Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    Aktualitet Nga InfoNews27.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit
    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit
    Një sasi prej 1 milion eurove të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni janë gjetur nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë më 24.02.2026.

    Të dyshuarit në këtë rast janë Aurel Kaziu, polic në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Komisariatin numër 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj, të cilët u arrestuan dhe janë në ndalim.

    Reklamë

    Prokurori special ka kërkuar paraburgim prej një muaji ndaj tre të pandehurve, mbi bazën e rrezikut të ikjes së tyre, asgjësimit, fshehjes, ndryshimit dhe falsifikimit të provave.

    Të njëjtit po dyshohen për “shpëlarje të parave”.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar është fituar përmes aktivitetit kriminal, kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit shqiptar dhe dy personave të tjerë që u kapën në Merdarë duke transportuar 1 milion euro të padeklaruara.

    Sipas dosjes, furgoni i tipit “Sprinter”, me targa shqiptare, kishte hyrë në Kosovë përmes Merdarës i vozitur nga i pandehuri Edmir Ahmagjokaj, i cili ishte i shoqëruar nga dy të pandehurit e tjerë; Aurel Kaziu dhe Ardit Laska.

    Në dosje thuhet se në “bunkerin” e improvizuar në furgon janë gjetur 18 pako me bankënota 10, 20, 50, 100 dhe 200 euro.

    Të tre kur janë marrë në pyetje kanë deklaruar se me profesion janë shoferë.

    I pandehuri Edmir Ahmagjokaj në deklaratën e dhënë te hetuesit doganorë më 24.02.2026 deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni për paratë e gjetura në furgon.

    Ai shpjegoi se kishte udhëtuar në Gjermani më 22.02.2026 për të punuar në shpërndarje postash për klientë të ndryshëm.

    Ai qëndroi në hotel rreth orës 22:00 dhe planifikonte të nisej drejt Shqipërisë më 25.02.2026.

    I pandehuri Aurel Kaziu, i cili është polic në Shqipëri, në deklaratën e dhënë te hetuesit doganorë më 24.02.2026, i pandehuri deklaroi se më 21.02.2026 ishte nisur nga Tirana për në Gjermani me një furgon të kaltër, të cilin e kishte ndryshuar në Kosovë me furgonin që u ndalua nga Dogana.

    “Furgonin nga Kosova për në Tiranë e kishte marrë kompania. Ai tha se kishte qëndruar një natë në Dortmund dhe më pas është takuar me Edmir Ahmagjokajn në Këln, ku kishin ngrënë së bashku dhe më pas vazhduan udhëtimin për në Shqipëri. Për paratë e konfiskuara, deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni”, thuhet në dosje.

    Kurse i pandehuri i tretë, Ardit Laska, sipas dosjes, deklaroi se kishte shkuar për herë të parë në Gjermani për tre muaj. Mohoi çdo lidhje me paratë. Tha se kishte kontaktuar një kompani përmes Instagramit për transport Gjermani–Shqipëri.

    “Kompania i kishte dhënë kontaktin e Aurel Kaziut dhe lokacionin e pikës së nisjes. Më 23.02.2026, ai së bashku me Aurel Kaziun dhe Edmir Ahmagjokaj ishin nisur nga Dortmundi për në Shqipëri”, vazhdon dosja.

    Vlera prej 1 milion euro e gjetur në një hapësirë të fshehtë në një furgon sipas Prokurorisë dyshohet se janë përfituar përmes aktivitetit kriminal.

    Në dosje thuhet se të dyshuarit kur ishin ndaluar dhe ishin pyetur nga hetuesit doganorë e kishin mohuar se kanë diçka për të deklaruar.

    Ahmagjokaj, Kaziu e Laska janë ndaluar në pikën kufitare më 24.02.2026 rreth orës 13:00. Të tre këta janë ndaluar fillimisht për një kontrollë nga Dogana e Kosovës ndërsa nga pajisjet digjitale me rreze X është hasur në disa dyshime për mjete monetare të fshehura brenda një furgoni.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.