Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAKU nëpër këmbë, AKSHI gati për të shpenzuar mbi 720 milion euro

    Nga InfoNews07.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    SPAKU nëpër këmbë, AKSHI gati për të shpenzuar mbi 720 milion euro
    SPAKU nëpër këmbë, AKSHI gati për të shpenzuar mbi 720 milion euro
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAKU nëpër këmbë, AKSHI gati për të shpenzuar mbi 720 milion euro

    Open Data Albania në këtë artikull po analizon Listën e Investimeve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për vitin 2026. Artikulli rendit projektet me financimin më të lartë për vitin 2026, projektet me vlerën më të lartë të portofolit, si dhe ndarjen e investimeve sipas burimit të financimit (financim i brendshëm dhe financim i huaj).

    Të dhënat janë marrë nga Lista e Investimeve Publike 2026, e depozituar në Kuvend si pjesë e Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2026.

    Sipas kësaj liste, AKSHI rezulton me gjithsej 50 projekte investimi, nga të cilat 45 projekte me financim të brendshëm dhe 5 projekte me financim të huaj. Vlera totale e portofolit të investimeve arrin në rreth 38.62 miliardë lekë, ndërsa financimi i planifikuar për vitin 2026 kap vlerën 7.01 miliardë lekë, ose 18.2% të vlerës totale të portofolit.

    Krahasuar me Buxhetin 2025 (Plan), i cili rezulton në vlerën 4.61 miliardë lekë, plani i vitit 2026 paraqet një rritje prej rreth 52%, duke reflektuar zgjerimin e portofolit të investimeve digjitale.


    Burimi: Kuvendi, Paketa e Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2026
    Komente dhe Analiza: Open Data Albania

    Data.Al: AKSHI – Portofoli i Investimeve 2026 & Financimi Vjetor 2025-2028 
    Burimi: Kuvendi, Paketa e Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2026
    Komente dhe Analiza: Open Data Albania

    “Modernizimi i sistemit të prokurimeve publike” rezulton investimi me financimin më të lartë për vitin 2026, me rreth 1.15 miliardë lekë të planifikuara për këtë vit. Ky projekt ka nisur në vitin 2025, me një buxhet fillestar të planifikuar prej 500 milionë lekësh për vitin 2025, dhe ka afat përfundimi vitin 2028. Vlera totale e projektit është rreth 1.9 miliardë lekë, ndërsa financimi i planifikuar për vitin 2026 përbën rreth 60.7% të vlerës totale të tij.

    Në vend të dytë renditet “Përmirësimi i shërbimeve elektronike me teknologji mikroservisi”, me 600 milionë lekë të planifikuara për vitin 2026. Ky projekt, i nisur në vitin 2024, ka një vlerë totale portofoli prej rreth 1.70 miliardë lekë dhe pritet të përfundojë në vitin 2027.

    I treti në renditje është “Implementimi i Platformës Qeveritare të Ndërveprimit 2.0 dhe site sekondar”, me një financim të planifikuar për vitin 2026 prej 563.6 milionë lekësh, duke ruajtur një peshë të konsiderueshme në buxhetin vjetor të AKSHI-t.

    Përveç këtyre projekteve kryesore, financime të konsiderueshme për vitin 2026 rezultojnë edhe për “Sistemet TIK për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT) (Integrim në BE)” me 463 milionë lekë, “Sistemet TIK për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) (Integrim në BE)” me 400 milionë lekë, “Implementimin e infrastrukturës së qendërzuar” me 336.2 milionë lekë, projekti “Shoqëria Oracle” me 300 milionë lekë, si dhe projekte të tjera mbështetëse të sistemeve financiare dhe të menaxhimit të dokumenteve.

    Në total, 5 projektet kryesore përqendrojnë rreth 49.3% të buxhetit të vitit 2026, ndërsa 10 projektet kryesore marrin 68.3% të financimit vjetor.


    Burimi: Kuvendi, Paketa e Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2026
    Komente dhe Analiza: Open Data Albania


    Burimi: Kuvendi, Paketa e Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2026
    Komente dhe Analiza: Open Data Albania

    Sipas vlerës totale të projektit, në vend të parë renditet “Digjitalizimi i pushtetit vendor”, një projekt i ri me vlerë totale portofoli prej rreth 4.1 miliardë lekë. Ky projekt paraqitet me financim zero për vitin 2026 në listën shoqëruese të projektligjit të buxhetit, ndërsa financimi në vitet pasuese është i përqendruar kryesisht në vitin 2028, me rreth 2.86 miliardë lekë, ose 70.1% të totalit të projektit.

    Në vend të dytë renditet investimi “Bashkëfinancimi me projektet IPA në Digjitalizim”, me vlerë totale 2.92 miliardë lekë. Ky projekt ka planifikim prej 50 milionë lekësh për vitin 2026, ndërsa pjesa dominuese e angazhimeve financiare paraqitet pas vitit 2028, me rreth 2.54 miliardë lekë, ose 87% të totalit të projektit.

    Në vijim renditen edhe “Modernizimi i sistemit të prokurimeve publike” me 1.9 miliardë lekë, “Përmirësimi i shërbimeve elektronike me teknologji mikroservisi” me 1.70 miliardë lekë, si dhe “Sistemet TIK për MBZHR dhe AZHBR (Integrim në BE)” me 1.43 miliardë lekë vlerë totale portofoli, së bashku me projekte të tjera që plotësojnë portofolin shumëvjeçar të institucionit.


    Burimi: Kuvendi, Paketa e Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2026
    Komente dhe Analiza: Open Data Albania

    Lista e investimeve të AKSHI për vitin 2026 përfshin si investime me financim tërësisht të brendshëm, ashtu edhe investime me financim të huaj, nga burime të ndryshme ndërkombëtare. Konkretisht, 45 projekte rezultojnë me financim të brendshëm, me një vlerë totale financimi të planifikuar për vitin 2026 prej rreth 6.44 miliardë lekësh, duke mbuluar kryesisht sistemet bazë TIK, projektet sektoriale mbështetëse dhe zhvillimin ose mirëmbajtjen e platformave ekzistuese.

    Paralelisht, lista përfshin edhe 5 projekte me financim të huaj, me një vlerë totale portofoli prej rreth 14.28 miliardë lekësh dhe një financim të planifikuar për vitin 2026 prej rreth 570 milionë lekësh. Këto projekte lidhen kryesisht me programe të mbështetura nga World Bank dhe European Union (IPA), si dhe instrumente të tjera të bashkëfinancimit ndërkombëtar, duke pasur në përgjithësi një profil të theksuar shumëvjeçar dhe angazhime të konsiderueshme në vitet pasuese.


    Burimi: Kuvendi, Paketa e Projektligjit për Buxhetin e Vitit 2026
    Komente dhe Analiza: Open Data Albania

    Lista e investimeve të AKSHI për vitin 2026 paraqet një portofol investimesh me angazhime shumëvjeçare, ku financimi vjetor është i përqendruar në një numër të kufizuar projektesh, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e vlerës totale shtrihet në vitet pasuese. Kjo e bën të rëndësishëm monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të projekteve dhe të angazhimeve buxhetore të lidhura me to.

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural AKSHI AKSHI gati për të shpenzuar mbi 720 milion euro angazhime financiare AZHBR Bashkëfinancimi IPA Buxheti 2026 digjitalizimi i pushtetit vendor DPT Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve European Union financim 2026 financim i brendshëm financim i huaj financim pasues financim shumëvjeçar infrastruktura qendërzuar integrim në BE investime me vlerë të lartë investime publike Kuvendi Lista e Investimeve 2026 MBZHR mikroservisi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural modernizimi i sistemit të prokurimeve publike monitorim projekte Open Data Albania Paketa e Projektligjit për Buxhetin planifikim buxhetor platforma ekzistuese platforma qeveritare Ndërveprim 2.0 portofol investimesh portofol shumëvjeçar prioritet projektet kryesore projekte digjitale projekte IPA projekte me financim ndërkombëtar projekte sektoriale rritje buxheti shërbime elektronike Shoqëria Oracle sisteme bazë TIK Sistemet TIK SPAKU SPAKU nëpër këmbë transparencë World Bank
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026
    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.