Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Brumbulli i Shoqatës së Bankave “fshehu” skandalin e mikrokredive; Zëdhënës i Raiffeisen dhe Procredit?!

    Nga InfoNews09.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skandali i mikrokredive ka dhjetëra përgjegjës, ku shqiptarët u mashtruan dhe u zhvatën për vite me radhë në “sytë” e të gjithë bankierëve, të cilët vetëm sa fërkonin duart kur merrej kësti i radhës. Një abuzim i frikshëm, i cili është lejuar rëndom nga institucionet ligjzbatuese apo edhe ato kontrolluese, ku në këtë rast dështoi edhe organi më i lartë, Banka e Shqipërisë.

    Zvarritjet e Këshillit Mbikëqyrës, apo drejtuesve e organeve të tjera, për të marrë një vendim të shpejtë, solli mijëra viktima të skemës financiare si dhe viktima me humbje jete, siç ishte rasti i Pal Trashaj që u vetëflijua në dyert e SPAK-ut. Por, akoma më e frikshëm ishte neglizhenca apo përfshirja e disa strukturave të tjera për të “fshehur” këtë skandal.

    Një nga rolet më aktiv për të minimizuar përfshirjen e Bankës së Shqipërisë, apo edhe të bankave të nivelit të dytë, e kishte edhe Shoqata Shqiptare e Bankave. Një organ që vepron për të mbuluar skandalet e njëpasnjëshme të sektorit bankar, duke bërë edhe “rolin” e zëdhënësit.

    Në këtë rast, këtë rol e ka marrë as më shumë e as më pak Spiro Brumbulli, një emër që është endur për vite me radhë në drejtimin e disa bankave. Prej disa vitesh, z. Brumbulli është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave. Por, që nga zgjedhja e tij në atë pozicion, çuditërisht lulëzoi edhe biznesi i mikrokredive, teksa ka dyshime se e gjitha është një skemë në sektorin bankar, me në krye vetë Brumbullin.

    Roli i tij ka qenë koordinues në të gjitha bankat e nivelit të dytë, duke u kthyer me dashje në një “zëdhënës” të tyre, megjithëse disa banka të nivelit të dytë ishin të përfshira direkt në këtë skemë.

    Burime nga organet e drejtësisë i thanë redaksisë së VoxNews se janë disa banka që janë përfshirë më shumë në këtë skemë, edhe të ish–punëdhënësve të tij, para se të katapultohej në shoqatë, duke e kthyer në një “qokë” për vete, familjarët apo edhe miqtë e tij.

    Aktualisht, Brumbulli menaxhon financat e Shoqatës së Bankave, duke marrë kuotizacione me apo pa letra. Këto para’ dyshohet se janë fitimet e bankave të nivelit të dytë nga skandali i mikrokredive, teksa ai vetë ka dalë me dhjetëra herë në media duke hequr përgjegjësinë nga bankat për t’ua vënë përmbaruesve.

    “Një përmbarues e mbyll tërë procesin e shitjes brenda zyrës së tij. Ka aq shumë problematika në mënyrën e ekzekutimit të pronave të mikrokredive,” tha ai në një dalje publike, duke zhvendosur fokusin nga përgjegjësit te nën përgjegjësit.
    Në fakt, përmbaruesit janë hallka zbatuese e parregullsive, pasi përgjegjësit kryesorë janë bankat e nivelit të dytë që shitën kreditë e këqija, duke i mbytur me gjoba e detyrime të paqena. Por, edhe pasi iu shitën shoqërive të mikrokredive, këto banka të nivelit të dytë sërish iu dhanë kredi qytetarëve, por këto para asnjëherë nuk kaluan në llogarinë apo xhepat e qytetarëve, por shkuan te xhepat e shoqërive të mikrokredive.

    Për këtë skandal dhe idesë që shteti të blejë kreditë e këqija, Brumbulli tha se “është një marrëdhënie mes privatëve”. Natyrisht që po, pasi kështu pasurohen bankierët, ata që krijojnë këto shoqëri, njerëzit e afërt me shoqatën apo edhe me Bankën e Shqipërisë. Brumbulli ka mbrojtur shpeshherë “krimin”, duke thënë se “janë 26 institucione financiare të cilat mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë, ne po flasim për rastin e dy institucioneve që janë bërë problem, MCA dhe një tjetër”.

    Ai ka qenë zëdhënës edhe i Bankës së Shqipërisë, e cila nuk ka vepruar me shpejtësi, duke lejuar këtë abuzim të frikshëm. “Nga 26, janë 2 dhe nuk është se nuk kanë qenë nën mbikëqyrje. Janë marrë masa nga Banka e Shqipërisë. Në 2022 i është lënë 1 vit kohë të bënin rregullimet, pas një viti nuk bën rregullimin iu dha 6 muaj kohë të shisnin portofolin”, pohoi ai.

    Por, cilët janë “klientët” e Brumbullit dhe përse i mbron në këtë skandal?!

    Deklaratat e tij në publik janë hedhja “hi syve” shqiptarëve për të devijuar përgjegjësinë nga bankat e nivelit të dytë te disa individë.

    “Nga gjithë portofoli i kredive të këqija u shitën ato konsumatore, për shkak se ishin më të thjeshta dhe kostoja e tyre për t’u rikthyer është shumë e lartë. Bankat donin të pastronin librat dhe portofolin e tyre”, tha Brumbulli sërish në këto daljet e skandalit, teksa sërish pohoi se “shoqëritë e mbledhjes së borxhit nuk merren vetë, sepse janë në përgjegjësinë e përmbaruesit”.

    Natyrisht skema ishte e qartë në këto dalje, duke u bërë zëdhënësi i institucioneve që kishin përgjegjësi direkte. Në dosjen e Prokurorisë shkruhet mjaft qartë se “personat e marrë si të pandehur, fitimet nga kreditë e këqija i kanë investuar në banka si llogari investimi ose si obligacione thesari”. Pra, investimet janë bërë në bankat ku këta persona kanë blerë kredi të këqija dhe pasi zhvatën qytetarët, i kanë ri investuar në këto banka.

    A nuk janë përgjegjëse këto banka të nivelit të dytë?!

    Brumbulli ka pasur direktivën për një mbrojtje të gjithë anshme, pasi nga hetimet është zbuluar se disa banka të nivelit të dytë i kanë shitur mijëra portofole me kredi të këqija MCA dhe FINAL. Ndërkohë, që të pandehura Elda Ibro i ka investuar paratë në bankat e nivelit të dytë në formë obligacionesh. Investime ka pasur edhe i ndjeri Olsi Ibro dhe Arben Meksuti.

    Sipas dosjes së prokurorisë, të cilën e ka hulumtuar edhe VoxNews, dy bankat e nivelit të dytë, Raiffeisen dhe Procredit, janë në aferën e mikrokredive, ku dyshohet se shqiptarët janë zhvatur në shumën e plot 40 milionë eurove. Akuza ka faktuar se edhe Procredit dhe Raiffeisen kanë pasur marrëdhënie preferenciale me kompani të tilla si MCA dhe Final, të cilat kanë blerë kreditë e pashlyera dhe kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve për të marrë kredi të reja për të shlyer borxhet.

    ©Copyright Vox News

    abuzime financiare Banka e Shqipërisë bankat e nivelit të dytë FINAL hetimet e prokurorisë korrupsioni financiar kredi të këqija kreditë konsumatore MCA mikrokredi përmbaruesit presioni financiar Procredit Bank Raiffeisen Bank sektori bankar shqiptar Shoqata Shqiptare e Bankave Skandali i mikrokredive skema financiare Spiro Brumbulli VoxNews zhvatja e qytetarëve
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.