Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aktori që përplasi policinë tapë me kokainë e alkool!

    20.04.2026

    Policia dhe Prokuroria ndërron pllakën! Pritet goditja, nën vëzhgim drejtues dhe punonjës call center-ash

    20.04.2026

    Peshku i Madh i Call Center në Tiranë!

    20.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    TERROR në Komisariatin nr.2 të Tiranës! Ish-Oficeri: Si më morën peng…

    Nga InfoNews19.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një ngjarje e rëndë është rrëfyer publikisht nga Kastriot Çako, ish-oficer i lartë i Policisë së Shtetit, i cili pretendon se është trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe arbitrare në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë.

    Sipas rrëfimit të tij më datë 10, rreth orës 10:33, Çako ka marrë një telefonatë nga policia, ku i është kërkuar të paraqitej për një “sqarim” lidhur me një çështje pronësie. Duke qenë se komisariati ndodhej pranë vendit ku po punonte, ai është paraqitur menjëherë, pa kundërshtim.

    Por ajo që duhej të ishte një procedurë rutinë, sipas tij, u shndërrua në një ndalim të pajustifikuar.

    Pas një kontrolli personal dhe sekuestrimit të telefonit, Çako u fut në një dhomë izolimi, e mbyllur me shul dhe dry.

    “Në momentin që po plotësohesh blloku në shkallët e komisariatit numër dy nga kati i dytë zbret një civil dhe i thotë punonjësit të policisë pse e mban atje fute në dhomat e shoqërimit. Mbasi plotësoi dhe më bëri kontrollin personal duke më hequr celularin, më kontrolloi për cigare, për çakmak, për të gjithë gjërat e tjera, për rrip, më futi në dhomën e izolimit. Jam futur në dhomën e izolimit pa bërë asnjë lloj kundërshtie, asnjë gjë dhe kam ndenjur rreth 10-15 minuta. Më pas ka ardhur personi i cili më futi në dhomën e shoqërimit bashkë me SPZ-në e zonës që më mbulon mua. Unë e njoh thjesht si figurë, por nuk ia dija emrin. Kanë hapur derën e cila ishte mbyllur me shul dhe me dry”, shpjegon Çako, përcjell A2 CNN.

    Rrëfimi tronditës i ish-oficerit të Policisë, zbulon

    Ai tregon se pasi u mbyll në dhomën e izolimit, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Pas disa minutash, ai humbi ndjenjat, duke mos kujtuar më çfarë ndodhi deri sa u përmend fillimisht në dhomën e ndalimit dhe më pas në urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”.

    “Në momentin që këta kanë ikur unë nuk e ndjeja veten mirë po më merreshin mend dhe në një moment të caktuar bërtas ndihmë i kërkoi policisë kam rënë pa ndjenja dhe unë nuk mbaj mend gjë se çfarë ka ndodhur me mua por dua të theksoj se para se të futem në dhoma të izolimit i kam kërkuar punonjësit të policisë a mundet të njoftoj familjen më ka dhënë telefoni dhe kam marrë bashkëshorten”, vijon rrëfimin Çako.

    “Në komunikimin që kam bërë me bashkëshorten, mësova që bashkëshortja kishte ardhur se dëgjoja që i thoshte punonjësve të policisë, kujdes se burri është i sëmurë dhe i kam thënë bashkëshortes që të lajmëroj avokatin civil dhe penal pasi mua po më ndalojnë. Më është marrë telefoni dhe unë kur kam rënë pa ndjenja, nuk kam kuptuar se çka ndodhur me mua. Vetëm mbaj mend që jam përmendur plotësisht në urgjencën e spitalit nën Tereza. Dua të theksoj sepse nuk mund të flas se çfarë ka ndodhur me mua gjatë kohës që nuk kam qenë koshient dhe di që gruaja është futur me dhunë kur ka ardhur urgjenca, që më ka dhënë ndihmën e shpejtë”.

    Rezarta Çako, bashkëshortja e Kastriotit, me profesion mjeke, dëshmoi në emisionin “Off the Record”, se kishte paralajmëruar policinë për problemet serioze shëndetësore të Çakos, përfshirë hipertensionin e rëndë dhe takikardinë, por kishte hasur në indiferencë totale. Vetëm kur gjendja u bë kritike, u njoftua urgjenca, tregon ajo.

    “Kjo që na ka ndodhur neve, na ka tronditur thellësisht nga ana psikologjike, nga ana mjekësore dhe vërtetë kështu do të ndjehej çdo qytetar, çdo taksapagues i rregullt i këtij vendi që përdhoset, depersonalizohet dhe dhunohet nga policia e shtetit që duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit të rregullt edhe të çdo qytetari, jo të jetë të kthehet dhunuese”, tregon ajo. “Dua të flas vërtetë në tagrin e mjekes, sepse ashtu u paraqita në fakt, në komisariatin e policisë numër dy. Fill mbas bashkëshortit unë shkova. I pyeta përse është ndaluar bashkëshorti im. I vura në dijeni ngase vuan bashkëshorti im, i cili vuan nga një tension stresant, nga hipertensioni stresant, i shkon deri në 20 për shkak të një kalvari të gjatë të proceseve gjyqësore që kemi pasur me firmën e ndërtimit. Është një njeri që është marrë me sport, i shëndetshëm, por vetëm nga stresi i këtyre problemeve ka hipertension edhe një takikardi që i shkon rrahjet e zemrës deri në 160 në minutë. Pra një gjendje që shumë alarmante dhe këtë unë menjëherë i thashë vij në tagrin e mjekes, jo të bashkëshortes në këtë rast, po ju paralajmëroj që gjendja e bashkëshortit tim është vërtetë për t’u vlerësuar. Prandaj mos bëni asnjë lloj kontakti sepse për çdo problem që mund të ketë ndodhur që ne s’jemi në dijeni dua të di motivacionin që të lajmëroj avokatët tanë, avokatin e çështjet civile dhe avokatin ë për çështjen penale”.

    Ermal Kecana komisariati 2 Rezart Cako
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aktori që përplasi policinë tapë me kokainë e alkool!

    20.04.2026
    Aktualitet

    Policia dhe Prokuroria ndërron pllakën! Pritet goditja, nën vëzhgim drejtues dhe punonjës call center-ash

    20.04.2026
    Aktualitet

    Peshku i Madh i Call Center në Tiranë!

    20.04.2026
    Aktualitet

    Shefi i policisë “Asi nën mëngë” i krimit të organizuar

    20.04.2026
    Aktualitet

    Plas në burgun e Reçit! Dy të paraburgosur dhunojnë gardianin

    19.04.2026
    Aktualitet

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    19.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aktori që përplasi policinë tapë me kokainë e alkool!

    20.04.2026

    Policia dhe Prokuroria ndërron pllakën! Pritet goditja, nën vëzhgim drejtues dhe punonjës call center-ash

    20.04.2026

    Peshku i Madh i Call Center në Tiranë!

    20.04.2026

    Shefi i policisë “Asi nën mëngë” i krimit të organizuar

    20.04.2026

    Plas në burgun e Reçit! Dy të paraburgosur dhunojnë gardianin

    19.04.2026
    Më të lexuarat

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy e Marin Gjonaj dhe zyra në Beograd 

    Nga InfoNews16.04.20260

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy…

    Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e Gazment Neza pronarit të UBA Bank! Lidhja me Kadri Morinaj

    14.04.2026

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026

    Plagoset me armë Ilirjan Dosti në Tiranë

    17.04.2026

    Zëvendësdrejtori Krenar Guçe dëshmon në GJKKO: Ja çfarë di për bandat e Elbasanit

    16.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.