Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    Nga InfoNews23.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në hallkën e fundit, Prokuroria thotë për grupin e Ergys Agasit tek AKSHI, se ka zbuluar se përtej manipulimit të procedurave, palët në proces u përfshinë në pastrim parash dhe faturime fiktive.

    Edhe pse Agasi rezulton pronar i EA Solution, kjo e fundit funksionon brenda zyrave të kompanisë së Beqiraj dhe asnjë prej punonjësve të pyetur nuk e di që Agasi është pronar dhe as që punojnë për këtë kompani.

    Punonjësit thonë se u intervistuan nga “Soft&Solution” dhe ishin habitur që rezultonin në listpagesat e EA Solution. Vetë administratorja e kompanisë së Agasit pranon se punëtorët e tyre menaxhoheshin nga burimet njerëzore të kompanisë së Beqirit.

    Pasi mori në më pak se një vit 29 milionë euro nga kompanitë e Beqirit, Papës dhe Hoxhës, kompania EA Solution shpenzoi vetëm 30 mijë euro për blerjen e një makine luksoze, duke dëshmuar se nuk kishte aktivitet real.

    Në një operacion paralel për transferim dhe pastrim parash, në skemë është përfshirë edhe një kompani import-eksporti nën pronësi të Rogers Rrytës.

    Kompania ka aktivitet të kufizuar në importin e veshmbathjeve dhe produkteve ushqimore nga Turqia. Vetë aksioneri e pranon se praktikisht ajo sjell dhe shpërndan çokollata e çibukë. “Gjatë kohës që ka qenë administrator i kompanisë ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. për tregtimin e çokollatave dhe biskotave”, citon prokuroria deklarimin e Rrytës.

    Por çuditshëm, kompania ka kontrata mbi 10 milionë euro për “zgjidhje teknologjike” dhe “për aplikacione kompjuterike”.

    Administratori i “Fastech”, Andis Papa është i bindur që nuk ka blerë çibukë nga kjo kompani, edhe pse ajo nuk shet tjetër gjë.

    “Shtetasi Andis Papa u pyet edhe lidhur me bashkëpunimet me shoqërinë “Mega Distribution” sh.p.k., për të cilën ai deklaroi se: “…Po, kam bashkëpunuar përpara vitit 2020, kam bashkëpunuar me këtë shoqëri, gjithnjë në fushën e teknologjisë dhe informacionit…””, citohet Papa.

    abuzim me fondet publike AKSHI tendera Andis Papa aplikacione kompjuterike tendera bashkëpunim kriminal dosje penale EA Solution shpk Ergys Agasi ermal beqiri Fastech shpk First shpk Gëzim Hoxha hetim prokurorie import eksport fiktiv kompani fiktive Shqipëri kompani guackë kompani import eksport Shqipëri kontrata fiktive korrupsion AKSHI krim ekonomik krim financiar manipulim procedurash Mega Distribution shpk pagesa të dyshimta pastrim parash përmes kompanive Rogers Rryta rrjet korrupsioni shkelje ligji prokurimi Soft & Solution shpk SPAK hetime tendera IT tendera të dyshimta transferta financiare zgjidhje teknologjike fiktive
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.