Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar! Interesa 2 herë më të larta se vendet e tjera

    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar! Interesa 2 herë më të larta se vendet e tjera

    Aktualitet Nga InfoNews02.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar! Interesa 2 herë më të larta se vendet e tjera
    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar! Interesa 2 herë më të larta se vendet e tjera
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kredo i ka shndërruar familjet e varfra shqiptare në lopë cash-i duke i mjelë pa mëshirë interesa deri 2 herë më të larta se sa aplikon në vendet e tjera. Ndonëse nëpër raportet zyrtare kompania raporton norma të ngjashme interesi efektiv në të gjitha vendet, e vërteta gjendet tek grafiku më poshtë.

    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive

    Reklamë

    Kredo gjeneron në Shqipëri gati 55.5 lekë të ardhura vjetore nga interesat për ccdo 100 lekë të dhëna kredi. Në Moldavi, simotra e saj Sebo gjeneron 36.9 lekë interes për ccdo 100 lekë kredi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe vendet balltike respektivisht 32.6 dhe 22 lekë të ardhura nga interesi për ccdo 100 lekë kredi.

    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar!Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera
    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar!Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

    Sipas raporteve zyrtare, vitin e kaluar Kredo kishte në Shqipëri një portofol kredish bruto prej 47 milionë eurosh. Për këtë portofol ajo arkëtoi 26.4 milionë euro të ardhura nga interesat dhe komisionet, ndërkohë që në vendet e tjera nuk e ka dot këtë guxim.

    Këto grafik janë ilustrimi më i mirë i një fjale të urtë popullore; gjej shesh e bëj përshesh. Arsyeja e diferencave kaq të mëdha të interesave që e njëjta kompani aplikon në vende të ndryshme lidhet me dobësinë rregullatore të Shqipërisë.

    Ndonëse Banka e Shqipërisë ka vendosur uljen e interesave në letra, realisht ato mbeten shumë më të larta se sa në vendet e tjera.

    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar!Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera
    Kredo.al/ Peshkaqeni i kredive që po zhvat të varfrit shqiptar!Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

    Modeli që ushqehet nga problemet e klientit

    Në një institucion normal, fitimi vjen nga interesi që klienti paguan rregullisht. Te Kredo ndodh e kundërta: Nga 26.4 milionë euro të ardhura totale, 4.32 milionë euro vijnë vetëm nga “Tarifat e shtyrjes së kredisë”. Këta janë klientët që paguajnë për të shtyrë datën e kësteve.Nëse kësaj shifer i shton edhe 2.27 milionë euro nga penalitetet (gjobat e vonesës), i bie që rreth 25% e të gjitha të ardhurave të kompanisë vijnë nga klientët që janë në vështirësi ose që nuk paguajnë dot në kohë. Ky është një model që “ushqehet” nga problemet e klientit.

    Tarifat e shtyrjes dhe “Gjobat” nuk futen te formula e normës efektive të interesit. Kur qytetarët marrin kredinë, kontrata thotë që NEI është 38% duke supozuar se ata do të paguajnë rregullisht çdo muaj.

    Por, siç e tregon bilanci, kredimarrësit e Kredos kanë paguar 4.32 milionë euro vitin e kaluar vetëm për “Tarifa shtyrjeje”.

    Kur një klient nuk ka mundësi të paguajë këstin dhe paguan p.sh. 5,000 lekë vetëm për ta shtyrë afatin me 30 ditë, ajo tarifë shtyrjeje regjistrohet kontabël si “të ardhura nga interesi”, por matematikisht nuk ka qenë e llogaritur tek formula fillestare e NEI-t.

    Rrjedhimisht, nga pikëpamja kontabël e bilancit, të ardhurat fluturojnë në qiell, ndërsa në letrën e kontratës që firmos klienti, NEI-i qëndron brenda tavanit të lejuar. /kapitali.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026
    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.