Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK: Zoto dhe Mërtiri nxorrën 30 milionë euro cash nga inceneratori

    Nga InfoNews02.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK: Zoto dhe Mërtiri nxorrën 30 milionë euro cash nga inceneratori

    Prokuroria e Posaccme ka ccuar për gjykim njëri nga fraksionet e dosjes së Inceneratorit të Tiranës, ku akuzohen 12 persona dhe kompani për veprat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

    Reklamë

    Ndër të pandehurit janë dy biznesmenët, të cilët SPAK i quan pronarët faktikë të inceneratorit, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 shtetas të tjerë vendas dhe të huaj, të cilët sipas prokurorisë kanë ngritur një skemë të madhe mashtrimi dhe pastrimi parash.

    “Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se në zbatim të kontratës koncesionare të lidhur në datën 31.8.2017, nga momenti i lidhjes së kontratës deri në vitin 2023,që përkon me kohën e vendosjes së sekuestros preventive, nga ana e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., janë siguruar të ardhura në vlerën 11,3 miliardë lekë (rreth 115 milionë euro), ndërsa është investuar për ndërtimin e objektit, vetëm vlera 21 milionë euro,” thuhet në njoftimin e SPAK.

    Sipas SPAK këto para janë transferuar jashtë përmes faturave fiktive, por edhe cash.

    “Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro,” vijon njoftimi i SPAK.

    Njoftimi i plotë i SPAK

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.255 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

    Mirel Mërtiri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Klodian Zoto, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëvë të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 245, 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Dashamir Ymeraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim” me pasoja të rënda, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Arjola Kodra, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Falsifikim i dokumenteve” që ka sjellë pasoja të rënda, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet186/2, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Giuseppe Ciaffaglione, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Denisa Tollkuçi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Elton Bualli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Endrit Habilaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Renardo Nallbani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal,

    Marc Richard Lappat, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Michael Peter Drujits, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Ilir Dedja, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.

    Personi juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

    Personi juridik “Integrated Technology Service” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal “Mashtrim” me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

    Nga provat e administruara në lidhje me procedurën koncesionare të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, me kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare, në vlerën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH, është shpallur fitues shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.

    Gjatë procedurës koncesionare janë konstatuar veprime të kundraligjshme të personave përgjegjës të autoritetit kontraktor, ish Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako dhe të personave përgjegjës të tjerë, shtetasve Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku në sajë të veprimeve të tyre në kundërshtim me detyrën është shpallur fitues në këtë procedurë koncesionare, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k

    Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se në zbatim të kontratës koncesionare të lidhur në datën 31.8.2017, nga momenti i lidhjes së kontratës deri në vitin 2023,që përkon me kohën e vendosjes së sekuestros preventive, nga ana e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., janë siguruar të ardhura në vlerën 11,319,754,405 lekë, ndërsa është investuar për ndërtimin e objektit, vetëm vlera 21,017,157 Euro.

    Nga hetimi ka rezultuar se pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar në mënyrë të parregullt vlera të mëdha monetare të siguruar nga zbatimi i kontratës koncesionare, duke mos bërë investime për realizimin e veprës, objekt të kësaj kontrate.

    Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro.

    Nga hetimi është evidentuar fakti se për të arritur qëllimin kriminal të pastrimit të parave, si produkte të veprës penale të mashtrimit, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë vepruar në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me shtetasit shqiptar, të pandehurit Denisa Tollkuçi, Arjola Kodra, Dashamir Ymeraj, Renardo Nallbani, Endrit Habilaj, Elton Bualli, Ilir Dedja, si dhe shtetasit e huaj, të pandehurit; Marc Lappat, Michael Peter Druijts, Giuseppe Ciafaglione.

    Siç është bërë me dije në njoftimet e mëparshme, janë dërguar për gjykim në kuadër të procedimit penal të ndarë, nr.255/1 dhe nr.255/2, shtetasit Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku,Jetmir Llapaj, të cilët janë gjykuar me vendim gjyqësorë të formës së prerë.

    Me vendimin nr..95, datë 28.7.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasuritë e të pandehurve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, personat juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k., “Integrated Technology Services” sh.p.k., “F.M.O” sh.p.k.

    Hetimet vijojnë në procedimin penal të ndarë, me nr.255/3, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal dhe personat përgjegës të cilët kanë kryer veprime gjatë procedurës së dhënies së koncesionit dhe në fazën e zbatimit të kontratës koncesionare.

    Reklamë
    SPAK: Zoto dhe Mërtiri nxorrën 30 milionë euro cash nga inceneratori
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Aktualitet

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Aktualitet

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026
    Më të lexuarat

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    Nga InfoNews10.09.20260

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel Një…

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Kush po gënjen? Tre versione për shpërthimin tek Eida

    09.09.2026

    Klevis Qose takon të dërguarin special të Donald Trump në Shqipëri

    09.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.