Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Zbërthehet skema, miliona lekë fonde për punime fiktive! Si u arrestua babai i Ben Malokut dhe zyrtarët e Bashkisë

    Zbërthehet skema, miliona lekë fonde për punime fiktive! Si u arrestua babai i Ben Malokut dhe zyrtarët e Bashkisë

    Aktualitet Nga InfoNews15.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një skemë e dyshuar për përfitim të paligjshëm të fondeve publike ka dalë në dritë, ku në qendër të akuzave janë kompanitë “Arb&Trans-2010 shpk” dhe “Klajger Konstruksion shpk”, të cilat pretendohet se kanë bashkëpunuar përmes falsifikimit të dokumentacionit për të përfituar pagesa nga Bashkia e Tiranës.

    Sipas të dhënave të siguruara, Shyqyri Maloku, një nga firmëtarët e dokumenteve zyrtare, rezulton të jetë babai i Arben Malokut, person i njohur për afërsinë e tij me ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, aktualisht i arrestuar dhe nën hetim për një sërë akuzash të rënda. Emri i Arben Malokut është përmendur edhe më herët si përfitues i tenderave publikë nga Bashkia e Tiranës, denoncuar dhe nga Partia Demokratike dhe Belind Këlliçi.

    Reklamë

    Burime bëjnë me dije se kompania “Arb&Trans-2010 shpk”, e konsideruar si një nga subjektet e favorizuara, ka lidhur një bashkëpunim me “Klajger Konstruksion shpk” për kryerjen e punimeve të demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore për disa objekte banimi në kryeqytet.

    Sipas dokumentacionit, subjektet në formën e një BOE (Bashkim Operatorësh Ekonomikë) kanë deklaruar kryerjen e punimeve në të paktën 6 pallate, konkretisht:

    • Pallati nr. 164/2, rruga “Ali Kelmendi” – 2,241,803.40 lekë

    • Pallati nr. 152, rruga “Haki Stërmilli” – 1,792,243.90 lekë

    • Pallati nr. 140, rruga “Haki Stërmilli” – 2,786,205.80 lekë

    • Pallati nr. 161, rruga “Sokrat Mosko” – 1,588,583.30 lekë

    • Pallati nr. 14, rruga “Llambi Bonata” – 5,058,507.50 lekë

    • Pallati nr. 158, rruga “Llambi Bonata” – 1,558,038.40 lekë

    Vlera totale e deklaruar për likuidim arrin në 14,274,113 lekë.

    Dokumenti përkatës është firmosur nga Shyqyri Maloku, Aleksandra Muhametllari, Orgeta Kapllani, Aurel Çuko, Aurel Boriçi dhe Eleana Jaupaj, çka ngre dyshime serioze mbi përgjegjësinë institucionale dhe ligjore të personave të përfshirë.

    Ndërkohë, më 10 nëntor 2021, në Bashkinë e Tiranës është dorëzuar edhe fatura e shitjes nga subjekti “Arb&Trans-2010 shpk” drejt institucionit blerës, Bashkia Tiranë, për një vlerë totale prej 15,025,382 lekë, shifër kjo që ngre pikëpyetje mbi përputhshmërinë e saj me vlerat e deklaruara më herët.

    Rasti në fjalë pritet të tërheqë vëmendjen e organeve të drejtësisë, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat reale të kryerjes së punimeve dhe ligjshmëria e dokumentacionit të paraqitur për përfitimin e fondeve publike.

    Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe IMT-së që akuzohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh lidhur me shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat. Aurel Çuko, Aurel Boriçi dhe Sokol Qehajaj u lanë në arrest shtëpie ndërkohë, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi u lanë në detyrim paraqitje.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Aktualitet

    Çiftet e reja, vëmendje! Ja 4 rrugët për të siguruar një banesë me mbështetjen e shtetit

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.