Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    Nga InfoNews22.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një episod i rëndë i dokumentuar në dosjen hetimore të SPAK zbardh mënyrën se si Gerond Meçe, pronari i kompanisë Advanced Bussines Solutions (ABS( është marrë peng dhe nën dhunë është detyruar të tërheqë ankimimet e depozituara pranë AKSHI dhe Komisioni i Prokurimit Publik.

    Persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanosje me armë ndaj Gerond Meçes, duke e detyruar, kundër vullnetit të tij, të hipë në automjetin e tyre. Në këtë mënyrë, atij i është hequr liria në mënyrë të paligjshme sipas SPAK.
    detyruar Meçen të dorëzojë telefonin celular. Nga ky aparat, ata kanë komunikuar me administratorin e shoqërisë, Shkëlqim Kërluku, duke u paraqitur sikur mesazhet dhe kërkesat po dërgoheshin nga vetë Gerond Meçe.

    Në komunikimet e kryera, administratori është vënë nën presion (në dukje nga Meçe mqs pengmarrësit po flisnin me celularin e tij) për të vepruar menjëherë dhe për të tërhequr të gjitha ankimimet e paraqitura nga subjekti përkatës në institucionet përgjegjëse për prokurimet publike.

    Në dosje theksohet se mesazhet dhe kërkesat ishin formuluar në mënyrë të tillë që të krijonin bindjen se vinin drejtpërdrejt nga Meçe, pa asnjë dyshim për ndërhyrje të jashtme.

    Si pasojë e këtyre komunikimeve, administratori ka kryer veprime konkrete në platformën shtetërore, duke u tërhequr nga ankimimet e depozituara.

    Hetimi vëren se tërheqja nuk është bërë vetëm për procedurat ku subjekti ishte ankimues, por edhe për procedura të tjera ku ai ishte pjesëmarrës, fakt që, sipas SPAK, ngre dyshime serioze për presion të organizuar dhe ndërhyrje të paligjshme në proceset e prokurimit.

    Në dosje nënvizohet se mënyra e veprimit, koha e reagimit dhe shtrirja e tërheqjeve sugjerojnë një skemë të mirëmenduar për të neutralizuar ankimimet dhe për të eliminuar pengesat në procedura të caktuara tenderimi.

    SPAK e konsideron këtë episod si një nga provat kyçe të pengimit të drejtësisë dhe ndërhyrjes kriminale në proceset administrative, duke e lidhur atë me hetimin e gjerë për skandalin e tenderave të AKSHI-t.

    Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në rrëmbimin, dhunën dhe përdorimin e telefonit të viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rolit të secilit në këtë ngjarje.

    AKSHI Ergys Agasi Erion Ismaili ermal beqiri Gerond Mece SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.