Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Unaza e Burrelit çahet ende pa u dorëzuar, ‘Leni ING’ dhe ‘Angerba’ marrin pagesat

    Nga InfoNews08.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Partia Demokratike ka publikuar sot një tjetër denoncim për atë që e cilëson si skandal korruptiv në Burrel, ku unaza e qytetit është çarë dhe dëmtuar ende pa u përfunduar punimet.

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi nga selia blu se propaganda e kryeministrit Edi Rama “po zbulohet dita-ditës”, duke përmendur rastin e fundit me rrugën në Burrel.

    Më 22 tetor, Rama publikoi në Facebook foto nga punimet e unazës, duke treguar se po hidhnin shtresat e fundit të asfaltit dhe se veprat e artit ishin drejt finalizimit.

    Sipas PD-së, realiteti është krejt tjetër.

    Kontrata dhe mbikëqyrja e punimeve sipas PD-së

    PD deklaron se më 6 mars, ARRSH nënshkroi një kontratë me kompaninë Ulza sh.p.k (me mbështetje nga ASI 2A CO sh.p.k), me objekt “Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër”, me vlerë 1.2 milion euro.

    Ndërkohë, mbikëqyrja e punimeve iu dha një bashkimi operatorësh (LENI ING SHPK – ANGERBA SHPK), fitues i shpallur më 2 qershor, tre muaj pas kontratës së punimeve civile – edhe pse procedurat e ndërtimit dhe mbikëqyrjes duhet të ecin paralelisht.

    PD thekson se në tabelën informuese në terren nuk shfaqet bashkimi fitues i operatorëve, por figuron punonjësi i ARRSH-së, Nikollaq Mihali, si mbikëqyrës.

    Sipas opozitës, nuk dihet çfarë ka ndodhur me fondet për mbikëqyrjen dhe pse fituesit e shpallur në dokumente nuk u panë në terren. E vetmja gjë e sigurt, sipas tyre, është se punimet e kontratës 1.2 milion euro janë mbikëqyrur nga një punonjës i ARRSH.

    Rruga çahet para përfundimit – PD kërkon hetim nga SPAK

    Në pamjet e publikuara, asfalti shfaqet i çarë dhe i dëmtuar, pavarësisht se punimet nuk janë dorëzuar ende plotësisht.

    Vangjeli deklaroi se “kjo është fytyra e propagandës qeveritare, e cila mundohet të fshehë dëmin, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë me foto në rrjetet sociale”.

    Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë urgjentisht hetimet, duke theksuar se shqiptarët “nuk meritojnë mashtrim, vjedhje dhe korrupsion”.

    Angerba ARRSH asfalt i çarë Burrel dëmtim rruge denoncim PD Edi Rama Genta Vangjeli korrupsion Leni ING opozita PD prokurime publike skandal skandale qeveritare SPAK Ulza shpk Unaza e Burrelit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Aktualitet

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026
    Aktualitet

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.