    Skandali në Shëndetësi 90% e rekomandimeve të KLSH për pajisjet mjekësore në spitalet nuk u zbatuan

    13.08.2026
    Aktualitet

    Pronari në qeli, dy kompanitë e Ermal Beqirit “kacafyten” me Identitek-un në KPP

    13.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plasin arrestimet! E shau në rrugë, i mituri i shkon me 10 shokë te shëpia tre vëllezërve te ‘Xhomlliku’

    13.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026

    Punonjës të padeklaruar, moslëshim fature dhe shkelje të tjera në Tregun Agroushqimor të Kasharit

    13.08.2026

    Skandali në Shëndetësi 90% e rekomandimeve të KLSH për pajisjet mjekësore në spitalet nuk u zbatuan

    13.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.