Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    ESKLUZIVE/ Peshkaqenët e AKSHI morën peng Gerond Meçen! Zbardhet skema

    Nga InfoNews16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK ka lëshuar sot tre urdhër-arreste ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt, pas një hetimi njëvjeçar të drejtuar nga prokurori Bledar Maksuti, që ka zbuluar një skemë të organizuar abuzimi me tenderët e AKSHI, e shoqëruar edhe me akte shantazhi dhe marrje peng ndaj biznesmenëve konkurrentë.

    Burime pranë hetimit bëjnë me dije se biznesmeni Gerond Meçe, administrator i kompanisë Advanced Business Solution, dyshohet se është mbajtur peng dhe është shantazhuar, me qëllim që të tërhiqej nga gara për tenderë publikë të AKSHI dhe të hiqte dorë nga ankimimet ligjore kundër procedurave të dyshimta.

    Pengmarrje për të pastruar garën e tenderëve

    Sipas SPAK, kompania e Meçes kishte ankimuar pothuajse të gjitha tenderët e mëdhenj të AKSHI, duke denoncuar parregullsi dhe konflikt interesi me kompaninë Soft & Solution të Ermal Beqirit. Megjithatë, në mënyrë të papritur, të gjitha ankimimet janë tërhequr, fakt që ka ngritur dyshime serioze për presion të jashtëligjshëm.

    Hetimet kanë zbuluar se kjo tërheqje nuk ka qenë vullnetare, por dyshohet se ka ardhur pas një episodi të rëndë shantazhi dhe mbajtjeje peng, i cili kishte për qëllim pastrimin e garës dhe garantimin e fitores së paracaktuar të Soft & Solution.

    Arrestime dhe hetim në thellësi në AKSHI

    Gjatë ditëve të fundit, SPAK ka thirrur për marrje në pyetje rreth 20 punonjës dhe zyrtarë drejtues të AKSHI, përfshirë Mirlinda Karçanajn, e cila u mbajt për rreth 4 orë në pyetje.

    Karçanaj dyshohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, pasi sipas hetimeve, fituesit e tenderëve ishin të paracaktuar, ndërsa konkurrentët realë eliminoheshin përmes presionit dhe shantazhit.

    Skemë kriminale me fatura fiktive

    Në qendër të dosjes ndodhet kompania Soft & Solution, e cila dyshohet se ka shërbyer si mekanizëm për përvetësimin dhe shpërndarjen e fondeve publike të AKSHI.

    Sipas burimeve, pas fitimit të tenderëve, kompania e Beqirit lidhte kontrata shërbimi fiktive me kompani të lidhura me persona që kishin ndikim mbi vendimmarrjen në AKSHI dhe KVO, ndërsa puna reale kryhej nga i njëjti staf.

    SPAK po heton faturat e shërbimeve, pasi dyshohet se janë përdorur për justifikimin e transfertave financiare të paligjshme.

    “Ndiq paratë” dhe roli i ‘hinkës financiare’

    Burime për Skyweb.al bëjnë me dije se SPAK ka verifikuar edhe një adresë në qendër të Tiranës, e përdorur si zyrë nga kompanitë e përfshira në skemë.

    Hetimi po zhvillohet sipas parimit “ndiq paratë”, ku dyshohet se Ermal Beqiri ka vepruar si “hinkë financiare”, duke kanalizuar fondet publike drejt personave që kanë organizuar dhe mbrojtur skemën.

    40 milionë euro tendera dhe lëvizje të dyshimta jashtë vendit

    Sipas hetimeve paraprake, kompanitë e përfshira kanë përfituar rreth 40 milionë euro tendera publikë, kryesisht nga AKSHI.

    Ndërkohë, burime konfidenciale bëjnë me dije se Ermal Beqiri ka kryer disa lëvizje brenda dhe jashtë vendit, përfshirë një shtet të BE-së, pas thellimit të hetimeve të SPAK.

    SPAK pritet të zbulojë një mega-skandal të paprecedentë, ku përveç korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike, dyshohet edhe përdorimi i metodave kriminale për kontrollin e tenderëve shtetërorë.

    abuzime me tenderët Advanced Business Solution AKSHI arrestime SPAK biznesmenë të shantazhuar dosje penale EA Solutions Ergys Agasi ermal beqiri fatura fiktive fonde publike Gerond Mece hetim spak korrupsion korrupsion në AKSHI KVO AKSHI mega skandal Mirlinda Karcanaj ndjek paratë Pengmarrje shantazh shkelje e barazisë në tendera skandal shtetëror Soft Solution SPAK tendera publikë tenderë të paracaktuar
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.