Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»37.14% interes! Sa i kushton një shqiptari një kredi nga ECFA/ Kredo.al

    37.14% interes! Sa i kushton një shqiptari një kredi nga ECFA/ Kredo.al

    Aktualitet Nga InfoNews03.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    37.14% interes! Sa i kushton një shqiptari një kredi nga ECFA/ Kredo.al
    37.14% interes! Sa i kushton një shqiptari një kredi nga ECFA/ Kredo.al
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Normat e publikuara për kreditë konsumatore të ECFA arrijnë mbi 37% në vit. Një shembull i publikuar nga vetë kompania tregon se një kredi prej 63 mijë lekësh mund të kthehet në 88,390 lekë brenda 18 muajve, duke përfshirë interesin dhe komisionin.

    Kreditë e shpejta konsumatore vijojnë të jenë një nga mënyrat më të përdorura nga qytetarët që kanë nevojë urgjente për para, por kostoja e tyre mbetet një nga çështjet më të debatueshme të tregut financiar.

    Reklamë

    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar! Interesa 2 herë më të larta se vendet e tjera

    Në të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë për institucionet financiare jobanka, ECFA, kompania që operon me markën Kredo.al në Shqipëri, rezulton me norma nominale fikse që arrijnë deri në 37.14% në vit, për kategori të caktuara të kredive konsumatore.

    Për kreditë me afat deri në 12 muaj, norma e publikuar është 30.95%, ndërsa për kreditë me afat 13–24 muaj dhe 25–36 muaj, norma arrin në 37.14%.

    Këto janë norma nominale dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht koston përfundimtare që paguan klienti. Për të kuptuar koston reale të një kredie duhet të merren parasysh edhe komisionet dhe tarifat e tjera të aplikueshme, pra shohet intersi.

    37.14% interes! Sa i kushton një shqiptari një kredi nga ECFA/ Kredo.al

    Një shembull i publikuar nga vetë Kredo tregon më konkretisht se si mund të rritet shuma që duhet të kthejë një klient.

    Në shembullin e publikuar nga kompania, një kredi prej 63,000 lekësh, me afat 18 muaj, shoqërohet me këste prej 4,700 lekësh dhe me një shumë totale për t’u paguar prej 88,390 lekësh.

    Sipas të njëjtit shembull, 21,610 lekë përfaqësojnë interesin, ndërsa 3,780 lekë janë komision angazhimi.

    Pra, për një shumë fillestare prej 63 mijë lekësh, klienti duhet të kthejë gjithsej 88,390 lekë.

    Diferenca është rreth 25,390 lekë, ose rreth 40% mbi shumën fillestare të kredisë.

    Problemi kryesor nuk është vetëm norma e interesit e shkruar në kontratë. Një konsumator duhet të shohë Normën Efektive të Interesit (NEI), pasi ajo synon të pasqyrojë më gjerësisht koston e kredisë, duke marrë në konsideratë edhe kostot përkatëse të lidhura me kredinë.

    Në rastin e kredive të vogla dhe afatshkurtra, një normë mujore mund të duket e përballueshme në pamje të parë, por kostoja totale mund të bëhet ndjeshëm më e lartë kur llogariten interesi, komisionet dhe kohëzgjatja e huasë.

    Kostoja e kredive konsumatore është bërë prej kohësh objekt i vëmendjes së Bankës së Shqipërisë. Rregullatori ka vendosur kufij për koston e kredive konsumatore dhe ka ndërmarrë masa për rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konsumatorit.

    Kjo e bën edhe më të rëndësishme pyetjen se sa paguan realisht një qytetar për një kredi të vogël. Në një situatë ku një person merr 63 mijë lekë dhe, sipas shembullit të publikuar nga vetë kompania, përfundon duke paguar 88,390 lekë, diferenca nuk është më thjesht një përqindje në një tabelë tarifash. Ajo përkthehet në 25,390 lekë kosto shtesë për klientin.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026
    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.