Një aksident fatal në punë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit 1. Rreth orës 10:30, shtetasi H. P., 64 vjeç, punëtor që kryente punime hidraulike, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në lidhje me ngjarjen, rreth orës 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Avni Mekshi, 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore “AlGreat” sh.p.k.
Sipas Policisë, arrestimi u krye për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, që dyshohet se çuan në aksidentin me pasojë vdekjen e punëtorit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
